• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

860 euro në muaj! Shqiptarët, të fundit në rajon për pagën bruto

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Nga paga minimale 500 euro deri te mbështetjet për sipërmarrësit, programi i qeverisë së re
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria vijon të ketë nivelin më të ulët të pagave bruto në rajon, ndërsa diferenca me vendet e Bashkimit Europian mbetet shumë e lartë dhe po kthehet në një nga arsyet kryesore të emigracionit për punë.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025, një i punësuar në Shqipëri merr mesatarisht 84.1 mijë lekë në muaj pagë bruto, ose rreth 860 euro. Në bazë vjetore, kjo përkthehet në rreth 10.3 mijë euro pagë bruto.

Me këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në rajon, me përjashtim të Kosovës, për të cilën të dhënat më të fundit janë të vitit 2024 dhe tregojnë një pagë vjetore bruto nën 10 mijë euro.

Sipas të dhënave të instituteve statistikore të vendeve të rajonit, të përpunuara nga “Monitor”, Serbia kryeson Ballkanin Perëndimor me rreth 15.5 mijë euro pagë bruto vjetore. Pas saj renditen Bosnjë Hercegovina me gati 15 mijë euro, Mali i Zi me 14.5 mijë euro dhe Maqedonia e Veriut me 13.2 mijë euro.

Megjithëse pagat në rajon u rritën edhe gjatë vitit 2025, hendeku me Bashkimin Europian mbetet i madh.

Nëse krahasimi bëhet me pagat vjetore bruto në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga Euronews mbi bazën e raportit të OECD “Taxing Wages 2026”, diferenca është shumë e thellë. Mesatarja e thjeshtë e pagës bruto vjetore në vendet e Bashkimit Europian është rreth 50 mijë euro, ose afërsisht pesë herë më e lartë se në Shqipëri.

Gjermania, një nga destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar vitet e fundit, ka një pagë mesatare bruto vjetore prej 66.7 mijë eurosh. Kjo është mbi gjashtë herë më shumë se paga mesatare në Shqipëri.

Edhe Italia dhe Greqia, dy vende ku punojnë mijëra shqiptarë, ofrojnë paga ndjeshëm më të larta. Në Itali, paga mesatare bruto vjetore arrin në 36.6 mijë euro, më shumë se trefishi i nivelit në Shqipëri. Në Greqi, paga mesatare bruto vjetore është 26.5 mijë euro, ose rreth 2.2 mijë euro në muaj.

Diferenca e madhe e pagave po reflektohet edhe në rritjen e lejeve të punës për shqiptarët në Bashkimin Europian. Sipas të dhënave të Eurostat, vetëm gjatë periudhës 2022 deri në 2024 janë dhënë mesatarisht rreth 20 mijë leje pune në vit për shtetas shqiptarë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani. Një dekadë më parë, ky numër ishte vetëm rreth 3 deri në 4 mijë leje pune në vit.

Që nga viti 2021, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë rreth 72 mijë leje qëndrimi për herë të parë për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Kjo shifër përfshin vetëm emigracionin zyrtar dhe nuk llogarit personat që punojnë të paregjistruar, ata që largohen për punë sezonale apo forma të tjera punësimi jashtë statistikave.

Në raport me tregun e brendshëm të punës, kjo shifër është e konsiderueshme. Sipas përllogaritjeve mbi të dhënat e INSTAT, 72 mijë leje pune përbëjnë rreth 13 për qind të të punësuarve në sektorin privat jo bujqësor në Shqipëri.

Në Europë, sipas raportit “Taxing Wages 2026” të OECD, paga mesatare bruto vjetore varion nga 18,590 euro në Turqi deri në 107,487 euro në Zvicër. Zvicra është i vetmi vend në listë ku paga mesatare bruto kalon nivelin e 100 mijë eurove në vit.

Pas Zvicrës renditet Islanda me 85,950 euro, ndërsa Luksemburgu kryeson vendet e Bashkimit Europian me 77,844 euro në vit. Pesëshen e parë e plotësojnë Danimarka me 71,961 euro dhe Holanda me 69,028 euro. Norvegjia, me 68,420 euro, ndodhet gjithashtu pranë këtyre niveleve.

Mes ekonomive më të mëdha të Europës, Gjermania kryeson me 66,700 euro pagë mesatare bruto vjetore, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 65,340 euro. Franca ka një pagë mesatare bruto vjetore prej 45,964 eurosh, Italia 36,594 euro dhe Spanja 32,678 euro.

Në anën tjetër të renditjes janë vendet me paga mesatare nën 30 mijë euro në vit. Sllovakia ka pagën më të ulët mes vendeve të Bashkimit Europian të përfshira në listë, me 19,590 euro. Hungaria, Letonia, Çekia, Portugalia dhe Polonia kanë paga mesatare nën 25 mijë euro në vit, ndërsa Estonia, Greqia dhe Lituania mbeten poshtë pragut të 30 mijë eurove.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria jo vetëm që mbetet pas rajonit, por ndodhet shumë larg edhe vendeve më pak të paguara të Bashkimit Europian. Ky hendek e bën tregun shqiptar të punës më pak konkurrues dhe rrit presionin për largimin e forcës së punës drejt vendeve ku paga është disa herë më e lartë. /Marrë me shkurtime nga Monitor

Artikulli para

Monopoli i frikshëm i insulinës, milionat që shteti paguan më shumë për ilaçin e diabetikëve: Kush mban përgjegjësi dhe 6 mln euro që i duhen kthyer FSDKSH-së

Artikulli pas

Reforma për kompensimin e pasagjerëve, kompanitë ajrore duan më shumë kohë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve
Ekonomi

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen
Ekonomi

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?
Ekonomi

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi
Ekonomi

TENDERËT/ Si u “armatos” Policia dy muaj para protestave: Shpenzimet për pajisje policore u rritën 114%. Kush e furnizoi

21 Tetor, 2026
Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
Ekonomi

Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane

Reforma për kompensimin e pasagjerëve, kompanitë ajrore duan më shumë kohë

Të Përzgjedhura

Si po sabotohen hetimet për skandalin me mbetjet toksike të Kurum, SPAK thirret të bëjë detyrën!
Aktualitet

Pas një viti pritje, merren mostrat nga mbetjet toksike të Kurum në Porto Romano

Nga SkyWeb
9 Tetor, 2025
0

Më në fund, pas më shumë se një viti nga shpërthimi i skandalit, ekspertë të specializuar mbërritën në zonën industriale...

Lexo të plotë
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

2 500 euro për policët, 0 për mësuesit! I besojmë zgjidhjes së krizës me shkop gome apo me edukim?

20 Tetor, 2026
Malaj: Nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët në 2026

Malaj: Nuk është parashikuar bonus fundviti për pensionistët në 2026

11 Nëntor, 2025
Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

Taksitë ajrore elektrike fluturojnë për herë të parë mbi San Francisco

31 Mars, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026

Të Fundit

Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët, dy të tretat e kromit ikin të papërpunuara

21 Tetor, 2026
FOTO/ Sulm ndaj Booking.com, vidhen të dhënat personale dhe rrezikohen rezervimet e miliona klientëve

Oferta të rreme dhe mashtrime me rezervimet, BE nis hetim ndaj Booking.com

21 Tetor, 2026
Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

Bankat janë të sigurta pavarësisht dëmeve në pak filiale, Shella: 85% e degëve funksionale, paratë e qytetarëve nuk rrezikohen

21 Tetor, 2026
Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

Kamera për njohje fytyre në rrugë, Vangjel Tavo drejt një “Big Brother” në Himarë. Kush do t’i administrojë të dhënat?

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr