• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës në tregje, taksat e larta e bëjnë situatën të papërballueshme në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Lufta rrezikon ta fusë botën në një spirale të rrezikshme inflacioni për shkak të çmimeve të karburanteve

Fotoja eshte prodhuar me AI per qellime informimi

Share on FacebookShare on WhatsApp

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar një tjetër rritje të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, duke shtuar presionin mbi konsumatorët shqiptarë. Barra e lartë e taksave dhe tarifave që përfshihen në çdo litër karburant rrezikon ta bëjë situatën gjithnjë e më të papërballueshme.

Kontratat e naftës Brent u rritën sot me mbi 2%, duke arritur në 106.72 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u tregtua me 102.15 dollarë. Gjatë tregtimit, Brent iu afrua nivelit 108 dollarë për fuçi.

Rritja lidhet me sulmet e reja ndaj infrastrukturës energjetike të Arabisë Saudite, mbylljen e përkohshme të naftësjellësit Lindje–Perëndim dhe shtimin e rrezikut për transportin përmes Ngushticës së Hormuzit dhe Bab el-Mandebit.

Mbyllja e tubacionit saudit kërcënon deri në 4% të furnizimit botëror me naftë, ndërsa vetëm gjatë javës së kaluar çmimet ndërkombëtare u rritën rreth 8%.

Goditja pritet të transmetohet edhe në tregun shqiptar, ku nafta po tregtohet deri në 229 lekë për litër dhe benzina deri në 219 lekë. Çmimi i naftës në vend është rritur rreth 30% krahasuar me muajin qershor.

Për konsumatorët shqiptarë, shtrenjtimi ndërkombëtar bëhet edhe më i rëndë për shkak të taksave dhe tarifave të shumta të përfshira në çmimin përfundimtar: akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, TVSH-ja dhe tarifa të tjera.

Veçanërisht TVSH-ja, e llogaritur edhe mbi taksat e tjera, bën që çdo rritje e çmimit bazë të naftës të sjellë automatikisht më shumë të ardhura për buxhetin, por edhe një faturë më të lartë për qytetarët dhe bizneset.

Nëse tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë dhe çmimet në bursë mbeten mbi 100 dollarë për fuçi, Shqipëria rrezikon një tjetër valë shtrenjtimi të transportit, ushqimeve dhe mallrave të konsumit./skyweb.al

Etiketat: cmimetkarburantnaft
Artikulli para

Presidenti Begaj uron fëmijët për nisjen e vitit të ri shkollor: Besoni te vetja dhe tek ëndrrat tuaja

Artikulli pas

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 000 fëmijë më pak se 10 vjet më parë

Të Përzgjedhura

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri
Shëndet

Një test gjaku për zbulimin e dhjetëra lloje kanceri

Nga Editor
2 Mars, 2026
0

Një test gjaku që mund të zbulojë disa lloje kanceri me një shpim të vetëm? Kjo ide, që deri dje...

Lexo të plotë
U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

12 Prill, 2025
INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

INSTAT: Kush merr më pak se kjo shumë konsiderohet i VARFËR

1 Janar, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Ulet çmimi i naftës në vend, zbret nën kufirin 200 lekë

4 Gusht, 2026
Shqiptarët të fundit në Europë për blerjet online, lënë pas vetëm Malin e Zi

Shqiptarët të fundit në Europë për blerjet online, lënë pas vetëm Malin e Zi

9 Shtator, 2025

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr