• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Helmohen nga ushqimi 55 studentë të Akademisë së Sigurisë, shpallet në kërkim Alma Tafani e Sori AL, dy të arrestuar

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
Helmohen nga ushqimi 55 studentë të Akademisë së Sigurisë, shpallet në kërkim Alma Tafani e Sori AL, dy të arrestuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas rastit të helmimit të dhjetëra kursantëve në Akademinë e Sigurisë, policia ka shpallur në kërkim administratoren e kompanisë së kateringut “SORI–AL” Alma Tafani, e cila është bashkëshortja e biznesmenit të njohur Nikolin Jaka, ndërsa ka arrestuar dy punonjës të saj, të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Sipas të dhënave zyrtare, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u dërguan për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, pasi shfaqën simptoma helmimi pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit. Të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, arrestuan në flagrancë shtetasit Kujtim Ballgjini 52 vjeç, me detyrë kuzhinier, dhe Kristjaana Plaka, 23 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në kompaninë që furnizonte Akademinë me ushqim.

Po ashtu, u referuan materialet për procedim në gjendje të lirë ndaj shtetases R. Ç., 35 vjeçe, gjithashtu teknologe ushqimi në këtë kompani.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim administratorja e kompanisë, shtetasja Alma Tafani 52 vjeçe, për të cilën policia po vijon punën për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore.

Dyshimet paraprake të mjekëve janë se helmimi ka ardhur si pasojë e ushqimit të konsumuar nga kursantët, ndërsa kompania “SORI–AL” rezulton të ishte e kontraktuar për furnizimin me katering në Akademinë e Sigurisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Dje, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Të gjithë studentët morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, në gjendje të mirë shëndetësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për këtë rast:

-arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 52 vjeç dhe K. P., 23 vjeçe, me detyra respektive kuzhinier dhe teknologe ushqimi në kompaninë e kontraktuar për të ofruar ushqim në Akademinë e Sigurisë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Ç., 35 vjeçe, me detyrë teknologe ushqimi në këtë kompani;

-shpallën në kërkim administratoren e kompanisë, shtetasen A. T., 52 vjeçe.

Punohet për kapjen e shtetases A. T., individualizimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

/skyweb.al 

Etiketat: akademia policisealma tafanikristjana plakakujtim ballgjininikolin jakasori al
Artikulli para

PARADOKSI/ Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët mbushin barkun me produkte të lira importi

Artikulli pas

Kurthi i zyrave, si të shmangni ndjenjën e vetmisë në punë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?
Aktualitet

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas
Aktualitet

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë
Aktualitet

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Kurthi i zyrave, si të shmangni ndjenjën e vetmisë në punë

Kurthi i zyrave, si të shmangni ndjenjën e vetmisë në punë

Të Përzgjedhura

Mesazhet me zë “bezdisin” më shumë se tekstet e gjata, çfarë thotë studimi
Shëndet

Mesazhet me zë “bezdisin” më shumë se tekstet e gjata, çfarë thotë studimi

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Mesazhet me zë po bëhen gjithnjë e më të përdorura në komunikimin e përditshëm, por sipas studimeve, ato shpesh perceptohen...

Lexo të plotë
MISTERI/ Rusia nis evakuimet masive nga Izraeli

MISTERI/ Rusia nis evakuimet masive nga Izraeli

11 Janar, 2026
Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit

Gjermania synon të taksojë pijet me sheqer dhe të kufizojë ato energjike për të miturit

7 Prill, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

12 Qershor, 2026
Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

Media amerikane “The Bolde”: Shqipëria mes vendeve më të vlerësuara evropiane për të vizituar

14 Nëntor, 2025

Të Fundit

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr