• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 27 Nëntor, 2026
  • Kyçu
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Aktualitet

Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”

SkyWeb SkyWeb
27 Nëntor, 2026
në Aktualitet
A A
Para CASH, konserva dhe ujë, britanikët bëhen gati për “fundin e botës”
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Britanikët kanë tërhequr rreth 700 milionë paund më shumë se zakonisht nga sistemi bankar gjatë pesë javëve të fundit, ndërsa kanë shtuar blerjet e ushqimeve me afat të gjatë ruajtjeje, ujit të ambalazhuar dhe produkteve të tjera të nevojshme për përballimin e situatave emergjente.

Sipas të dhënave të Bankës së Anglisë, të publikuara nga Bloomberg, sasia totale e parave fizike në qarkullim është rritur me 1,5 miliardë paund që prej 22 tetorit, kur ministri i Sigurisë, Dan Jarvis, u bëri thirrje qytetarëve të sigurojnë rezerva për të paktën tri ditë.

Në kuadër të fushatës qeveritare “Be Ready”, autoritetet britanike rekomandojnë që familjet të mbajnë në shtëpi ushqime, ujë, radio që karikohen manualisht, si dhe para në kartëmonedha dhe monedha, për të përballuar pasojat e mundshme të sulmeve kibernetike, ndërprerjeve të energjisë elektrike apo fenomeneve ekstreme të motit.

Tërheqjet e parave gjatë pesë javëve të fundit kanë qenë rreth dy herë më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të tre viteve të mëparshme. Që prej fillimit të këtij shekulli, tërheqje më të mëdha gjatë kësaj periudhe të vitit janë regjistruar vetëm në vitin 2009, gjatë krizës financiare globale.

Paralelisht, statistikat zyrtare të shitjeve me pakicë tregojnë një rritje të ndjeshme të blerjeve të ushqimeve të konservuara dhe qumështit me afat të gjatë ruajtjeje. Të dhënat e kompanisë Worldpanel by Numerator evidentojnë gjithashtu shtimin e blerjeve të ujit të ambalazhuar dhe dezinfektuesve.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, e kishte evidentuar këtë fenomen që në fillim të nëntorit, duke e cilësuar rritjen e sasisë së parave fizike në qarkullim si një prej paradokseve të bankave qendrore, në një kohë kur shumica e pagesave kryhen elektronikisht.

Sasia e parave fizike në qarkullim është rritur me 1,5% brenda pesë javëve, duke shënuar rritjen më të madhe që prej vitit 2014.

Banka e Anglisë nuk ka komentuar mbi shkaqet konkrete të rritjes së kërkesës për para fizike, por studimet e mëparshme të institucionit tregojnë se qytetarët mbajnë gjithnjë e më shumë para jashtë sistemit bankar për t’u mbrojtur nga ndërprerjet e energjisë apo mosfunksionimi i sistemeve elektronike të pagesave.

Problemet teknologjike të Microsoft në fillim të nëntorit, që zgjatën afro 24 orë në shkallë globale, mund të kenë shtuar shqetësimet e qytetarëve mbi varësinë nga sistemet elektronike.

Rritja e përdorimit të parave fizike mund të lidhet gjithashtu me vështirësitë ekonomike dhe zgjerimin e ekonomisë informale, ku transaksionet në dorë përdoren për shmangien e detyrimeve tatimore. /skyweb.al

Artikulli para

Pusia ndaj bizneseve të vogla, futen në skemën e TVSH-së edhe ata me xhiro mbi 5 mln lekë në 2026

Artikulli pas

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve
Aktualitet

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën
Aktualitet

Begaj takohet me Presidenten e Kosovës: Mbështesim statusin kandidat në BE dhe nismat ligjore për Hagën

27 Nëntor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

27 Nëntor, 2026
Gjendet thesari mbi 2 mijë vjeçar i fiseve kelte ne Hungari
Aktualitet

Gjendet thesari mbi 2 mijë vjeçar i fiseve kelte ne Hungari

27 Nëntor, 2026
Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat
Aktualitet

Një sistem “alien” i AI-së po sulmon CIA-n dhe bankat

27 Nëntor, 2026
LOKALET/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

LOKALET/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës

27 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria

Rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në Tiranë dhe Durrës, përmirësim në qarqet e tjera

Të Përzgjedhura

“The Sun”: Pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë? Plazhe si në Maldive dhe pushime super të lira
Turizëm

“The Sun”: Pse Shqipëria është destinacioni turistik me rritjen më të shpejtë në Europë? Plazhe si në Maldive dhe pushime super të lira

Editor
18 Gusht, 2026
0

Nëse po mendoni se ku të shkoni për pushimet e ardhshme, atëherë mund të merrni në konsideratë Shqipërinë, shkruan në...

Lexo të plotë
RIKTHIMI/ Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme

RIKTHIMI/ Gjermania po ndërton një ushtri të madhe dhe të frikshme

5 Qershor, 2025
Franca ndalon reklamat për Shein, Temu dhe AliExpress

Franca ndalon reklamat për Shein, Temu dhe AliExpress

30 Qershor, 2026
EMRAT/ “Besnikët” e Veliajt, kush janë këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin?

EMRAT/ “Besnikët” e Veliajt, kush janë këshilltarët socialistë që nuk votuan për shkarkimin?

23 Shtator, 2025
Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

Mos e nënvlerësoni! Vota e Diasporës nuk është dhe aq kot, ndikon deri në 5 deputetë në Tiranë

28 Prill, 2025

Të Fundit

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

Qeveria zgjeron listën e kimikateve të ndaluara, shtrëngohen standardet për lodrat dhe produktet e fëmijëve

27 Nëntor, 2026
Kushte të këqija dhe paga të ulta, 1 në 3 shqiptarë po kërkon aktualisht të ndërrojë vendin e punës

Prodhuesit paralajmërojnë rritje të kostove pas miratimit të paketës fiskale: Rrezikohet konkurrueshmëria e bizneseve shqiptare

27 Nëntor, 2026
Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

Është një restorant i mërzitshëm, por klientët mbajnë radhë për të ngrënë aty

27 Nëntor, 2026
Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

Kapetanoviç: Ballkani nuk ka luksin të mbetet i vogël

27 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In