Nga monitorimi i konsumit të energjisë dhe menaxhimi i flotave, te analiza inteligjente e pamjeve dhe siguria kibernetike, teknologjia po u jep bizneseve mjete të reja për të optimizuarkostot dhe operacionet.
Në ECGE 2026, Vodafone Albania prezantoi gjashtë zgjidhje të Vodafone Business që e sjellin këtëtransformim në praktikë.

Të prezantuara gjatë edicionit të pestë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër (ECGE), më 19–20 nëntornë Pallatin e Kongreseve në Tiranë, zgjidhjet sollën në vëmendje se si konektiviteti, Interneti I Gjërave (IoT), inteligjenca artificiale dhe automatizimi mund t’u përgjigjen nevojave konkrete të bizneseve.

Për Evi Hoxhën, Drejtor i Vodafone Business në Vodafone Albania, investimi në teknologji duhet të nisë pikërisht nga këtonevoja dhe të vlerësohet përmes rezultateve që sjell për biznesin, nga rritja e efikasitetit dhe optimizimi i kostove, te siguria dhevendimmarrja më e informuar.

Teknologjia përtej konektivitetit
Një prej zgjidhjeve të prezantuara ishte Collaborative Worker, një platformë dixhitale që modernizon komunikimin mes punonjësve në terren, duke zëvendësuar radiot tradicionale(walkie-talkie).
Përmes një aplikacioni të vetëm, punonjësitmund të komunikojnë menjëherë me zë, të shkëmbejnë mesazhe, foto dhe video, si dhe të ndajnë vendndodhjen e tyre në kohëreale.
Kjo u mundëson kompanive të koordinojnë më mirë ekipet, të përmirësojnë sigurinë dhe të reagojnë më shpejt në situata emergjente.
Smart Vision tregoi ndërkohë se si analiza e pamjeve video mund të shkojë përtej monitorimit tradicional. Duke i kthyer pamjet në informacion të analizueshëm, teknologjia u jep bizneseve mundësinë të kuptojnë më mirë aktivitetin e tyre, të identifikojnë situata që kërkojnë vëmendje dhe të përmirësojnë menaxhimin e operacioneve.
Një përdorim konkret i teknologjisë për optimizimin e burimeve vjen përmes Smart Energy.
Zgjidhja u mundëson bizneseve tëmonitorojnë konsumin e energjisë, të kuptojnë modelet e përdorimit dhe të identifikojnë potencialin për optimizim.
Një panoramë më e qartë e konsumit krijon bazën për vendime më të informuara, kontroll më të mirë të kostove dhe përdorim më efikas të burimeve.

Në sektorët ku transporti dhe logjistika janë pjesë e rëndësishmee aktivitetit, Smart Fleet sjell një qasje të bazuar në të dhëna përmenaxhimin e flotave. Përmes gjurmimit GPS, sensorëve IoT dhe platformave të menaxhimit, bizneset mund të monitorojnë automjetet në kohë reale, të optimizojnë itineraret dhe të përmirësojnë menaxhimin e karburantit, mirëmbajtjes dhe sigurisë së flotës.
Dy zgjidhjet e tjera e zgjeruan këtë perspektivë te ndërtesat dhesiguria dixhitale. Smart Building përdor teknologjinë dhe tëdhënat për të mbështetur një menaxhim më inteligjent dhe efikastë ndërtesave, Ndërkohë, në hapësirën e dedikuar përCybersecurity, ekspertët e Vodafone Business prezantuan zgjidhjet e ndryshme të sigurisë kibernetike, duke u shpjeguar vizitorëve funksionalitetet e secilës dhe mënyrën se si ato ndihmojnë bizneset të mbrojnë sistemet, të dhënat dheaktivitetin e tyre dixhital.
Gjashtë zgjidhjet e prezantuara në ECGE 2026 treguan se siteknologjia mund të përkthehet në rezultate konkrete për bizneset: operacione më efikase, burime të optimizuara, më shumë siguri dhe vendimmarrje më të mirë.
Kontaktohu nga një ekspert biznesi | Vodafone Biznes















