• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtuesit e Tatimeve, Doganave, KESH-it, OST-së, Albpetrolit dhe institucioneve të tjera kanë dorëzuar dorëheqjet pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama.

Por çfarë do të ndodhë me Elira Kokonën e Korporatës së Investimeve Shqiptare dhe Dritan Agollin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit?

Për dy drejtuesit që administrojnë prona dhe fonde të konsiderueshme publike ende nuk ka një njoftim publik dorëheqjeje.

A u është kërkuar edhe atyre të dorëzojnë detyrën, apo “furtuna” ndalet përpara zyrave të tyre?

Emri i Kokonës është lidhur me skandalin “Durana Tech Park”, parkun teknologjik në Xhafzotaj, të krijuar nën pronësinë e Korporatës.

Kompanitë e regjistruara në të përfitojnë përjashtime dhe lehtësi fiskale.

Sipas publikimeve të skyweb.al për dosjen AKSHI, kompani të përfshira në aferë planifikonin ta transferonin aktivitetin në Durana për të përfituar përjashtime tatimore, duke shmangur detyrimet fiskale edhe për të ardhurat nga tenderët objekt hetimi për korrupsion.

Madje, aktorë të skandalit AKSHI hapën NIPT-e të reja me adresë pikërisht Durana Tech Park për këtë qëllim.

Siç ka raportuar më herët skyweb.al, pasi merrnin para nga arka e shtetit, përmes këtij mekanizmi synonin të mos paguanin taksa për aktivitetin e tyre.

Ndërkohë, parku regjistronte biznese përpara ndërtimit të infrastrukturës fizike, nën shpjegimin e funksionimit “virtual dhe hibrid”.

Nga ana tjetër, Agolli është përballur prej vitesh me denoncime për tenderët e FSHZH-së. Në vitin 2022, SPAK nisi hetimet për tenderin e menusë së “100 Fshatrave”, që shkaktoi skandal për lidhjen e njërit prej përfituesve me restorantin e djalit të tij. Agolli ka mohuar shkeljet dhe konfliktin e interesit.

Më 12 nëntor 2024, kreu i FSHZH-së u paraqit në SPAK, ku u mor në pyetje, ndërsa vijoi të drejtonte institucionin.

Nëse Rama po kërkon përgjegjësi nga drejtuesit dhe po rishikon performancën e tyre, përse të mos përfshihen edhe Kokona e Agolli? A do t’u kërkojë dorëheqjen edhe këtyre, apo disa karrige mbeten të sigurta pavarësisht skandaleve dhe denoncimeve? /skyweb.al

Etiketat: dritan agollielira kokona
Artikulli para

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune
Ekonomi

Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune

24 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin
Aktualitet

Çudira nga Himara, Vangjel Tavo dhe Lorena Goxhobelli e Kadastrës firmosin marrëveshje për të zbatuar ligjin

Nga SkyWeb
12 Mars, 2026
0

Një situatë e pazakontë institucionale është regjistruar mes Bashkisë Himarë dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Drejtuesit e dy institucioneve kanë...

Lexo të plotë
Rrëfimi i turistit: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare

Rrëfimi i turistit: Shtatë ditë në Shqipëri, udhëtim mes magjisë së Rivierës, detit dhe historisë mijëravjeçare

31 Korrik, 2026
Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

3 Tetor, 2025
Nis “ngopja” me bankomate dhe para CASH? Shqiptarët po orientohen drejt pagesave online

Nis “ngopja” me bankomate dhe para CASH? Shqiptarët po orientohen drejt pagesave online

21 Shkurt, 2026
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Profesionet e Lira kundër referencave të reja të pronave: Fryrje artificiale çmimesh dhe pastrim parash

20 Gusht, 2025

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr