• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish mëngjesin e sotëm karrige përpara godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur ftesën për dialog me studentët dhe qytetarët që prej disa ditësh protestojnë në Tiranë.

Por këtë herë ka ndryshuar lloji i karrigeve. Ndryshe nga dje, kur përpara Kryeministrisë u vendosën karrige të tjera, të cilat më pas u thyen nga protestuesit, sot janë përdorur karrige plastike.

Megjithatë, mesazhi i kryeministrit mbetet i njëjtë: protestuesit duhet të distancohen nga dhuna dhe të ulen në tryezën e dialogut.

“Ka një mijë e një pakënaqësi, një mijë e një halle, një mijë e një probleme, mund të ketë edhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën”, deklaroi Rama.

Sipas tij, çdo pakënaqësi duhet të shërbejë si argument për komunikim dhe jo për përplasje mes qytetarëve.

“E drejta e protestës është e pamohueshme, dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri”, u shpreh kryeministri.

Rama theksoi se mbetet i gatshëm të diskutojë edhe me ata që kanë mendime të ndryshme nga të tijat apo nga qëndrimet e mazhorancës.

“Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe nga unë”, deklaroi ai.

Megjithatë, kryeministri paralajmëroi se personat që dëmtojnë pronën publike dhe private gjatë protestave do të përballen me pasoja ligjore dhe financiare.

“Distancohuni nga dhuna dhe çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë konstante, ligjore dhe financiare. Kush dëmton pronën e përbashkët dhe pasurinë e tjetrit do të paguajë”, tha Rama.

Kryeministri këmbënguli se kërkesat për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zgjidhjen e problemeve sociale duhet të adresohen përmes punës dhe dialogut.

Kështu, pas karrigeve të thyera një ditë më parë, Rama ka zgjedhur t’i rikthejë ato përpara Kryeministrisë, këtë herë plastike, duke përsëritur ftesën për bisedime.

Mbetet për t’u parë nëse protestuesit do t’i përgjigjen thirrjes së tij apo nëse karriget e vendosura për dialog do të mbeten sërish bosh. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaprotesta
Artikulli para

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

Artikulli pas

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!
Aktualitet

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

20 Tetor, 2026
Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi
Ekonomi

Grupi 4iG siguron kontratën 54,25 milionë eurosh për modernizimin e policisë dhe sistemeve të kontrollit kufitar në Mal të Zi

20 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin

20 Tetor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair paralajmëron: Evropa të përgatitet për rritjen më të madhe historike të çmimeve të biletave

20 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Të Përzgjedhura

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur
Ekonomi

Euro në rënie, eksportet në rrezik. Shqipëria përballë një deindustrializimi të heshtur

Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
0

Nga Altax.al* Në fillim të vitit 2026, euro ka zbritur në nivele historike kundrejt lekut (96.5–96.7 lekë), duke prodhuar një...

Lexo të plotë
Zbulimet e reja, si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

Zbulimet e reja, si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

6 Dhjetor, 2025
VIDEO/ Pacientja me Parkinson i bie klarinetës gjatë operacionit në tru

VIDEO/ Pacientja me Parkinson i bie klarinetës gjatë operacionit në tru

21 Tetor, 2025
Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

Kursi i këmbimit, sot luhatje në tregun valutor

14 Tetor, 2025
Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore

Pasojat e punës në Call center, 60% e të rinjve shfaqin probleme me shtyllën kurizore

20 Shtator, 2025

Të Fundit

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

21 Tetor, 2026
Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

Rama ndërron llojin e karrigeve te Kryeministria, por jo mesazhin për protestuesit

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr