• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

Editor Nga Editor
5 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka franceze “Crédit Mutuel Arkéa” është përballur me një sulm të sofistikuar kibernetik, si pasojë e të cilit janë transferuar në mënyrë të paligjshme rreth 100 milionë euro drejt institucioneve të tjera financiare.

Sipas njoftimit të bankës, autorët e sulmit arritën të depërtonin në sistemet e saj dhe të kryenin një sërë transfertash me vlera të konsiderueshme. Megjithatë, institucioni siguron se ndërhyrja nuk ka prekur llogaritë e klientëve dhe as kursimet e tyre.

Pas transferimit, paratë janë konvertuar në kriptomonedha përmes platformave të specializuara të këmbimit. Banka bëri të ditur se një pjesë e shumës është arritur të bllokohet, ndërsa vijojnë përpjekjet për të rikuperuar pjesën tjetër të fondeve.

Drejtuesit e “Crédit Mutuel Arkéa” kanë përjashtuar mundësinë e një gabimi njerëzor, duke argumentuar se bëhet fjalë për një sulm të organizuar nga jashtë. Për momentin, nuk janë bërë publike detaje mbi mënyrën e ndërhyrjes apo identitetin e autorëve.

Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim zyrtar, duke e klasifikuar ngjarjen si sulm ndaj një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave, të kryer nga një grup i organizuar.

Rastin e bëri fillimisht publik hetuesi i pavarur i blockchain-it, ZachXBT, i cili gjurmoi lëvizjet e fondeve në rrjetet e kriptomonedhave. Sipas tij, paratë ishin shpërndarë në disa llogari të krijuara në platformat e këmbimit të aseteve digjitale.

Ndërkohë, media franceze “Le Télégramme” raportoi se dëmi mund të arrinte në 133 milionë dollarë, por kjo shifër nuk është konfirmuar nga banka. Institucioni pranoi se bëhet fjalë për humbje të konsiderueshme, ndërsa vlera përfundimtare është ende në proces vlerësimi.

Pavarësisht përmasave të sulmit, banka deklaroi se situata nuk rrezikon qëndrueshmërinë e saj financiare. Në gjashtëmujorin e parë të vitit, ajo kishte raportuar një fitim neto prej 230 milionë eurosh.

Artikulli para

OBSH: Gjashtë masa kundër ndryshimeve klimatike mund të shpëtojnë 1.6 milionë jetë çdo vit

Artikulli pas

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

Editor

Editor

Nga Kategoria

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët
Ekonomi

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Plotë me depozita, por bankat e mëdha nuk financojnë ekonominë shqiptare: Komploti ndaj bizneseve

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

Të Përzgjedhura

Lufthansa humbet një Oscar, nisin kërkimet
Aviacion

Lufthansa humbet një Oscar, nisin kërkimet

Nga Editor
1 Maj, 2026
0

Linja ajrore gjermane Lufthansa ka bërë të ditur se po kërkon një statujë të humbur Oscar-i, që i përkiste regjisorit...

Lexo të plotë
Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

Defekt në motor, avioni i Wizz Air bën ulje emergjente: 47 avionë të tjerë në hangar pas problemeve

29 Maj, 2025
Rama: Bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet para festave

Rama: Bonusi i fundvitit për pensionistët do të shpërndahet para festave

12 Nëntor, 2025
Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

Veshjet e përdorura dalin nga moda, bien importet

2 Janar, 2026
Tre mënyra se si martesa ndikon pozitivisht në shëndet

Tre mënyra se si martesa ndikon pozitivisht në shëndet

5 Qershor, 2026

Të Fundit

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr