• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 31 Maj, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Maj, 2026
në Kryesore, Shëndet
A A
0
Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vitin 2024, qeveria e Kosovës kontraktoi përmes një tenderi publik 62 mijë kuti të insulinës NovoRapid për të mbuluar nevojat e pacientëve diabetikë për një periudhë dyvjeçare.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera totale e blerjes ishte 1 milion e 81 mijë euro, ose më pak se 17.5 euro për kuti. Çdo kuti përmban një paketim me 5 njësi.

Ndërsa Kosova rezulton se e ka blerë këtë insulinë me një çmim dukshëm më të ulët, në Shqipëri i njëjti medikament rimbursohet me 28.33 euro për kuti. Diferenca është gati 11 euro për çdo kuti në dëm të buxhetit të shtetit dhe, në shumë raste, edhe të vetë pacientëve.

Në pamje të parë, 11 euro më shumë për një kuti mund të duken si një diferencë e vogël. Por llogaritë ndryshojnë krejtësisht kur shihet volumi real i përdorimit. NovoRapid FlexPen është një nga insulinat më të përdorura për trajtimin e diabetit, edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare, ky produkt përdoret nga të paktën 17 mijë pacientë në vend, shumë prej të cilëve injektohen disa herë në ditë.

Sipas Kapitali.al, vetëm gjatë vitit 2025, FSDKSH ka rimbursuar rreth 150 mijë kuti NovoRapid. Me diferencën që rezulton në raport me çmimin e Kosovës, Shqipëria ka paguar mbi 1.6 milion euro më shumë vetëm për një vit.

Nëse kjo diferencë shtrihet në disa vite, bëhet fjalë për dhjetëra milionë euro të paguara më tepër nga fondi publik i rimbursimit. Këto para përfundojnë si fitim për zinxhirin e tregtimit, por ngrejnë dyshime edhe për rolin e zyrtarëve që miratojnë, kontrollojnë ose pranojnë çmimet e barnave në Shqipëri.

Që nga viti 2014, Shqipëria e ka bazuar përcaktimin e çmimit të barnave të rimbursueshme te çmimi më i ulët i tregtimit në pesë vende referente: Italia, Greqia, Serbia, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut.

Në teori, kjo metodë duhej të shmangte abuzimet dhe të garantonte që buxheti publik të mos paguante më shumë se tregjet referente. Por në praktikë, kjo metodologji duket se është kompromentuar shpesh, pasi për vendet me çmimin më të ulët mungonte ose nuk verifikohej gjithmonë informacioni zyrtar.

Në fillim të këtij viti, qeveria ndryshoi metodologjinë për çmimin e barnave të rimbursueshme, duke marrë si bazë mesataren e tre vendeve me çmimin më të ulët ndër pesë vendet referente. Megjithatë, edhe me këtë formulë, shkarjet vazhdojnë.

Cmimi zyrtar ne Maqedonine e Veriut
Cmimi zyrtar ne Maqedonine e Veriut

Edhe pse Kosova nuk është pjesë e listës së vendeve referente që përdor Shqipëria, krahasimi me të tregon përmasën e problemit. Por më shqetësues është fakti se çmimi në Shqipëri del më i lartë edhe se mesatarja e tre vendeve më të lira referente.

Sipas të dhënave, çmimi aktual i NovoRapid FlexPen në Greqi, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut rezulton përkatësisht 24.16 euro, 24.26 euro dhe 24.33 euro. Mbi këtë bazë, çmimi që duhej të aplikohej në Shqipëri vlerësohet rreth 24.25 euro për kuti.

Megjithatë, në Shqipëri çmimi vijon të mbetet 28.33 euro, një nivel i fiksuar prej vitesh.

Kjo diferencë merr përmasa të mëdha kur shumëzohet me volumin e shitjeve. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në pesë vitet e fundit Shqipëria ka rimbursuar mbi 600 mijë kuti NovoRapid FlexPen. Krahasuar me çmimin që do të rezultonte nga zbatimi korrekt i formulës ligjore, mbipagesa llogaritet në rreth 2.5 milionë euro vetëm për pesë vitet e fundit.

Por nëse çmimi i Shqipërisë krahasohet me çmimin me të cilin Kosova ka blerë të njëjtin produkt, dëmi potencial për fondin publik shkon në rreth 6 milionë euro. Për këtë arsye, Rejsi Farma duhet të detyrohet të kthejë shumën e përfituar padrejtësisht në fondin e rimbursimit, nëse hetimet konfirmojnë manipulimin ose deklarimin e pasaktë të çmimit.

Njëkohësisht, çmimi duhet të korrigjohet menjëherë, në mënyrë që fondi publik dhe pacientët të mos vijojnë të paguajnë më shumë për një medikament jetik.

NovoRapid FlexPen prodhohet nga kompania daneze Novo Nordisk. Në Shqipëri, ky medikament gjendet në kushtet e një monopoli absolut, pasi të drejtën e tregtimit e ka vetëm kompania Rejsi Farma.

Rasti bëhet edhe më i rëndë për shkak se nuk bëhet fjalë për një produkt të zakonshëm tregtar, por për një insulinë jetike. Për vite me radhë, ky medikament është përdorur nga pacientë diabetikë, shumë prej të cilëve kanë pasur edhe bashkëpagesë, duke mbuluar një pjesë të kostos nga xhepi i tyre.

Kjo do të thotë se, në rast abuzimi me çmimin, dëmi është i dyfishtë. Pacientët dëmtohen si konsumatorë, sepse mund të kenë paguar më shumë nga xhepi, dhe si taksapagues, sepse buxheti i shtetit financon rimbursimin e këtij ilaçi.

Dyshimet kryesore lidhen me mënyrën se si është vendosur dhe miratuar çmimi nga autoritetet shqiptare. Pyetjet që ngrihen janë të qarta: A është paraqitur çmimi i referencës në përputhje me ligjin? A janë deklaruar saktë çmimet në vendet referente? A kanë pasur autoritetet dokumentacionin e plotë për të miratuar çmimin real që duhej të zbatohej? Dhe kush ka përfituar nga mbajtja e çmimit në një nivel më të lartë për vite me radhë?

Një element që e bën çështjen edhe më të rëndë është fakti se kompania ndërkombëtare Novo Nordisk, gjatë një periudhe kaq të gjatë, ka pasur ndryshime në drejtues dhe në strukturat menaxheriale. Për këtë arsye, duket e vështirë të besohet se disa drejtues të ndryshëm, në periudha të ndryshme, mund të kenë mashtruar njëkohësisht kompaninë qendrore për të mbajtur të njëjtin manipulim çmimi.

Kjo forcon dyshimin se problemi mund të ketë buruar në nivel lokal, në marrëdhënien mes distributorit, përfaqësimit lokal dhe mekanizmave të deklarimit të çmimit.

Për këtë arsye, hetimi nuk duhet të kufizohet vetëm te NovoRapid FlexPen. Rasti duhet të shërbejë si pikënisje për një kontroll më të gjerë mbi të gjitha produktet dhe kompanitë që Rejsi Farma përfaqëson ose ka përfaqësuar në Shqipëri.

Ka dyshime se praktika të ngjashme mund të kenë ndodhur edhe me produkte të tjera të kompanive ndërkombëtare si Alexion, Apotex, AstraZeneca, Atnahs Pharma Netherlands B.V., Beecham Group Plc, Denk Pharma, Novartis, Sanofi, Viatris, Takeda, Mylan, Lek/Sandoz, Janssen-Cilag dhe kompani të tjera.

Nëse këto dyshime konfirmohen, atëherë nuk kemi të bëjmë vetëm me një rast të izoluar të një insuline, por me një problem potencialisht sistemik në mënyrën se si disa barna deklarohen, miratohen, tregtohen dhe rimbursohen në Shqipëri.

Nga ana tjetër, tregu farmaceutik në Shqipëri po përballet gjithnjë e më shumë me përqendrim dhe pozita dominuese. Rasti i NovoRapid FlexPen ngre pikëpyetje serioze mbi dominancën në treg, mundësinë e abuzimit me pozitën dominuese dhe ndikimin që një distributor i vetëm, ose një grup i vogël kompanish, mund të kenë mbi çmimet e barnave jetike.

Në qendër të kësaj çështjeje është Rejsi Farma, e cila duhet të mbajë përgjegjësi nëse provohet se çmimi është deklaruar, mbajtur ose përfituar në mënyrë të padrejtë. Përgjegjësia nuk duhet të mbetet vetëm administrative, por Rejsi Farma duhet të mbahet përgjegjëse dhe të kthejë rreth 6 mln euro në FSDKSH dhe çmimi i insulinës duhet të korrigjohet pa vonesë.

Etiketat: cmimifsdkshinsulinamonopolirejsi farma
Artikulli para

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit
Shëndet

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit

31 Maj, 2026
Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet
Shëndet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

31 Maj, 2026
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim
Aktualitet

AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

31 Maj, 2026
VIDEO/ Një zog shkatërroi motorin e avionit, por pilotët vijuan ngjitjen: Çfarë është shpejtësia V1 dhe pse është a pamundur të mos ngjitesh pasi e ke kaluar atë
Aviacion

VIDEO/ Një zog shkatërroi motorin e avionit, por pilotët vijuan ngjitjen: Çfarë është shpejtësia V1 dhe pse është a pamundur të mos ngjitesh pasi e ke kaluar atë

31 Maj, 2026
Kompania Zvërnec South Adriatic Development njofton ndërprerjen e kontratës me Major Security pas incidenteve gjatë protestës së djeshme në Zvërnec
Aktualitet

Kompania Zvërnec South Adriatic Development njofton ndërprerjen e kontratës me Major Security pas incidenteve gjatë protestës së djeshme në Zvërnec

31 Maj, 2026
Një virus eksperimental godet kancerin e pankreasit, por mjekët kërkojnë KUJDES!
Shëndet

Një virus eksperimental godet kancerin e pankreasit, por mjekët kërkojnë KUJDES!

31 Maj, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte
Uncategorized

Qetësohen “gjakrat”, India dhe Kina rinisin pas disa vitesh fluturimet direkte

Nga Editor
3 Tetor, 2025
0

India dhe Kina do të rifillojnë fluturimet direkte mes tyre këtë muaj, një zhvillim që sinjalizon një tjetër hap drejt...

Lexo të plotë
Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

30 Prill, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi

Inflacioni u rrit nga pagat e shtetit dhe nga blerjet e valutës nga BSH

15 Prill, 2026
Si po e rrëzojnë Turqia dhe Emiratet arin ndërkohë që lufta në Iran vijon

Si po e rrëzojnë Turqia dhe Emiratet arin ndërkohë që lufta në Iran vijon

7 Maj, 2026

Të Fundit

Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së

Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së

31 Maj, 2026
Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit

31 Maj, 2026
Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

Protezat e legenit tashmë zgjasin mbi 30 vjet

31 Maj, 2026
AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

AKSHI-n e vrau babëzia, Rama prezanton ADS-në si shpëtim

31 Maj, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr