• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 18 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Gjermani , qeveria e kancelarit Friedrich Merz u pajtua për themelet e reformës më të thellë të pensioneve prej dekadash. Ligji pritet të kalojë edhe në Bundestag brenda këtij viti. Por çfarë e nxiti këtë kthesë historike në sistemin gjerman të pensioneve, siç e quajtën shumë vëzhgues? Çfarë do t’u sjellë ajo punonjësve në tërësi? Ç’të re sjell ajo për migrantët?

Kthesa më e madhe e pensioneve prej dekadash

Qeveria në Gjermani përballet me dy rrethana strukturore: me plakjen e shoqërisë dhe faktin që ekonomia nuk po e merr veten . Politikisht, presioni në rritje i AfD-së, partisë së djathtë populiste, nxit pasiguri për konstelacionin politik.

Njëkohësisht, debatet e këtij viti në koalicionin qeveritar për reformat e nevojshme shpesh u ndikuan nga kufijtë partiakë. Ndaj për të bërë propozime për një reformë madhore si ajo e sistemit të pensioneve u ngarkua një komision prej 13 ekspertësh të njohur. Komisioni i paraqiti propozimet më 2 korrik dhe konservatorët e CDU/CSU dhe socialdemokratët në qeveri u shprehën menjëherë se do t’i zbatonin ato të gjitha.

Reforma mbështetet në dy shtylla kryesore: në detyrimin për të financuar në tregun e aksioneve një pjesë të pensionit dhe në rritjen shumë graduale të moshës së daljes në pension.

Mosha ligjore për daljen në pension po rritet që tani dhe do të arrijë në 67 vjeç më 2031. Pas kësaj, reforma kërkon që ajo të vazhdojë të rritet në përputhje me jetëgjatësinë mesatare në Gjermani.

Megjithatë rritja e moshës së pensionit do të bëhet shumë ngadalë. Që një person të mbushë 70-vjeç për të dalë në pension të rregullt, kjo nuk do të ndodhë para vitit 2092. Për shumicën e atyre që sot janë në moshë pune, reforma nënkupton vetëm disa muaj më shumë pune dhe jo vite të tëra. Ndërkohë, kancelari Merz bëri të qartë se pensionet nuk do të shkurtohen.

Fondi i ri i aksioneve dhe kontributi nga paga

Risia më e rëndësishme është detyrimi për çdo punonjës që ta financojë një pjesë të pensionit duke kontribuar në një fond aksionesh.

Fillimisht punonjësit do t’i mbahet vetëm 0,5 për qind e pagës bruto. Deri në vitin 2031 kjo përqindje do të rritet gradualisht në 2 për qind. Kontributi ndahet përgjysmë midis punonjësit dhe punëdhënësit, ndërsa fondi shtetëror i krijuar do t’i investojë këto para në tregjet e kapitalit. Një model i ngjashëm zbatohet në Suedi që nga viti 1999.

Sa më gjatë të kontribuojë një punonjës, aq më të larta do të jenë përfitimet. Njëzet vjet kontribute do të sjellin rreth 150 euro shtesë në muaj, ndërsa 45 vjet kontribute mund të shtojnë mbi 770 euro në muaj.

Pensioni ligjor nuk preket. Fondi i aksioneve i shtohet pensionit ligjor dhe, për herë të parë, tregu i kapitalit do të punojë edhe për pensionet më të vogla.

Financimi i pensioneve e zgjerimi i bazës së kontribuuesve

Në Gjermani pensioni nuk financohet nga kursimet personale, por nga brezi që punon sot. Sistemi quhet “Umlageverfahren”, ose sistem shpërndarjeje: kontributet e atyre që punojnë sot kalojnë drejtpërdrejt te pensionistët e sotëm.

Niveli i pensionit është rreth 48 për qind e pagës mesatare për dikë që ka punuar plot 45 vjet. Shifra duket e ulët, por krahasimet ndërkombëtare tregojnë një tablo më komplekse. Franca, për shembull, premton rreth 50 për qind, por aty llogariten vetëm 25 vitet më të mira të punës dhe sistemi gjithsesi përballet me vështirësi.

Reforma synon gjithashtu zgjerimin e bazës së kontribuuesve. Për herë të parë do të përfshihen të vetëpunësuarit dhe deputetët, ndërsa po diskutohet edhe përfshirja e nëpunësve civilë. Edhe puna me pagesë minimale, e njohur si “minijob”, do të lidhet më fort me sistemin e pensioneve. Kjo do ta shpërndajë barrën e financimit në më shumë supe.

Një element tjetër financimi do të jetë rritja e tatimit në 47 për qind për ata që fitojnë mbi 250.000 euro në vit. Megjithatë, sipas disa vëzhguesve bëhet fjalë për një grup të vogël me të ardhura shumë të larta.

Migrantët dhe përfitimet nga reforma

Migrantët luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen në këmbë të sistemit të pensioneve në Gjermani. Sot rreth një në pesë punonjës ka pasaportë të huaj, dy herë më shumë se në vitin 2004.

Sipas burimeve zyrtare, ishte pikërisht fuqia punëtore nga Ukraina dhe Ballkani Perëndimor që ndihmoi në kompensimin e mungesës së kontribuuesve gjermanë, p.sh. në vitin 2022.

Migrantët dallohen edhe për aktivitetin sipërmarrës. Ata përbëjnë 21 për qind të themeluesve të bizneseve, megjithëse përfaqësojnë vetëm 18 për qind të popullsisë. Reforma i përfshin për herë të parë në skemën e pensioneve edhe sipërmarrësit, mes tyre një numër të madh migrantësh.

Megjithatë, përfitimet nuk janë të njëjta për të gjithë migrantët. Ata që kanë ardhur vonë në Gjermani ose kanë pasur ndërprerje në kontribute grumbullojnë zakonisht më pak pikë pensioni. Edhe nga fondi i ri i aksioneve përfitojnë më shumë ata që investojnë herët dhe pa ndërprerje.

Një reformë me jehonë përtej Gjermanisë

Sipas mediave evropiane, Gjermania po i jep fund një veçorie që e ka dalluar prej kohësh: preferencës pothuajse ekskluzive për kursimet tradicionale.

Historikisht, gjermanët kanë preferuar t’i mbajnë paratë në mënyra konservatore, si librezat e kursimit, ndërsa aksionet shpesh janë parë si investime me rrezik. Fondi i ri shtetëror i aksioneve synon ta ndryshojë këtë kulturë.

Përmes tij pritet të investohen rreth 30 miliardë euro në vit në bursë. Në këtë mënyrë Gjermania afrohet me modele si ato të Danimarkës, Holandës dhe Suedisë, që prej kohësh mbështeten më fort te tregjet e kapitalit.

Një ekonomi e përmasave të Gjermanisë mund të ndikojë edhe në përparimin e projektit për një treg të përbashkët kapitali në Bashkimin Evropian. Edhe vëzhgues deri tani skeptikë po konstatojnë një dinamikë të re reformuese: krahas reformës së sistemit të pensioneve, që pritet të miratohet më së voni deri më 31 dhjetor, Bundestagu miratoi të premten (10.07.) edhe reformën e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm.

Reformat shihen edhe si sinjal për investitorët: Berlini është në gjendje të veprojë kur është e nevojshme.

/Auron Dodi, DW

Etiketat: pensione
Artikulli para

“Tepër i madh për të mbijetuar”. Ç’po ndodh me Volkswagen, krenarinë e Gjermanisë?

Artikulli pas

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale
Aktualitet

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Këtë vit me vonesë, Ministria e Arsimit publikon datat e nisjes së vitit shkollor, provimeve dhe pushimeve

18 Gusht, 2026
Çfarë është zjarri i planifikuar ?
Aktualitet

Çfarë është zjarri i planifikuar ?

17 Gusht, 2026
Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar
Aktualitet

Punimet në Tiranë-Durrës, po diskutohet një rrethrrotullim në Kashar

17 Gusht, 2026
4 vatra zjarri ende aktive, AKMC dhe MM informojnë mbi situatën
Aktualitet

Lamallari njofton ngritjen e njësisë kundër krimeve mjedisore në Policinë e Shtetit

17 Gusht, 2026
Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve
Aktualitet

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

17 Gusht, 2026
Artikulli pas
Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

Pse disa njerëz janë “magnet” për mushkonjat?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri
Kryesore

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor liston Shqipërinë si më të lirën në rajon

Nga SkyWeb
28 Qershor, 2025
0

Ballkani është një gadishull i pasur me destinacione natyrore dhe historike që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë...

Lexo të plotë
“Çdo Fëmijë ka të drejtë të Ndihet i Përfshirë”. Kastrati Group dhe Save the Children in Albania bashkëpunim strategjik për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve

“Çdo Fëmijë ka të drejtë të Ndihet i Përfshirë”. Kastrati Group dhe Save the Children in Albania bashkëpunim strategjik për të mbështetur dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve

19 Shkurt, 2026
“Phantom, Lambo dhe Benz-a”/ Makina luksoze, skafe me dedikime dhe…anije! Del katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara

“Phantom, Lambo dhe Benz-a”/ Makina luksoze, skafe me dedikime dhe…anije! Del katalogu i mjeteve të sekuestruara dhe konfiskuara

29 Prill, 2025
Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino “godasin” kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh

Tërmeti në Kolumbi dhe El Nino “godasin” kafenë, frikë për rritje të fortë çmimesh

15 Gusht, 2026
Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

Viruset po mësojnë si t’i mposhtin bakteret rezistente ndaj antibiotikëve

15 Gusht, 2026

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr