• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 1 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Debati mes një Komunisti dhe një Miliarderi që po formëson botën ku do jetojnë fëmijët tanë

Editor Nga Editor
1 Prill, 2026
në OP-ED
A A
0
Debati mes një Komunisti dhe një Miliarderi që po formëson botën ku do jetojnë fëmijët tanë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Adrian Thano

Nga njëra anë, një miliarder i cili thotë se do kapërcejë kufijtë e natyrës njerëzore përmes parasë. Nga ana tjetër, një filozof që na paralajmëron se në horizont po shfaqet një diktaturë e re, e fshehur pas maskës së ‘revolucionit teknologjik’.

Slavoj Zhizhek dhe Peter Thiel janë dy mendje të forta radikale. Emrat e tyre, për momentin, nuk i thonë asgjë lexuesit në Shqipëri. Por ky debat, i mbuluar pak ose aspak në hapësirën tonë publike, përbën busullën e vetme për të kuptuar se ku po na dërgon e ardhmja.

Dy fjalë së pari, kush është Zhizhek.

​Zhizhek e deklaron hapur veten si komunist, por nuk është marksist-leninist, nuk beson te diktatura e proletariatit, nuk beson te dhuna revolucionare e stilit të vjetër. Është kritik i ashpër i sistemeve totalitare të shekullit të 20-të. E ironizon veten duke u quajtur komunist pesimist.

Kur i thonë se kërkon të rikthejë komunizmin, përgjigjet: “Nëse doni t’i vendosni një emër tjetër, vendosjani, por thelbi mbetet bashkëpunimi global i detyruar. Njerëzimi duhet të organizohet, përndryshe jemi të humbur”.

Figurat si Peter Thiel apo Elon Musk, ai i sheh si feudalë të rinj që po privatizojnë gjithçka publike, duke kontrolluar internetin, hapësirën, informacionin.

Sipas tij, nëse këtyre individëve me mundësi enorme për shkak të kapitalit të madh, nuk u kundërvihet një autoritet i fortë, njerëzimi do bjerë shumë shpejt në skllavëri digjitale, ku liria individuale do asgjësohet.

Zhizhek flet për një regjim që po kolektivizon jo pronën e individit, por shpirtin dhe vullnetin e tij. Kjo tirani nuk do marshojë me uniforma ushtarake, por po instalohet përmes ndërfaqeve të internetit. Nuk ka nevojë të rrethojë ndonjë kufi me tela gjembash. Prangat e saj janë digjitale, krejt të padukshme.

Këto pranga-kode që përgatiten në laboratorët e ftohtë të Inteligjencës Artificiale po sjellin një tjetërsim të thellë të shpirtit njerëzor.

Ky tjetërsim po ndodh në heshtje dhe nëse vijojmë kështu, – paralajmëron Zhizhek – çdo impuls apo zgjedhje jona në të ardhmen e afërt nuk do burojë më nga liria jonë e brendshme.

Do jetë produkt i paracaktuar i algoritmeve që na kontrollojnë (dhe na konturojnë) përmes ekraneve që mbajmë në duar dhe mbi tavolinë.

Kurse Peter Thiel, themelues i PayPal dhe Palantir, përfaqëson ideologjikisht atë që shpesh quhet “Ideologjia e Kalifornisë“ në formën e saj më ekstreme.

Për Thiel, njerëzimi ka ngecur. I ndikuar nga filozofi René Girard, ai beson se njerëzit nuk dinë çfarë duan. Kjo çon në konflikte dhe luftëra.

Ai flet për trans-humanizëm. Sipas tij Inteligjenca Artificiale do jetë mjeti për të kapërcyer kufizimet njerëzore. Fund i kaosit – thotë pasunari Thiel, – përmes një rendi të ri teknokratik.

Ky rend, sipas tij, do drejtohet nga një Elitë Teknologjike që krijon monopole të fuqishme dhe “arratiset” nga kufizimet e shtetit dhe demokracisë.

Ai e quan shtetin pengesë, një entitet të rëndë, burokratik, të paaftë për të sjellë progres (ironike është që pasurinë e tij më të madhe e ka ndërtuar duke i shitur shërbime të mbikëqyrjes pikërisht shtetit dhe ushtrisë).

Thotë se nuk beson më te liria dhe demokracia. Nuk janë të përputhshme. Beson te monopolet, me fitime të larta që sjellin liri për të investuar në projekte afatgjata që transformojnë shoqërinë – thotë ai.

As vetë vdekja nuk është një fakt i pashmangshëm biologjik, sipas Thiel, por një problem inxhinierik që duhet zgjidhur. Ndaj financon kërkime masive në fushën e bioteknologjisë për të zgjatur jetën njerëzore në mënyrë të pacaktuar.

Zgjidhja “Thiel” është arratisja (exit). Sistemi nuk punon? Mos e rregullo, ndërto një sistem paralel. Kriptomonedhat, bunkerët luksozë për strehim në rast apokalipsi, ishujt lundrues artificialë në mes të oqeaneve apo kolonizimi i Marsit janë produkt i këtij vizioni.

Në terma të prerë, Thiel kërkon ‘Exit’ – arratisjen dhe veçimin e elitës, ndërsa Zhizhek kërkon ‘Voice’, zërin e kolektivit dhe autoritetin e shtetit.

Por (dhe kjo është pjesa më e rëndësishme për t’u kuptuar) Zhizhek shton me mprehtësi se këta miliarderë finokë nuk synojnë zhdukjen e shtetit, siç thonë, por ‘privatizimin’ e tij.

Ata duan të jenë vetë ‘shteti’, duke u fshehur pas maskës së ftohtë të robotëve. Synojnë thjesht ta shndërrojnë pushtetin publik në një mjet për qëllimet e tyre private.

Debat i parakohshëm për shoqëri si jona? Jo. E ardhmja po mbërrin më shpejt se parashikimet. Edhe ne herët a vonë duhet të reflektojmë nga çfarë do diktohet ajo. Teknologjia do na shërbejë të gjithëve si një e mirë e përbashkët? Apo do shndërrohet në mjetin më të fortë të nënshtrimit në gjithë historinë njerëzore që njohim?

Ndaj përballja mes vizionit të Thiel dhe Zhizhek nuk është filozofi dhomash të mbyllura apo lojë intelektuale.

Për më tepër, pikëpamjet e Zhizhek mbi shtetin si garant i interesit publik rezonojnë edhe në realitetin tonë. Jemi një shoqëri ku shteti është zvetënuar prej dekadash nga korrupsioni kronik. Qytetarët bien lehtësisht pre e magjepsjes pas ‘shpëtimtarëve’ teknologjikë.

Nën petkun e modernizimit dhe ‘revolucionit digjital’, edhe tek ne po tentohet të tjetërsohen shërbimet bazë deri te vetë vendimmarrja politike, duke ua ‘dorëzuar’ (në dukje) fatin tonë ‘Diellave’ apo platformave që premtojnë efikasitetin e ftohtë të algoritmit.

Në të vërtetë pas këtyre ndërfaqeve teknologjike nuk fshihet progresi. Është përpjekja e re e pushtetit të sotëm dhe atij të nesërm e në vijim për t’i ikur përgjegjësisë morale dhe ballafaqimit me llogaridhënien.

—

Botuar në rubrikën e Kryeredaktorit në faqen 2 të gazetës Dita, versioni print. Karikatura shoqëruese, nga Agim Sulaj

Artikulli para

Nuk do të reduktohet flota, transporti publik do marrë subvencionin për naftën

Artikulli pas

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”
Ekonomi

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

30 Qershor, 2026
Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq
OP-ED

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

29 Qershor, 2026
Rama për Financial Times: S’jam Kumbari, atyre që më akuzojnë u them f*ck you!
Kryesore

Rama për Financial Times: S’jam Kumbari, atyre që më akuzojnë u them f*ck you!

23 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?
OP-ED

Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?

21 Qershor, 2026
Zemërimi nuk mjafton, protesta duhet të ofrojë alternativë
Aktualitet

Zemërimi nuk mjafton, protesta duhet të ofrojë alternativë

21 Qershor, 2026
Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?
OP-ED

Kush do të ndryshojë (marshin) i pari?

16 Qershor, 2026
Artikulli pas
Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim
Shëndet

Studimi zbulon kush përfiton më shumë nga injeksionet për dobësim

Nga Editor
9 Prill, 2026
0

Një studim i publikuar në revistën shkencore Nature sugjeron se personat që mbartin variante të caktuara në dy gjene të...

Lexo të plotë
Gati ligji, “strategjikët” do të marrin pa garë portet turistik të vendit

Gati ligji, “strategjikët” do të marrin pa garë portet turistik të vendit

13 Shkurt, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

12 Maj, 2026
Lufthansa humbet një Oscar, nisin kërkimet

Lufthansa humbet një Oscar, nisin kërkimet

1 Maj, 2026
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

Drejtori i TIA zbulon planet për fluturimet direkte Tiranë-New York

4 Tetor, 2025

Të Fundit

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nisi sot shpërndarja e bonusit, mbi 33 mijë pensionistë e tërhoqen brenda pak orësh

1 Korrik, 2026
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

Aksidentet, Shoqata e Siguruesve shpjegon të drejtat dhe detyrimet e pasagjerëve që udhëtojnë me transport publik

1 Korrik, 2026
Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

Gati 1 në 7 shqiptarë vdes nga kanceri, cilat janë format më të përhapura dhe ku duhet treguar kujdes

1 Korrik, 2026
Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

Nga qafa te duart, si po e shndërron telefoni trupin tuaj në një “phone body”

1 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr