• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

VIDEO/ Dy viktima, shoferë “pa letra” dhe betonieret në mes të Tiranës: Kush po i toleron mjetet e rënda?

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Korrik, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
VIDEO/ Dy viktima, shoferë “pa letra” dhe betonieret në mes të Tiranës: Kush po i toleron mjetet e rënda?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Aksidenti tragjik i 22 korrikut pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur, ka rikthyer fort debatin për sigurinë e mjeteve të rënda dhe kontrollin e tyre në rrugët e Tiranës.

Në aksident u përfshi një kamion-pompë betoni i kompanisë “Alba Beton”, i cili humbi kontrollin, u përplas me një automjet dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të aksit TEG-Elbasan.

Por pas tragjedisë dolën në dritë edhe pikëpyetje të tjera. DPSHTRR sqaroi se drejtuesi i mjetit dhe manovratori nuk rezultonin të pajisur prej saj me dokumentacion shqiptar që certifikonte aftësimin për drejtimin dhe përdorimin e këtij mjeti të rëndë.

Prokuroria po heton tashmë rrethanat e aksidentit, por edhe procedurat që kanë bërë të mundur punësimin dhe ushtrimin e aktivitetit nga persona pa dokumentacionin përkatës shqiptar.

Ngjarja merr edhe më shumë peshë përballë asaj që ndodh çdo ditë në rrugët e kryeqytetit: kamionë, betoniere dhe mjete të tjera të tonazhit të rëndë që shihen duke qarkulluar në orare kur lëvizja e tyre është e kufizuar.

Bashkia e Tiranës ka një urdhër që ndalon hyrjen e mjeteve mbi 3.5 ton në brendësi të Unazës së Mesme dhe të Vogël nga ora 07:00 deri në 20:00. Për mjetet e transportit të mallrave kufizimet nisin që në orën 07:00.

Ndërkohë, gjatë sezonit turistik janë vendosur edhe masa shtesë nga Policia e Shtetit për mjetet mbi 7.5 tonë, me kufizime të premteve pas orës 15:00, si dhe gjatë gjithë ditës të shtunave, të dielave dhe festave zyrtare.

Megjithatë, pamjet në terren tregojnë një realitet tjetër.

Skyweb.al filmoi një ditë më parë, në mesditë, pranë Bashkisë së Tiranës, dy betoniere që lëviznin të pashqetësuara në zemër të kryeqytetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skyweb.al (@skyweb.al)

Edhe më shqetësues është fakti se në afërsi të tyre ndodhej një automjet policie, por nga pamjet nuk evidentohet asnjë ndërhyrje ndaj mjeteve të rënda.

Raste të ngjashme janë denoncuar vazhdimisht edhe në rrjetet sociale, ku janë publikuar kamionë dhe betoniere të kompanive të ndërtimit që qarkullojnë në zona të ndryshme të Tiranës gjatë ditës.

Në këto kushte lind pyetja: Kush po i toleron mjetet e rënda orar oa orar në mes të Tiranës dhe pse?!

Burime të Skyweb.al ngrenë dyshime se zbatimi i kufizimeve po tolerohet në raste të caktuara në terren për shkaqe që lidhen me përfitime monetare mujore, çështje që kërkon verifikim nga strukturat përgjegjëse.

Pas një aksidenti me dy viktima, ku rezulton se drejtuesit e mjetit s’janë në rregull me “letrat”, kjo nuk është më thjesht çështje trafiku apo respektimi orari, është çështje sigurie publike, që krëkon vëmendje të veçantë. /skyweb.al

Etiketat: betonierepolicia rrugore
Artikulli para

Rumania rrëzon dy dronë brenda 24 orëve në hapësirën e saj ajrore

Artikulli pas

Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

Euro vjen me fytyre të re, por çfarë ndodh me kartmonedhat e vjetra

Të Përzgjedhura

Koka një izraelit, dalin SMS-të “çunave” të Call Centerave në Tiranë, ku i kanë zyrat dhe kush janë Kevin dhe Henri
Aktualitet

Izraeliti Roy Garin mashtroi 288 persona për 26.1 mln euro, do ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani

Nga SkyWeb
6 Korrik, 2026
0

Një nga emrat më të njohur të mashtrimit me bursat onlinë përmes Call-Centërave, izraeliti 43-vjeçar Roy Garin, ka humbur gjyqin...

Lexo të plotë
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

28 Nëntor, 2025
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

14 Janar, 2026
Batërdia me tenderët e AKSHI-t djeg nr.2 të Policisë së Tiranës, SPAK kërkon pezullimin nga detyra të Erion Ismailit

Batërdia me tenderët e AKSHI-t djeg nr.2 të Policisë së Tiranës, SPAK kërkon pezullimin nga detyra të Erion Ismailit

16 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr