• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 24 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ankesat për diskriminim në punë, rregulla të reja kundër hakmarrjes! Mbrohen punonjësit dhe dëshmitarët

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Punonjësit që ankohen për diskriminim në vendin e punës do të kenë garanci më të qarta kundër hakmarrjes nga punëdhënësi, ndërsa kompanitë dhe institucionet publike duhet të zbatojnë procedura të detyrueshme për trajtimin e rasteve të tilla.

Rregullat e reja janë përcaktuar përmes një udhëzimi të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili parashikon mbrojtje jo vetëm për punonjësit që paraqesin ankesa, por edhe për ata që dëshmojnë apo mbështesin kolegët e tyre.

Sipas udhëzimit, konsiderohen forma të viktimizimit largimi nga puna, ulja në detyrë, transferimi i pajustifikuar, ulja e pagës, përjashtimi nga promovimet dhe vendosja e masave disiplinore si reagim ndaj një ankese për diskriminim.

Mbrojtja përfshin edhe rastet kur punonjësi kërcënohet, izolohet nga kolegët ose i bëhet presion për të tërhequr ankesën.

Ajo shtrihet gjithashtu te dëshmitarët, përfaqësuesit sindikalë, personat që japin informacion apo prova dhe ata që refuzojnë të zbatojnë urdhra diskriminues.

Udhëzimi përcakton afate konkrete për punëdhënësit.

Brenda pesë ditëve pune nga paraqitja e ankesës, punëdhënësi duhet të konfirmojë me shkrim marrjen e saj dhe të informojë ankuesin për procedurën që do të ndiqet.

Në rastet kur ekziston rrezik i menjëhershëm për hakmarrje, masat mbrojtëse duhet të merren brenda tri ditëve pune.

Ndërkohë, shqyrtimi i ankesës duhet të përfundojë me një vendim të arsyetuar brenda 30 ditëve nga momenti kur punëdhënësi merr dijeni për rastin.

Një tjetër element i rëndësishëm lidhet me barrën e provës. Nëse punonjësi paraqet fakte që krijojnë dyshime se është ndëshkuar për shkak të ankesës, punëdhënësi duhet të provojë se vendimi ndaj tij mbështetet në arsye objektive dhe të ligjshme.

Kompanitë dhe institucionet duhet gjithashtu të caktojnë një person përgjegjës për trajtimin e ankesave dhe të miratojnë rregulla të brendshme kundër diskriminimit dhe viktimizimit.

Ankesat mund të paraqiten me shkrim, elektronikisht ose gojarisht, ndërsa pranohen për shqyrtim edhe raportimet anonime që përmbajnë informacion konkret.

Punëdhënësit kanë gjashtë muaj kohë për të përshtatur rregulloret dhe procedurat e tyre të brendshme me kërkesat e reja.

Mbrojtja nga hakmarrja zbatohet edhe nëse ankesa fillestare për diskriminim nuk rezulton e bazuar, për sa kohë trajtimi i pafavorshëm lidhet me ushtrimin e së drejtës për t’u ankuar.

Punonjësit mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ose gjykatës, pa qenë të detyruar të përfundojnë më parë procedurën e ankimit pranë punëdhënësit. /skyweb.al

Etiketat: administrate
Artikulli para

Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës
Ekonomi

Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

24 Nëntor, 2026
Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu
Ekonomi

Prezantohet kreu i ri i Doganave, Fation Shehu

24 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim
Ekonomi

Pa drita e ujë për faj të ndërtuesit, ndryshon ligji! Kush përfiton nga përjashtimi

24 Nëntor, 2026
Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026
Ekonomi

Nga energjia inteligjente te siguria kibernetike: Vodafone Albania prezanton 6 zgjidhje për bizneset në ECGE 2026

24 Nëntor, 2026
Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways
Aviacion

Kaos në qiell, anija ruse bllokoi sinjalin GPS të 140 avionëve mbi Europë! Preken fluturimet e Ryanair, easyJet dhe British Airways

24 Nëntor, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton
Ekonomi

Dramatike, euro i afrohet 89.5 lekëve! Vijon zhvlerësimi i monedhës europiane

24 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Hapen nominimet për Çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek për vitin 2025
Aktualitet

Hapen nominimet për Çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek për vitin 2025

Nga Editor
15 Korrik, 2026
0

KBR-ja dhe Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Austrisë ftojnë publikun të nominojë individë dhe organizata, puna e...

Lexo të plotë
TENDERI/ Policia, 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

TENDERI/ Policia, 1 milionë euro për rrjetin e komunikimit sekret

19 Shkurt, 2026
Studimi i ri zbulon ku fshihet “sekreti” i jetëgjatësisë

Studimi i ri zbulon ku fshihet “sekreti” i jetëgjatësisë

19 Janar, 2026
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

6 Qershor, 2026
Grabitësi i zbrazi çanten klientes në sportel dhe arkën e bankës, policia arreston rojen pas grabitjes te OTP Bank

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026

Të Fundit

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Ankesat për diskriminim në punë, rregulla të reja kundër hakmarrjes! Mbrohen punonjësit dhe dëshmitarët

24 Nëntor, 2026
Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

Nga “ne” te “unë”: Si po ndryshon puna në distancë kulturën dhe marrëdhëniet në vendin e punës

24 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes

Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes

24 Nëntor, 2026
Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

Pse nuk arrijmë ta shkëputim mendjen nga puna edhe pas përfundimit të orarit?

24 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr