• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

Editor Nga Editor
2 Nëntor, 2026
në Aviacion
A A
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompania ajrore irlandeze Ryanair po shqyrton ngrirjen e përkohshme të pagave dhe zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA), në përpjekje për të përballuar rritjen e kostove të karburantit, që pritet të vijojë edhe gjatë vitit 2027.

Kompania me seli në Dublin pret që çmimet e karburantit për avionët të mbeten të larta për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Aktualisht, Ryanair ka siguruar paraprakisht rreth 80% të nevojave për karburant me çmime më të ulëta se ato të tregut, por kjo mbrojtje do të përfundojë gradualisht pas mbylljes së vitit financiar.

Si pasojë, kompania parashikon që shpenzimet për karburantin të rriten me rreth 2 miliardë euro gjatë vitit financiar që përfundon në mars 2028.

Rritja e kostove pritet të reflektohet edhe te çmimet e biletave. Ryanair parashikon shtrenjtim të ndjeshëm të fluturimeve të shkurtra në Evropë, por vlerëson se kjo nuk do të mjaftojë për të kompensuar plotësisht shpenzimet shtesë.

Për të kufizuar ndikimin financiar, kompania po shqyrton një sërë masash, përfshirë ngrirjen e përkohshme të pagave dhe reduktimin e numrit të punonjësve në raport me vëllimin e fluturimeve dhe numrin e pasagjerëve.

Një tjetër mundësi është përdorimi më i gjerë i inteligjencës artificiale për organizimin e fluturimeve, proceset administrative dhe shërbimet mbështetëse, me synimin për të ulur shpenzimet dhe për të rritur efikasitetin operacional.

Presioni mbi kostot vjen në një periudhë kur Ryanair ka raportuar rënie të fitimit. Për gjashtëmujorin që përfundoi në shtator, fitimi pas taksave ra me 15%, në 2,15 miliardë euro, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, të ardhurat u rritën me 3%, duke arritur në 10,08 miliardë euro, të mbështetura nga një rritje prej 6% e numrit të pasagjerëve. Megjithatë, shpenzimet e përgjithshme u rritën me 10%, në 7,69 miliardë euro.

Në fillim të këtij viti, kompania uli gjithashtu objektivin për numrin e pasagjerëve gjatë vitit, nga 216 milionë në 214 milionë, në kuadër të përpjekjeve për të përballuar rritjen e kostove të karburantit.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Michael O’Leary, deklaroi se kërkesa për fluturime gjatë tremujorit të tretë mbetet e fortë, ndërsa çmimet e biletave kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, ai vuri në dukje se pasagjerët po rezervojnë gjithnjë e më pranë datës së udhëtimit, duke e bërë më të vështirë parashikimin e kërkesës.

Sipas O’Leary, të ardhurat nga biletat gjatë tremujorit të tretë do të varen kryesisht nga rezervimet për pushimet shkollore të tetorit dhe nëntorit, si dhe nga udhëtimet gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Kreu i kompanisë theksoi se është ende herët për të dhënë një parashikim të besueshëm për fitimin pas taksave për të gjithë vitin financiar 2027. /skyweb.al

Etiketat: ryan air
Artikulli para

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

Artikulli pas

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Rregulli i ri i 20 minutave i Ryanair: Kujdes, mund të humbisni avionin!

1 Nëntor, 2026
Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve
Aviacion

Qeveria ndryshon rregullat për ndërtimet në zonat pranë aeroporteve

29 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit
Aviacion

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira
Aviacion

Më shumë rehati në fluturim, por me çfarë kostoje? Shpallen pesë kompanitë ajrore më të mira

27 Tetor, 2026
Alarm në aviacionin evropian: 3 në 4 pilotë kanë përjetuar episode gjumi, gjysma kanë fluturuar të lodhur
Aviacion

Alarm në aviacionin evropian: 3 në 4 pilotë kanë përjetuar episode gjumi, gjysma kanë fluturuar të lodhur

27 Tetor, 2026
Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë
Aviacion

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e "sekretit" prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli...

Të Përzgjedhura

Helmohen nga ushqimi 55 studentë të Akademisë së Sigurisë, shpallet në kërkim Alma Tafani e Sori AL, dy të arrestuar
Aktualitet

Studentët e Akademisë së Sigurisë u helmuan nga makaronat, AKU ndërpret aktivitetin e SORI-AL

Nga Editor
14 Maj, 2026
0

Studentë e Akademisë së Sigurisë u helmuan nga makaronat. Kështu ka rezultuar nga analizat e kryera nga Autoriteti Kombëtar i...

Lexo të plotë
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
MISTERI/ 5 pasagjerë pa ndjenja. Hipoksia apo helmimi, çfarë e ktheu pas avionin e Wizz Air nga Londra? Kompania: Nuk themi dot më shumë

MISTERI/ Çfarë po fsheh Wizz Air? Pasagjerët humbën ndjenjat në 11 mijë metra lartësi, avioni u kthye URGJENTISHT por kompania HESHT

27 Nëntor, 2025
Prodhimi vendas i drithit në kolaps: Shqiptarët hanë “bukë” ruse dhe serbe,  pastaj thonë “O sa mirë me qenë shqiptar” në stadiume

Prodhimi vendas i drithit në kolaps: Shqiptarët hanë “bukë” ruse dhe serbe, pastaj thonë “O sa mirë me qenë shqiptar” në stadiume

27 Janar, 2026
Nga skena në front, balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

Nga skena në front, balerini që iu bashkua luftës në Ukrainë

26 Tetor, 2025

Të Fundit

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

Shpallet lufta Rama-Veliaj! Nga ultimatumi i kryeministrit dhe nxjerrja e “sekretit” prej kryebashkiakut. Çfarë ndodhi një natë me shi në qeli…

2 Nëntor, 2026
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

“Ryanair” paralajmëron shtrenjtim të biletave për shkak të rritjes së çmimit të karburantit

2 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

“Do të rriten çmimet!” BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla

2 Nëntor, 2026
Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

Ligji i ri për bateritë, pajisjet elektronike duhet të lejojnë ndërrimin e tyre: Pjesë këmbimi për 5 vite

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr