Qeveria ka përcaktuar detyrat e Ministrisë së Administratës Publike, të drejtuar nga Adea Pirdeni. Krahas reformës së administratës, politikave të pagave dhe cilësisë së shërbimeve publike, ministria do të mbulojë edhe parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Vendimi është miratuar dje dhe përcakton se ministri përgjegjës për administratën publike ushtron edhe rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.
Në këtë fushë, ministria do të drejtojë dhe bashkërendojë hartimin e politikave dhe përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore. Detyrat përfshijnë identifikimin dhe minimizimin e rreziqeve të korrupsionit, si dhe monitorimin e masave antikorrupsion.
Përgjegjësitë e Pirdenit shtrihen edhe te rekrutimi me meritë, karriera dhe vlerësimi i punonjësve të administratës, politikat e pagave, performanca institucionale dhe thjeshtimi i procedurave për qytetarët.
Ministria do të monitorojë standardet e shërbimeve publike, përfshirë cilësinë, afatet dhe aksesin. Vendimi i jep rol politikash dhe bashkërendimi kundër korrupsionit, pa i dhënë kompetenca hetimi penal.
Më shumë interes mbetet detyra e luftës ndaj korrupsionit./skyweb.al
















