• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj merr urime nga mbarë bota për 28 Nëntorin; Trump, Perandori i Japonisë, Aliyev, Mattarella, Steinmeier, Erdogan dhe dhjetëra liderë dërgojnë mesazhe për Ditën e Flamurit

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Presidenti Begaj merr urime nga mbarë bota për 28 Nëntorin; Trump, Perandori i Japonisë, Aliyev, Mattarella, Steinmeier, Erdogan dhe dhjetëra liderë dërgojnë mesazhe për Ditën e Flamurit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e gjithë bota për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Udhëheqës të shteteve rajonale, evropiane dhe botërore kanë përcjellë përmes Presidentit Begaj urimet e tyre për këtë ditë të madhe të shqiptarëve.

Presidenti Trump i dërgoi Presidentit Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. Menjëherë pas këtij mesazhi, Kreu i Shtetit mori urime edhe nga Perandori i Japonisë dhe nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, të cilët përcollën vlerësimin dhe miqësinë e vendeve të tyre për popullin shqiptar.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë.

Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e Kreut të Shtetit italian, Sergio Mattarella, shprehen urimet më të mira për Presidentin Begaj dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Presidenti italian nënvizon me kënaqësi të veçantë miqësinë vëllazërore gjithnjë e më të madhe dhe gjithnjë e më të begatë mes dy vendeve.

Ai thekson se kjo miqësi është spontane falë afërsisë gjeografike dhe është përforcuar nga rrënjë të përbashkëta historike, si dhe nga një partneritet politik dinamik bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së Atlantikut dhe marrëdhënieve të frytshme ekonomike e kulturore. Po ashtu, vlerësohet në mënyrë të veçantë kontributi i komuniteteve shqiptare në Itali dhe i komunitetit italian në Shqipëri, si ura të gjalla miqësie mes dy popujve.

Në mesazhin e tij, Presidenti italian përgëzon, gjithashtu, përparimin domethënës që ka bërë Tirana gjatë këtij viti në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian.

Italia riafirmon mbështetjen e saj të plotë dhe të qëndrueshme për Shqipërinë, duke inkurajuar aspiratën legjitime të saj për t’u bërë pjesë e BE-së.

Edhe Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në telegramin e tij të urimit rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, ndërsa e cilëson vendin tonë një partner të ngushtë dhe të besueshëm për Gjermaninë.

“Ne e vlerësojmë angazhimin ndërkombëtar të vendit tuaj, në veçanti punën e tij aktive në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe përfshirjen e tij në Procesin e Berlinit për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Duke pritur Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe Konferencën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s në Tiranë, Shqipëria ka marrë një përgjegjësi të veçantë.
Vendi juaj ka bërë përparim të jashtëzakonshëm vitet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Jam i bindur se proceset e nevojshme të reformave do të vazhdojnë të ndiqen vazhdimisht”, shkruan Frank-Walter Steinmeier, i cili garanton se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë me të gjitha aftësitë e saj në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Presidenti i Kroacisë në urimet e tij thekson bisedën që ka zhvilluar me Presidentin Begaj përgjatë Samitit të Brdo-Brijuni-t të mbajtur në Tiranë: “Jam i kënaqur që shkëmbyem mendime mbi përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe sfidat aktuale globale që ndikojnë në sigurinë dhe zhvillimin e rajonit.

Besoj se së bashku mund të kontribuojmë në arritjen e këtyre qëllimeve të rëndësishme”, shkruan Presidenti kroat Zoran Milanović.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në mesazhin e urimit dërguar Presidentit të Republikës, thekson se “marrëdhëniet e thella me partnerin tonë strategjik, Shqipërinë, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal, po zhvillohen çdo ditë”.

Erdogan shpreh besimin se ky bashkëpunim i palëkundur, i forcuar nga urat e dashurisë midis popujve tanë, do të bëhet edhe më i fortë, i qëndrueshëm dhe shumëdimensional në periudhën e ardhshme.

“Besoj me gjithë zemër se bashkëpunimi midis Turqisë dhe Shqipërisë do të vazhdojë të kontribuojë në paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkan”, shkruan Erdogan.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka marrë urime nga Kina, Arabia Saudite, Estonia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjera telegrame vijojnë të mbërrijnë në zyrën e Kreut të Shtetit. /skyweb.al

Etiketat: dita e flamuritmesazhepresidenti begajtrumpurime
Artikulli para

LISTA/ Këto janë 100 qytetet më të mira në botë për të jetuar ose vizituar

Artikulli pas

TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

TELEGRAMI/ Dita e Flamurit, Trump uron shqiptarët përmes Presidentit Begaj: Pres të forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Të Përzgjedhura

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor
Aviacion

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

Nga SkyWeb
17 Korrik, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka regjistruar një tjetër muaj me rritje të ndjeshme të trafikut ajror. Gjatë muajit qershor 2025,...

Lexo të plotë
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, Departamenti i Shtetit bën njoftimin e rëndësishëm: Çfarë ndryshon?

11 Mars, 2026
Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

Kur është dita dhe ora më e mirë për të prerë bileta avioni të lira dhe pse

10 Maj, 2025
“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

“Express”: Shqipëria e preferuara e britanikëve për plazhet e kristalta dhe çmimet e ulëta

19 Janar, 2026
“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

“Ojnat”, arti i thurjes me grep dhe gjilpërë i grave shqiptare nominohet për në UNESCO

10 Prill, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr