• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 28 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Turizëm

Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar

Editor Editor
29 Maj, 2026
në Turizëm
A A
Media spanjolle: Shqipëria, zbulimi i madh i turizmit mesdhetar
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Evropës, duke tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare dhe vizitorëve nga e gjithë bota, sipas revistës spanjolle “Noticias del Vino”.

E vendosur në zemër të Ballkanit dhe e pasur me peizazhe të larmishme, nga brigjet e kristalta të Rivierës Shqiptare deri te Alpet madhështore në veri, vendi po fiton gjithnjë e më shumë reputacionin e një “perle të fshehur” që ofron përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe mikpritje tradicionale.

Rritja e interesit turistik, veçanërisht gjatë muajve të verës, e ka pozicionuar Shqipërinë si një nga “surprizat” më të mëdha të turizmit mesdhetar të viteve të fundit.

Shqipëria është shndërruar në një fenomen viral në “TikTok” për një arsye të dukshme: është i vetmi vend në Mesdhe ku mund të drekoni ose darkoni përballë detit për vetëm 10 euro.

Shqipëria është një ndër vendet më të bukura të Ballkanit. Është një vend ku bashkëjetojnë bunkerët komunistë, xhamitë osmane dhe plazhet që do të konkurronin denjësisht edhe me ishujt e famshëm të Tajlandës.

Riviera Shqiptare: “Karaibet” që nuk kanë nevojë për filtra

Kur njerëzit pyesin çfarë mund të shohësh në Shqipëri, 90% prej tyre mendojnë për jugun. Riviera Shqiptare është segmenti bregdetar që shtrihet nga Vlora deri në Ksamil, dhe këtu duhet të jenin strategjik.

Ksamili është xhevahiri i kurorës, me tre ishujt e tij ku mund të shkoni për të notuar.

Nëse kërkoni diçka më autentike, Dhërmiu është vendi ideal. Ujërat e tij janë po aq të kaltra, por atmosfera është shumë më e qetë.

Trekëndëshi historik: Berati, Gjirokastra dhe Butrinti

Shqipëria nuk ofron vetëm plazhe mahnitëse. Berati, i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një vend magjik.

Shtëpitë e bardha osmane duken sikur ngjiten në mal deri te kalaja, e cila ende është e banuar.

Disa orë më larg ndodhet Gjirokastra, qyteti gurtë, ku lindi diktatori Enver Hoxha. Rrugicat me kalldrëm rrëshqasin, por pamjet mbi luginën e Drinos të lënë pa frymë.

Dhe nëse jeni një adhurues i rrënojave, Butrinti është një domosdoshmëri në listën e vendeve që duhet të vizitoni në Shqipëri.

Në parkun arkeologjik ndërthuren mbetjet greke, romake dhe bizantine, i rrethuar nga një lagunë e egër.

Alpet Shqiptare: sekreti më i ruajtur i veriut

Nëse adhuroni ecjet malore ose thjesht ajrin e pastër, duhet të bëni rrugën Theth – Valbonë.

Është një nga shëtitjet më spektakolare të Ballkanit – ku do të rrethoheni nga maja të thepisura, që mund të krahasohen lehtësisht me Zvicrën, dhe me mikpritjen e “kullave” (shtëpi tradicionale guri), ku do t’ju presin me kafe turke dhe raki shtëpie.

Si filim, duhet të kaloni Liqenin e Komanit me një traget. Është ndoshta udhëtimi më i bukur me anije që do të bëni ndonjëherë për më pak se 10 euro.

Muret vertikale të shkëmbinjve që zhyten në ujërat smerald do t’ju mbeten gjatë në kujtesë.

Tirana: qyteti me ngjyra që të tërheq

Tirana është e zhurmshme, plot ngjyra dhe magjepsëse. Pas rënies së komunizmit, kryetari i bashkisë vendosi të pikturojë ndërtesat gri sovjetike, me ngjyra të gjalla për të përmirësuar moralin e qytetarëve.

Vizitoni Bunk’Art, një bunker atomik gjigant nëntokësor, i kthyer në muze arti dhe historie. Është klaustrofobik, por thelbësor për të kuptuar 40 vitet e izolimit që ka kaluar vendi.

Në mbrëmje, vizitoni lagjen e Bllokut. Dikur ishte zona e ndaluar ku jetonte elita e partisë; sot është zona më elegante e qytetit, plot bare moderne dhe njerëz me stil.

Syri i Kaltër dhe mrekullitë e natyrës

Nëse udhëtoni drejt jugut, do të hasni Syrin e Kaltër, një burim natyror, i njohur për ujin e tij të kristaltë, ngjyrën e kaltër-smerald dhe temperaturën shumë të ftohtë (rreth 10-12°C)

Askush nuk e di saktësisht sa i thellë është (zhytësit kanë zbritur mbi 50 metra dhe vazhdon ende).

Është e ndaluar të notosh, sepse uji është rreth 10 gradë, por gjithmonë do të shihni dikë që hidhet nga platforma prej druri.

Afër ndodhen edhe Banjat e Bënjës. Pishina natyrore me ujë sulfurik nën një urë osmane të shekullit XVII, është një spa e jashtëzakonshme falas.

A është e sigurt të udhëtosh në Shqipëri?

Harrojini paragjykimet e viteve ’90. Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë për të udhëtuar vetëm ose me miq.

Rreziku më i madh është që të mos duash të largohesh më, ose të mësohesh me kafen 50 cent.

Shqipëria po ndryshon shpejt. Hotelet luksoze po shfaqen me shpejtësi dhe autenticiteti ka një afat përfundimi.

Nëse dëshiron të zbulosh thelbin e vërtetë të Ballkanit, filloni të rezervoni biletat tani. Sepse, sapo bota të mësojë rreth Shqipërisë, ky vend nuk do të jetë më “sekreti” që është sot.

Etiketa: shqiperi
Artikulli para

Shqiptarët taksohen rëndshëm, 284 mln euro në 4 muaj vetëm nga TAP-i

Artikulli pas

Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?

Editor

Editor

Nga Kategoria

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty
Turizëm

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
“Travel off Path”: Shqipëria fiton terren në Mesdhe, Saranda kryeson bumin turistik
Turizëm

“Travel Off Path”: Saranda, pikënisja për të zbuluar dy vende evropiane

27 Nëntor, 2026
Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje
Ekonomi

Surprizë! Kuvendi voton pranë mesnatës zgjatjen me tre vjet të lehtësive fiskale për hotelet “brand” me 4 dhe 5 yje

27 Nëntor, 2026
Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj
Turizëm

Greqia drejt një rekordi të ri, turistët shpenzuan 22 miliardë euro në nëntë muaj

25 Nëntor, 2026
“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare
Turizëm

“National Geographic” reportazh për Vjosën: Një udhëtim mes natyrës së egër dhe traditave shqiptare

25 Nëntor, 2026
Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë
Turizëm

Media turke: Saranda, porta drejt thesareve turistike të jugut të Shqipërisë

25 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?

Pse në fund të ditës shumë njerëz i ndjejnë këmbët e fryra?

Të Përzgjedhura

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm
Ekonomi

Trump përshkallëzon betejën tregtare me Kinën, Bitcoin bie ndjeshëm

Editor
11 Tetor, 2025
0

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, pësoi një rënie të ndjeshme të premten pasi presidenti amerikan Donald Trump përshkallëzoi...

Lexo të plotë
Inxhinieria komplekse e dritareve të avionëve

Inxhinieria komplekse e dritareve të avionëve

16 Shtator, 2026
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

“Mafia” e ilaçeve, KLSH zbërthen masakrën e FSDKSH-së më paratë dhe shëndetin e shqiptarëve

5 Janar, 2026
Turku, shpullë stjuardesës se donte ta ulte pranë një gruaje, e pëson keq

Turku, shpullë stjuardesës se donte ta ulte pranë një gruaje, e pëson keq

19 Korrik, 2026
Nuk i del e keqja me shkarkimin, Elisa Spiropali i kanoset Taulant Ballës

PS përjashton Elisa Spiropalin nga Grupi Parlamentar

24 Nëntor, 2026

Të Fundit

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

Karakaçi: 36 mijë fatura të energjisë elektrike nga 2008-2013 do të falen

27 Nëntor, 2026
Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

Pse njerëzit po konsumojnë organe të thara të lopës në formë kapsulash?

27 Nëntor, 2026
Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

Sa kalori duhet të reduktoni në ditë për të humbur dhjamë dhe jo muskuj?

27 Nëntor, 2026
Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

Ftohje, grip apo Covid? Si t’i dalloni nga simptomat

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In