• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
Video e Ramës për Lanën, e krijuar me Inteligjencë Artificiale
Share on FacebookShare on WhatsApp

Esmeralda Cenollari

Më 30 prill, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një video që tregon transformimin e Lumit të Lanës në Tiranë, një nga ndërhyrjet urbane më të njohura të dy dekadave të fundit në kryeqytet.

Postimi shoqërohej me një koment ironik nga vet Rama: “Eh eh eh, llafet i merr lumi”. Brenda pak orësh, video u shpërnda gjerësisht, duke grumbulluar mbi 1.4 milionë shikime, mijëra pëlqime e komente, si dhe qindra shpërndarje. Ajo u amplifikua më tej nga ministra, deputetë të shumicës, media online si dhe televizione kombëtare.

Por, ndërsa videoja u paraqit si një dëshmi vizuale e transformimit të Lanës, në asnjë moment nuk u bë e qartë për publikun se përmbajtja ishte e krijuar pjesërisht me inteligjencë artificiale (AI).

Verifikimi i kryer nga Faktoje tregon se videoja nuk është një dokumentim i pastër “para dhe pas”, por një produkt i përpunuar me teknologji AI. Një kontroll i thjeshtë përmes mjeteve të disponueshme publikisht, përfshirë analiza bazike të detektimit të përmbajtjes së gjeneruar, ngriti dyshime mbi autenticitetin e pamjeve.

‘Video e marrë pa leje’

Për të sqaruar më tej, Faktoje kontaktoi edhe me autorin e videos, i cili konfirmoi përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e saj.

“Unë jam content creator dhe po implementoj AI në projektet e mia duke e përdorur për të tërhequr audiencën, duke qenë se është bërë trend në rrjete sociale,”  shpjegon autori i faqes rigo.vision për Faktoje.al. Sipas tij, videoja për Lanën është pjesë e një serie përmbajtjesh që po prodhon për profilin e tij personal dhe nuk është krijuar për qëllime politike.

“Foto ‘para’ është realizuar me AI, me referencë nga foto reale në Google, ndërsa ‘pas’ është reale 100%, por është përdorur AI për timelapse me prompte specifike”, sqaron më tej natyrën e materialit autori.

Pra videoja nuk është një krahasim autentik mes dy momenteve reale në kohë, por një kombinim mes realitetit dhe simulimit. Megjithatë, kjo nuk u komunikua në asnjë nga postimet që e shpërndanë, përfshirë atë të Kryeministrit.

Një tjetër element problematik lidhet me mënyrën se si videoja u përdor nga vetë kreu i qeverisë. “Për publikimin nga Kryeministri, as nuk ka marrë leje fare nga mua, asnjë lloj mesazhi. Thjesht kanë bërë reupload videon time, e cila tashmë ishte bërë virale,”  thotë krijuesi i faqes

‘Manipulim opinioni’

Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Besmir Semanaj, rasti ngre një problem më të gjerë që lidhet me standardet e transparencës në epokën e inteligjencës artificiale.

 “Kjo video e publikuar nga Edi Rama ngre një problem serioz: përdorimi i përmbajtjeve të gjeneruara me AI pa i deklaruar si të tilla” shpjegon Semanaj. 

Ai thekson se në nivel europian tashmë ka standarde të qarta për përdorimin e përmbajtjeve të tilla. “Në Bashkimin Europian, përmes EU Artificial Intelligence Act, kërkohet që përmbajtjet e krijuara ose të manipuluara me AI të etiketohen në mënyrë të dukshme, sidomos kur mund të ndikojnë opinionin publik.” 

Ndaj, sipas Semanaj, mungesa e transparencës krijon pasoja konkrete. “Kur materiale të tilla shpërndahen si ‘të vërteta’ nga aktorë publikë, rrezikohet manipulimi i opinionit dhe cenohet besimi te informacioni – transparenca nuk është zgjedhje, është detyrim”

Lana

Përpos videos së gjeneruar me AI, Lana sot ka edhe anën tjetër të realitetit.

Faktoje ka shkruar më herët mbi fenomenin e ndotjes së Lanës pasi impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura në Kashar, i financuar me kredi nga jashtë vite më parë, përfundoi i braktisur e i degraduar, duke lënë Tiranën me një lum të ndotur, me pasoja mjedisore, shëndetësore dhe ekonomike.  

Përfundim 

Në një kohë kur teknologjitë gjeneruese po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, dallimi mes realitetit dhe përmbajtjes së manipuluar vizualisht bëhet më i vështirë për publikun e gjerë. Ndaj dhe mungesa e transparencës për përdorimin e AI në një përmbajtje që shpërndahet nga nivelet më të larta të komunikimit publik përbën problem.

Rehabilitimi i Lumit Lana është pjesë e ndërhyrjeve urbane të realizuara gjatë periudhës kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës (2000–2011). Në atë kohë, administrata vendore ndërmori një sërë aksionesh për pastrimin e shtratit të lumit nga ndërtimet pa leje, rikthimin e hapësirave publike dhe shtimin e gjelbërimit në qytet.

Pra, ndërhyrja në Lanë është një fakt i dokumentuar dhe i njohur publikisht. Megjithatë, përdorimi i një videoje të manipuluar pa e deklaruar këtë fakt krijon problem edhe për mënyrën se si komunikohet ky realitet.

Rasti ilustron një fenomen gjithnjë e më të përhapur në hapësirën digjitale, ku përmbajtjet e krijuara me AI përdoren për të rritur angazhimin dhe për të tërhequr audiencë. Vetë autori e pranon këtë. “Po e përdor AI për të tërhequr audiencën, pasi është trend në rrjete sociale”, thekson ai.

Por kur këto përmbajtje ripërdoren nga aktorë publikë dhe media pa asnjë shpjegim, ato mund të marrin një peshë tjetër duke u perceptuar si burime informacioni dhe jo thjesht si produkte kreative. Në përfundim, rasti tregon se përdorimi i përmbajtjeve të gjeneruara me AI pa etiketime të qarta mund të kthehet në një formë të re të propagandës vizuale, ku teknologjia përdoret për të ndërtuar narrativë publike që nuk dallon lehtësisht nga realiteti./Faktoje.al

Etiketat: AIlanarama
Artikulli para

TIA qetëson udhëtarët: Asnjë problem me furnizimin me karburant, fluturimet vijojnë normalisht

Artikulli pas

Komision deri në 50 %/ Konkurrenca zbulon si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

2 Nëntor, 2026
Kujdes paratë në llogaritë bankare! Policia ka një thirrje për qytetarët pas SMS-ve
Aktualitet

Kujdes paratë në llogaritë bankare! Policia ka një thirrje për qytetarët pas SMS-ve

2 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…
Aktualitet

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Komision deri në 50 %/ Konkurrenca zbulon si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Komision deri në 50 %/ Konkurrenca zbulon si i rrjep Raiffeisen Bank qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Të Përzgjedhura

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë
Turizëm

CNN Travel: Shqipëria, mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

Nga Editor
13 Prill, 2026
0

Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i preferuar për të huajt, veçanërisht për shtetasit amerikanë,...

Lexo të plotë
VENDIMET/ KKTU miraton 13 leje për parqe fotovoltaike, lista

Parku fotovoltaik i dyti më i madh në vend duhet të nisë prodhimin e energjisë deri në fund 2027

19 Shkurt, 2026
Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

7 Tetor, 2025
“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

“A e do faturën?” Nafta mbi 200 lekë, por tregtarët s’lëshojnë kupon

29 Prill, 2026
Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

Finlanda do të ndalojë pijet energjike për personat nën 18-vjeç

4 Qershor, 2026

Të Fundit

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr