• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Nëntor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duket se ka hyrë në një fazë të re, duke e kthyer konfliktin e deritanishëm në distancë në një përballje të hapur politike.

Tensionet janë përshkallëzuar pas transferimit të Veliajt në burgun e Fierit, ndërsa raportimet e fundit flasin për një ultimatum të drejtpërdrejtë të Ramës, të përcjellë përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Sipas Hashtag.al, mbrëmjen e 30 tetorit, Gogu ka shkuar në burgun e Fierit, i veshur sportiv dhe me një kapele në kokë, për t’i përcjellë Veliajt një mesazh nga kryeministri.

Vizita nuk është regjistruar në dokumentacionin e hyrje-daljeve të institucionit dhe se ministri është takuar vetëm për vetëm me kryebashkiakun.

Gogu i është drejtuar Veliajt me këto fjalë:

“Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur:

‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem veç si kryeministër.

-Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nis hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg.”

Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ja marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Ajo që fillimisht mund të mbetej një raportim i mirë gazetaresk i Hashtag.al, mbi çfarë ndodhi natën e 30 tetorit, tashmë ka marrë një tjetër peshë pas konfirmimit të mesazhit nga avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, sipas raportimit të Panoramës.

Konfirmimi nga përfaqësuesi ligjor i kryebashkiakut tregon se përplasja mes Ramës dhe Veliajt ka dalë tashmë hapur, duke marrë përmasat e një lufte politike mes dy figurave të rëndësishme të Partisë Socialiste.

Nga njëra anë është ultimatumi për dorëzimin e mandatit, delegimin e kompetencave dhe largimin e avokatit, ndërsa nga ana tjetër qëndron refuzimi i Veliajt për t’iu nënshtruar kërkesave të përcjella përmes ministrit të Drejtësisë.

Fakti që mesazhi është bërë publik dhe është konfirmuar nga pala e Veliajt shënon një përshkallëzim të drejtpërdrejtë të konfliktit, duke nxjerrë në sipërfaqe përplasjen për kontrollin e Bashkisë së Tiranës. /skyweb.al

Etiketat: edi ramaerion veliaj
Artikulli para

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

2 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton ligjin e territoriales, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

2 Nëntor, 2026
Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit
Ekonomi

Malaj mbron Buxhetin në Kuvend: 250 mln euro për pensionistët, dyfishim të bonusit

2 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Burri i pastrueses: Nuk e kam bërë unë foton e kutisë me euro në Palasë!

2 Nëntor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Nis disheza e ndërtimit! Bie aktiviteti dhe porositë, çmimet mbeten në “qiell”

2 Nëntor, 2026
Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës
Aktualitet

Dosje për SPAK, tre raste kontrabande nuk u referuan në Prokurori nga Dogana e Shkodrës

2 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

Gjuha dhe Letërsia Angleze: Arti dhe tregu i një disipline të domosdoshme
Aktualitet

Gjuha dhe Letërsia Angleze: Arti dhe tregu i një disipline të domosdoshme

Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
0

Në një treg pune gjithnjë e më të globalizuar, aftësitë gjuhësore dhe komunikimi ndërkulturor po bëhen po aq të rëndësishme...

Lexo të plotë
Tregjet janë çmendur, Trump konsideron uljen e intensitetit të goditjeve ndaj Iranit

Donald Trump: Duam të marrim naftën e Iranit!

30 Mars, 2026
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit

19 Shkurt, 2026
A është bërë fluturimi më i rrezikshëm? STATISTIKAT dhe teknologjia thonë të KUNDËRTËN

Shqipëria kryeson fluturimet komerciale në korrik/ Të parët në kontinent me rreth 152% më shumë se përpara pandemisë

23 Gusht, 2025
Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

Mund të mos kesh nevojë për 8 orë, si ta gjesh kohën e përsosur të gjumit

8 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

2 Nëntor, 2026
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

2 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

2 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr