• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Nëntor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të bësh 100 mijë dollarët e parë është një nga sfidat më të mëdha financiare për shumicën e njerëzve.

Por pasi arrihet ky nivel, pasuria mund të fillojë të rritet shumë më shpejt, edhe nëse individi vazhdon të kursejë të njëjtën shumë çdo muaj.

Një analizë e publikuar nga revista amerikane Forbes shpjegon se ky fenomen lidhet me fuqinë e interesit të përbërë, një mekanizëm financiar përmes të cilit fitimet e investimeve riinvestohen dhe fillojnë të prodhojnë fitime të tjera.

Në fazën fillestare, rritja e pasurisë mbështetet pothuajse tërësisht te kursimet personale. Nëse dikush ka investuar 10 mijë dollarë dhe siguron një kthim vjetor prej 7%, fitimi i tij është vetëm 700 dollarë në vit.

Por kur kapitali arrin në 100 mijë dollarë, i njëjti kthim prej 7% gjeneron 7 mijë dollarë në vit, pa qenë nevoja që investitori të shtojë para të tjera.

Diferenca bëhet edhe më e madhe me rritjen e kapitalit. Një portofol investimesh prej 350 mijë dollarësh, me të njëjtën normë kthimi, mund të prodhojë 24.500 dollarë në vit. Në këtë pikë, vetë kapitali fillon të krijojë të ardhura të konsiderueshme, duke reduktuar varësinë nga kursimet personale.

Por sa kohë duhet për të krijuar 100 mijë dollarët e parë dhe çfarë ndodh më pas?

Nëse një individ investon 10 mijë dollarë çdo vit dhe realizon një kthim mesatar vjetor prej 7%, arritja e 100 mijë dollarëve të parë kërkon afërsisht 8 vite.

Kalimi nga 100 mijë në 200 mijë dollarë kërkon rreth 5 vite të tjera. Nga 200 mijë në 300 mijë dollarë duhen afërsisht 3,5 deri në 4 vite, ndërsa nga 300 mijë në 400 mijë dollarë vetëm rreth 3 vite.

Pra, ndërsa kursimet vjetore mbeten të pandryshuara, koha e nevojshme për të grumbulluar çdo 100 mijë dollarë shtesë shkurtohet vazhdimisht.

Shpjegimi qëndron te ndryshimi i burimit kryesor të rritjes së pasurisë. Në fillim, pjesa dërrmuese e kapitalit vjen nga paratë që individi kursen nga të ardhurat e tij. Më vonë, fitimet nga investimet fillojnë të zënë një peshë gjithnjë e më të madhe.

Një tjetër tregues është i ashtuquajturi rregulli i 72-shit. Sipas tij, një investim me kthim mesatar vjetor prej 7% mund të dyfishohet përafërsisht çdo 10 vite.

Kjo do të thotë se 10 mijë dollarë mund të bëhen 20 mijë, ndërsa 100 mijë dollarë mund të bëhen 200 mijë gjatë së njëjtës periudhë, pa llogaritur investime shtesë.

Megjithatë, arritja e këtij kufiri nuk garanton pasurim automatik. Përllogaritjet bazohen në një normë hipotetike kthimi, ndërsa investimet reale ndikohen nga luhatjet e tregjeve, inflacioni, taksat dhe kostot e administrimit.

Për të përshpejtuar krijimin e kapitalit fillestar, ekspertët rekomandojnë kursimin e rregullt, investimin në instrumente të diversifikuara me kosto të ulët dhe riinvestimin e fitimeve.

Po aq e rëndësishme është shmangia e borxheve me interesa të larta, të cilat mund të konsumojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave dhe të pengojnë akumulimin e kapitalit.

Analiza nënvizon gjithashtu se jo të gjitha format e pasurisë funksionojnë njësoj. Një banesë, për shembull, mund të rrisë pasurinë neto të pronarit, por nuk gjeneron domosdoshmërisht të njëjtat kthime të riinvestueshme si një portofol financiar. /Marrë me shkurtime nga Forbes

Artikulli para

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Artikulli pas

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?
Ekonomi

6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?

21 Nëntor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Tronditet tregu i kriptomonedhave, Bitcoin fundoset në minimumin dyvjeçar

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

Të Përzgjedhura

AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen
Ekonomi

AKPA shpall 6 mijë oferta punësimi në të gjithë vendin: Pozicionet që kërkohen

Nga Editor
3 Shkurt, 2026
0

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive njofton se në portalin zyrtar të punësimit, puna.gov.al, janë publikuar rreth 6 mijë vende...

Lexo të plotë
Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

Trump kërkoi rregulla të qarta për kriptot, rriten aksionet

20 Gusht, 2026
SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

14 Janar, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

Gati gjysma e familjeve me fëmijë në Shqipëri në rrezik varfërie, dy herë më e lartë se mesatarja e BE

6 Maj, 2026

Të Fundit

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

Mbyllet sot Aeroporti Charleroi në Bruksel, bllokim edhe gjatë orëve të natës

23 Nëntor, 2026
Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

Pse 100 mijë dollarët e parë janë më të vështirët? Si përshpejtohet krijimi i pasurisë pas këtij kufiri

23 Nëntor, 2026
Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr