Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi rihapjen e aplikimeve për nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin për vitin e ri shkollor.
Aplikimet mund të kryhen nëpërmjet portalit e-Albania, ndërsa sistemi do të qëndrojë i hapur nga 24 gushti deri më 7 shtator 2026.
Regjistrimet janë rihapur për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe të dhjetë, si edhe për ata që synojnë të regjistrohen në shkollat artistike dhe sportive.
Ministria u bëri thirrje prindërve dhe nxënësve që të respektojnë afatin dhe ta përfundojnë procedurën brenda periudhës së përcaktuar, për të mos rrezikuar regjistrimin në shkollë.















