• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Peshkimi në liqenin e Ohrit do të ndalohet nga 1 dhjetori 2026 deri më 1 mars 2027, ndërsa për belushkën ndalimi është përcaktuar që prej 1 nëntorit.

Masa përsërit ndalimin sezonal të zbatuar edhe në vitet e mëparshme, gjatë periudhës së riprodhimit të peshqve.

Për belushkën ndalohet peshkimi me çdo mjet dhe metodë, si edhe mbajtja në bord, transportimi në barkë dhe zbarkimi i qëllimtë i saj deri më 1 mars 2027.

Nga 1 dhjetori, këto kufizime shtrihen për të gjitha llojet e peshqve në liqen, përfshirë koranin.

Përjashtim bëhet për cironkën, e cila mund të peshkohet me trata të zallit, të njohura si “vlagë”, vetëm në zonat bregliqenore të përcaktuara nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.

Urdhri parashikon sekuestrimin e mjeteve të peshkimit të kapura nga strukturat e kontrollit gjatë periudhës së ndalimit.

Një përjashtim tjetër lidhet me kapjen e koranit riprodhues për grumbullimin e vezëve, të cilat do të inkubohen në Qendrën e Prodhimit të Rasateve në Lin të Pogradecit.

Për këtë program parashikohet grumbullimi deri në 220 kilogramë vezë korani dhe bashkëpunimi me 60 peshkatarë me përvojë, përmes kontratave përkatëse.

Shpenzimet për vezët, karburantin, transportin dhe veprimtarinë do të mbulohen nga buxheti i planifikuar i Drejtorisë.

Në pikën për këtë program, dokumenti shënon periudhën 1 janar 2026–1 mars 2027, duke lënë një paqartësi te viti i fillimit. Ndërkohë, afatet e ndalimit për belushkën dhe për peshkimin e përgjithshëm janë përcaktuar për sezonin dimëror 2026–2027.

Për zbatimin e urdhrit ngarkohen strukturat e peshkimit, autoritetet vendore në Pogradec, Policia, Policia Tatimore dhe AKU-ja e Korçës.

Etiketat: peshkatarpeshkim
Artikulli para

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

Artikulli pas

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen
Ekonomi

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Europianët zgjedhin udhëtime me distanca të shkurtra këtë verë, Vlora në listë
Ekonomi

Qiratë u rritën mbi 20%/ Por Durrësi dhe Vlora, me kostot më të ulëta të strehimit në Europë

6 Nëntor, 2026
Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII
Ekonomi

Karakaçi: 35,15 miliardë lekë për infrastrukturën rrugore në 2027, fokus Tiranë-Durrës dhe Korridori VIII

6 Nëntor, 2026
Afati ligjor, 31 000 biznese dorëzuan bilancet në kohë: Probleme me sistemin, pavarësisht tenderëve milionësh të shërbimit
Ekonomi

Bilancet gabim të institucioneve, gjoba deri në tri paga për zyrtarët përgjegjës

6 Nëntor, 2026
Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite
Ekonomi

Tronditet Wall Street, aksionet humbin 3.2 trilionë dollarë brenda një dite

6 Nëntor, 2026
Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm
Ekonomi

Qeveria ndalon resortet tërësisht për banim, të paktën 60% e ndërtimit duhet të jetë për turizëm

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

Të Përzgjedhura

Pse burrat janë më të pashëndetshëm  dhe çfarë mund të bëhet
Shëndet

Pse burrat janë më të pashëndetshëm dhe çfarë mund të bëhet

Nga Editor
11 Qershor, 2026
0

Qeveria e Anglisë ka nisur një konsultim për hartimin e një strategjie kombëtare për shëndetin e burrave, pasi ekspertët paralajmërojnë...

Lexo të plotë
Rreth 1.2 miliardë njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore

Rreth 1.2 miliardë njerëz në botë jetojnë me çrregullime mendore

23 Maj, 2026
TABELA/ Deri në 2 mijë euro, qeveria miraton pagat e reja për ushtarakët me detyra akademike: Sa marrin sipas gradave

TABELA/ Deri në 2 mijë euro, qeveria miraton pagat e reja për ushtarakët me detyra akademike: Sa marrin sipas gradave

2 Mars, 2026
Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

Studimi i ri: Gratë me sëmundje autoimune presin më gjatë dhe diagnostikohen sepse mjekët nuk i marrin seriozisht simptomat e tyre

14 Tetor, 2026
Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

12 Qershor, 2026

Të Fundit

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

“Fol me kryeministrin”, Rama hap faqen e dialogut për protestuesit: Kjo është ura e ngritur për ju

6 Nëntor, 2026
Raporti alarmues: Të miturit ekspozohen ndaj përmbajtjeve pornografike në Tik Tok

BE akuzon TikTok-un për nxitjen e varësisë: Rrezik për shëndetin mendor të fëmijëve

6 Nëntor, 2026
Klevis Qose në Shkodër, AMP forcon urat e bashkëpunimit me qytetarët: Në fokus transparenca dhe llogaridhenia

Klevis Qose në Shkodër, AMP forcon urat e bashkëpunimit me qytetarët: Në fokus transparenca dhe llogaridhenia

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr