Qeveria ka miratuar ndryshime në rregullat për zhvillimin e zonave aeroportuale, duke përcaktuar mënyrën se si Autoriteti i Aviacionit Civil përfshihet në planifikimin e territorit dhe njoftohet për ndërtimet.
Sipas vendimit të 28 tetorit, të konsultuar nga skyweb.al, për çdo objekt mbi 30 metra në zonat e mbrojtura të aeroportit, KKTU-ja ose bashkia përkatëse duhet të njoftojë AAC-në pasi ka lëshuar lejen e ndërtimit.
Ndërkohë, gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit që përfshijnë objekte, struktura apo instalime në këto zona, autoriteti përgjegjës duhet të marrë mendimin e Aviacionit Civil.
Kështu, vendimi parashikon dy momente të veçanta: marrjen e mendimit gjatë planifikimit dhe njoftimin pas miratimit të lejes për objektet mbi lartësinë e përcaktuar.
Detyrimi për njoftim pas lëshimit të lejes përfshin edhe zhvillimin, ndërtimin ose përdorimin e pronave brenda zonës së mbrojtur për aktivitete që mund të tërheqin botën shtazore. /skyweb.al
















