• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama, kritika Europës nga Arabia Saudite: E kanë mendjen të armatosja dhe jo te paqja
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama lëshoi kritika të forta ndaj Bashkimit Evropian gjatë pjesëmarrjes në Forumin “Future Investment Initiative” që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.

I ftuar në panelin me temë “A po shkon njerëzimi në drejtimin e duhur?”, ku morën pjesë figura të njohura ndërkombëtare si presidentët Paul Kagame, Mohamed Irfaan Ali, Shehbaz Sharif, themeluesi i Bridgewater AssociatesRay Dalio dhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, Rama shprehu shqetësimin e tij për drejtimin që ka marrë politika evropiane në raport me luftën dhe paqen.

Në një diskutim të drejtpërdrejtë me moderatorin Richard Attias, Rama deklaroi se Evropa po humb busullën e saj morale, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë tek armatimet, ndërsa mungon çdo plan real për paqe.

“Ka diçka thelbësisht të gabuar në faktin që ka një nxitim të përditshëm për t’u riarmatosur, për të menduar e për të punuar gjithmonë e më tepër për më shumë armë, ndërkohë që nuk ka asnjë plan paqeje që mund të lexohet e të kuptohet. Një Europë që nuk ka planin e saj të paqes, është një Europë e ngecur në një pozicion të gabuar,” – tha Rama.

Kryeministri shtoi se kontinenti po kthehet në një hapësirë ku “fjala bërthamore” është bërë normale në diskursin publik dhe diplomatik, duke paralajmëruar për pasojat e kësaj gjendjeje.

“Si europian i palëkundur ndihem i shqetësuar që fjala ‘bërthamore’ është bërë diçka e zakonshme në fjalor. Kërcënimet e hapura apo të nënkuptuara me raketa bërthamore janë çmenduri,” – theksoi ai.

Rama tha se Evropa ka nevojë për një “dush përulësie”, siç shprehen italianët, për të reflektuar mbi rolin e saj në botë dhe për të mos marrë si të mirëqenë legjitimitetin moral që dikur e udhëhiqte.

“Europa duhet të marrë një dush modestie dhe të reflektojë më shumë mbi atë që po ndodh në pjesët e tjera të botës. Duhet të mësojë, të rifilloje dhe të mos e marrë më të mirëqenë ndjenjën e vet të drejtësisë morale,” – u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu se, ndonëse vjen nga një vend i vogël, ndien detyrim moral të shprehë shqetësimin për mungesën e vizionit të kontinentit që Shqipëria aspiron të bëhet pjesë e plotë e tij.

Në margjinat e forumit, Rama zhvilloi takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe kompanive të mëdha, ku diskutoi mbi mundësitë për investime të huaja në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. /skyweb.al

Artikulli para

Ballkani në kërkim të… njeriut

Artikulli pas

TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

TIA: Mbi 1,1 milionë pasagjerë në shtator, 105 destinacione në 32 shtete

Të Përzgjedhura

Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%
Ekonomi

Pastrimi i parave, janar–gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

Nga Editor
2 Dhjetor, 2025
0

Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025,...

Lexo të plotë
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
Ryanair rrit fitimin gjashtëmujor me 42%, duke arritur në 2.54 miliardë euro

Ryanair rrit fitimin gjashtëmujor me 42%, duke arritur në 2.54 miliardë euro

3 Nëntor, 2025
Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

Joni Keta zgjidhet kreu i ri i BKH-së

9 Dhjetor, 2025
Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

1 Korrik, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr