• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kujdes paratë në llogaritë bankare! Policia ka një thirrje për qytetarët pas SMS-ve

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Kujdes paratë në llogaritë bankare! Policia ka një thirrje për qytetarët pas SMS-ve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një skemë mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve telefonike në emër të bankave, me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe marrjen e parave nga llogaritë e qytetarëve.

Strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik bëjnë të ditur se janë evidentuar raste kur qytetarëve u dërgohen SMS nga numra të ndryshëm telefoni, në të cilat autorët prezantohen si përfaqësues të institucioneve bankare.

Në mesazhe, qytetarëve u kërkohet të verifikojnë identitetin e tyre brenda një afati të shkurtër, zakonisht 24 ose 31 orë, duke i paralajmëruar për kufizime të mundshme të shërbimeve bankare.

Për të kryer këtë proces, ata orientohen të klikojnë në një lidhje elektronike që shfaqet në përmbajtjen e SMS-së.

Por sipas Policisë, këto lidhje nuk u përkasin faqeve zyrtare të bankave. Ato i drejtojnë përdoruesit në faqe të falsifikuara, të krijuara posaçërisht për të vjedhur informacionet e tyre financiare.

Skema njihet si “Smishing”, një formë mashtrimi kibernetik që shfrytëzon mesazhet telefonike për të krijuar besim dhe për t’i nxitur qytetarët të veprojnë me urgjencë.

Pasi hyjnë në faqet e falsifikuara, qytetarëve mund t’u kërkohet të vendosin numrat e kartave bankare, fjalëkalimet e shërbimeve bankare online, PIN-et apo kodet e verifikimit.

Këto të dhëna përdoren më pas nga autorët për të siguruar akses të paautorizuar në llogaritë bankare dhe për të realizuar transaksione financiare, duke përvetësuar paratë e qytetarëve.

Policia paralajmëron se shfaqja e emrit të një banke të njohur në mesazh nuk garanton se komunikimi është dërguar nga vetë institucioni financiar.

Për këtë arsye, qytetarëve u kërkohet të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos japin të dhënat e kartave, fjalëkalimet apo kodet e sigurisë në faqe të hapura përmes SMS-ve.

Gjithashtu, Policia këshillon që të mos merren parasysh afatet urgjente për verifikimin e identitetit apo paralajmërimet për bllokimin e shërbimeve bankare, pa u konfirmuar më parë informacioni.

Çdo komunikim i dyshimtë duhet të verifikohet drejtpërdrejt me bankën përkatëse, përmes numrave të kontaktit dhe kanaleve zyrtare.

Në rastet kur qytetarët kanë vendosur të dhënat e tyre bankare në një faqe të dyshimtë, duhet të kontaktojnë menjëherë bankën për të kërkuar bllokimin e kartës ose të aksesit në llogari.

Policia u kërkon gjithashtu personave që kanë marrë mesazhe të tilla apo kanë rënë viktimë e mashtrimit të denoncojnë rastet, duke ruajtur SMS-të, numrat e telefonit dhe lidhjet elektronike të përdorura.

Strukturat e Krimit Kibernetik po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe parandalimin e dëmeve financiare.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi një klikim në një lidhje të falsifikuar dhe dhënia e të dhënave të sigurisë mund t’u kushtojë humbjen e kursimeve bankare.

Artikulli para

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Artikulli pas

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

2 Nëntor, 2026
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…
Aktualitet

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

2 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

Të Përzgjedhura

Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri
Ekonomi

Pas shqiptarëve të Kosovës bie edhe numri i vizitorëve italianë në Shqipëri

Nga SkyWeb
29 Korrik, 2025
0

Pas një viti të mbushur me superlativa për numrin e turistëve italianë që zgjidhnin Shqipërinë si destinacion pushimesh, muaji qershor...

Lexo të plotë
Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

Shqipëria, e fundit në Europë për angazhimin qytetar dhe vullnetarizmin

21 Prill, 2026
Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

Sherr masiv te Long Hill Residencë, ka të lënduar

25 Prill, 2025
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

30 Tetor, 2026
LISTA/ Tortura dhe ekzekutimet, Shqipëria bllokon importin e gijotinave dhe karrigeve elektrike

LISTA/ Tortura dhe ekzekutimet, Shqipëria bllokon importin e gijotinave dhe karrigeve elektrike

26 Janar, 2026

Të Fundit

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

Sulmet kibernetike godasin supermarketet në Europë, miliona euro humbje nga ushqimet e prishura

2 Nëntor, 2026
Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

Nafta bie me mbi 6% pas sinjaleve për negociata mes SHBA-së dhe Iranit

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr