• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 29 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapen nominimet për Çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek për vitin 2025

Editor Editor
15 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
Hapen nominimet për Çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek për vitin 2025
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

KBR-ja dhe Ministria Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare e Austrisë ftojnë publikun të nominojë individë dhe organizata, puna e të cilëve afron më shumë Evropën Juglindore

Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR), së bashku me Ministrinë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë (BMEIA), ka hapur nominimet për Çmimin Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek për vitin 2025, duke ftuar publikun të nominojë individë dhe organizata, puna e të cilëve ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në bashkëpunimin rajonal, dialogun dhe integrimin evropian në Evropën Juglindore.

I emërtuar për nder të të ndjerit Dr Erhard Busek, njërit prej arkitektëve dhe mbështetësve më të fuqishëm të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore, Çmimi vlerëson vizionin, udhëheqjen dhe përkushtimin afatgjatë të jashtëzakonshëm për ndërtimin e një rajoni më të ndërlidhur, të qëndrueshëm dhe të begatë.

I themeluar nga KBR-ja në vitin 2013 dhe i ndarë bashkërisht nga KBR-ja dhe BMEIA që nga viti 2022, Çmimi përfaqëson një nga vlerësimet më të larta kushtuar bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Ai nderon ata që kanë tejkaluar kufijtë për të ndërtuar ura, avancuar dialogun dhe krijuar ndikim rajonal konkret dhe të qëndrueshëm.

Individët dhe organizatat mund të nominohen për kontributin e tyre jetësor ose për një nismë përcaktuese që ka forcuar në mënyrë të konsiderueshme bashkëpunimin rajonal. Kandidatët e pranueshëm duhet të kenë dëshmuar ndikim domethënës rajonal përmes punës që kontribuon në zhvillimin rajonal, integrimin evropian të rajonit, promovimin e Evropës Juglindore, përfshirjen socio-ekonomike ose përfitime të tjera konkrete dhe të qëndrueshme për rajonin. Puna e tyre duhet gjithashtu të pasqyrojë vlerat themelore të të drejtave të njeriut, drejtësisë, transparencës dhe trajtimit të barabartë.

Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal për vitin 2024 ishte Agelast Podcast, i vlerësuar për krijimin e një platforme për biseda të hapura, të menduara dhe gjithëpërfshirëse, të cilat kapërcejnë kufijtë dhe nxisin dialogun, mirëkuptimin dhe shkëmbimin kulturor në të gjithë rajonin. Ndër laureatët e mëparshëm janë gjithashtu Festivali i Filmit në Sarajevë, EXIT Festival, Lojërat Sportive Rinore dhe No Borders Orchestra, si dhe të tjerë, puna e të cilëve ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në lidhjen e njerëzve dhe shoqërive në Evropën Juglindore.

Laureati i përzgjedhur do të marrë titullin Kampion i Bashkëpunimit Rajonal, njohje dhe dukshmëri të nivelit të lartë rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe një shpërblim financiar në vlerë prej 10.000 eurosh.

Çdokush mund të paraqesë një nominim, ndërsa nominimet mbeten anonime. Aplikimet duhet të përfshijnë emrin e individit ose organizatës së nominuar, një përshkrim të punës së tyre dhe rëndësisë së saj në raport me kriteret e pranueshmërisë, si dhe dëshmi për kontributin e tyre konkret në bashkëpunimin rajonal. Fituesi do të përzgjidhet nga një juri e pavarur, pas një procesi parazgjedhjeje të zhvilluar nga një Komision Vlerësimi i përbërë nga përfaqësues të KBR-së dhe BMEIA-s.

Nominimet janë të hapura deri më 13 shtator 2026.

Në një kohë kur bashkëpunimi po vihet gjithnjë e më shumë në provë nga pasiguria globale dhe fragmentimi në rritje, Çmimi Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek vlerëson ata, puna e të cilëve dëshmon se përparimi i qëndrueshëm në Evropën Juglindore arrihet përmes partneritetit, dialogut dhe një vizioni të përbashkët evropian. Çmimi Kampioni i Bashkëpunimit Rajonal Dr Erhard Busek nderon ata që ndërtojnë ura në të gjithë Evropën Juglindore, duke e shndërruar bashkëpunimin në rezultate konkrete që u sjellin përfitime qytetarëve, forcojnë lidhjet rajonale dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.

Artikulli para

“El Nacional”: Shqipëria, parajsa e lirë e Mesdheut që po fiton zemrat e turistëve

Artikulli pas

“Fluturon” çmimi i naftës në vend

Editor

Editor

Nga Kategoria

AKU bllokon mbi 88 ton produkte,  gjobit “Redian Dobruna” dhe “Pronatyra treg”
Aktualitet

AKU bllokon mbi 88 ton produkte, gjobit “Redian Dobruna” dhe “Pronatyra treg”

29 Nëntor, 2026
Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid
Aktualitet

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

29 Nëntor, 2026
Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët
Aktualitet

Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

29 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës
Aktualitet

Presidenti Begaj: 28 Nëntori nuk është vetëm festë, por edhe përgjegjësi. Drejt BE-së me institucione të forta dhe shtet të së drejtës

28 Nëntor, 2026
Punonjësit e Amazon në mbarë botën nisin protesta për paga më të larta
Aktualitet

Punonjësit e Amazon në mbarë botën nisin protesta për paga më të larta

28 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron shqiptarët nga Vlora: Me krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit

28 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

“Fluturon” çmimi i naftës në vend

Të Përzgjedhura

VIDEO/ Dy viktima, shoferë “pa letra” dhe betonieret në mes të Tiranës: Kush po i toleron mjetet e rënda?
Aktualitet

VIDEO/ Dy viktima, shoferë “pa letra” dhe betonieret në mes të Tiranës: Kush po i toleron mjetet e rënda?

SkyWeb
25 Korrik, 2026
0

Aksidenti tragjik i 22 korrikut pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur,...

Lexo të plotë
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Rritet lehtë Euro, shënon zbritje Paundi, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

29 Tetor, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë

26 Dhjetor, 2025
Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Forbes “mahnitet” me Diellën, por ne nuk e dimë ende se kush e ndez ministren AI

27 Tetor, 2025

Të Fundit

AKU bllokon mbi 88 ton produkte,  gjobit “Redian Dobruna” dhe “Pronatyra treg”

AKU bllokon mbi 88 ton produkte, gjobit “Redian Dobruna” dhe “Pronatyra treg”

29 Nëntor, 2026
Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

Samsung Electronics përgatitet të prezantojë robotin e parë humanoid

29 Nëntor, 2026
Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

Bora zbardh zonat malore të vendit, si paraqitet situata me rrugët

29 Nëntor, 2026
Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

Çfarë ndodh me avionin tuaj teksa ju flini: Operacioni i “padukshëm” gjatë natës

29 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In