• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Tetor, 2026
në Ekonomi
A A
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga shishet e vogla të shampos në hotele te kutitë plastike të ushqimit në restorante, një sërë ambalazhesh njëpërdorimëshe pritet të kufizohen në Shqipëri. Ministria e Mjedisit ka përgatitur një projektvendim që parashikon ndryshime në paketimin dhe shërbimin e produkteve, me afate nga viti 2028 deri në vitin 2030.

Pjesa më e madhe e kufizimeve është parashikuar të nisë më 1 janar 2030. Baret dhe restorantet do të duhet të reduktojnë përdorimin e gotave, pjatave, tabakave dhe kutive plastike njëpërdorimëshe për produktet që konsumohen në ambientet e tyre, përfshirë tavolinat në hapësirat e jashtme.

Rregullat prekin edhe paketimet plastike të porcioneve të vogla të sheqerit, salcave, erëzave dhe kremit të kafesë. Projektvendimi parashikon përjashtime, ndër të tjera, për disa produkte që shoqërojnë ushqimet me vete dhe për nevoja të veçanta higjienike apo mjekësore.

Në hoteleri, kufizimet do të përfshijnë ambalazhet njëpërdorimëshe të produkteve të higjienës, si shampot, locionet dhe sapunët e paketuar për një qëndrim të vetëm.

Ndërsa supermarketet do të përballen me kufizime për paketimin plastik të frutave dhe perimeve të freskëta në sasi nën 1.5 kilogramë. Edhe këtu parashikohen përjashtime për ruajtjen e freskisë, higjienën dhe mbrojtjen nga dëmtimi.

Përpara këtyre masave, projektvendimi synon të ndryshojë mënyrën e shitjes së ushqimeve dhe pijeve me vete. Nga 12 shkurti 2028, bizneset e shërbimit ushqimor, me përjashtim të mikrondërmarrjeve, duhet të ofrojnë alternativa në ambalazhe të ripërdorshme, brenda një sistemi ripërdorimi. Kjo zgjedhje nuk duhet ta bëjë produktin më të shtrenjtë.

Nga 12 shkurti 2029, klientët do të mund të përdorin edhe gotën e tyre për të marrë kafe apo pije të tjera. Lokalet duhet ta pranojnë atë nëse plotëson kushtet higjienike, pa aplikuar çmim më të lartë. Bizneset mund të ofrojnë edhe ulje apo bonuse për këtë praktikë.

Projektvendimi përfshin gjithashtu kërkesa për kompostueshmërinë e qeseve të çajit, disa ambalazheve njëporcionëshe të kafesë dhe etiketave ngjitëse të frutave e perimeve.

Nisma synon përafrimin me rregullat e Bashkimit Europian për mbetjet e ambalazheve. Masat janë ende propozime dhe zbatimi i tyre do të varet nga miratimi i aktit përfundimtar.

Etiketat: barrestorant
Artikulli para

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Artikulli pas

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune
Ekonomi

Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune

24 Tetor, 2026
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Të blesh shtëpinë duke paguar qira: Kredi pa kolateral, detajet e programit për strehimin

24 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit
Ekonomi

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

Të Përzgjedhura

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Ekonomi

Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Nga SkyWeb
10 Mars, 2026
0

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka shënuar rritje ditët e fundit, duke reflektuar presionin që vjen nga tregjet ndërkombëtare...

Lexo të plotë
U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit

U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit

16 Tetor, 2025
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Me vetëm dy hapa, Kadastra shpjegon se si të rifreskohet kartela e pasurisë dhe harta kadastrale

21 Gusht, 2026
Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

Hiqen barrierat për shërbimet turistike shqiptare në tregun rajonal

26 Dhjetor, 2025
Pse duhet të fusni përherë një top tenisi në valixhen tuaj kur fluturoni

Pse duhet të fusni përherë një top tenisi në valixhen tuaj kur fluturoni

26 Korrik, 2026

Të Fundit

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr