• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë që transportojnë mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e sigurisë do të përballen me gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim të mjeteve.

Masat parashikohen në projektligjin e ri “Për transportin e mallrave të rrezikshme”, të propozuar nga qeveria për miratim në Kuvend.

Projektligji zbatohet për transportin rrugor dhe hekurudhor brenda Shqipërisë, por edhe për mallrat që hyjnë, dalin ose kalojnë transit në territorin e vendit. Gjoba nga 750 mijë deri në 1 milion lekë parashikohen për transportimin pa autorizim të lëndëve plasëse, materialeve radioaktive ose bërthamore.

Të njëjtat masa mund të zbatohen edhe kur kompanitë përdorin mjete, cisterna, kontejnerë apo ambalazhe të dëmtuara dhe të pasigurta. Projektligji i jep Policisë Rrugore kompetenca më të mëdha për ndërhyrjen gjatë kontrolleve në rrugë.

Kur konstatohet një shkelje që rrezikon njerëzit, pronën ose mjedisin, policia mund të urdhërojë ndërprerjen e menjëhershme të transportit.

Mjeti mund të bllokohet dhe të mbahet në një vend të sigurt derisa të eliminohet rreziku. Autoritetet mund të urdhërojnë gjithashtu shkarkimin ose transferimin e ngarkesës në një automjet tjetër.

Në rast rrjedhjeje apo ndotjeje, mund të kërkohet pastrimi dhe dekontaminimi i mjetit, cisternës ose zonës së prekur. Shpenzimet për këto masa do të përballohen nga subjekti përgjegjës për transportin.

Rregulla të posaçme parashikohen edhe për kamionët e regjistruar jashtë Shqipërisë. Atyre mund t’u ndalohet dalja nga territori shqiptar deri në shlyerjen e gjobës.

Në vend të pagesës së menjëhershme, transportuesit të huaj mund t’i kërkohet depozitimi i një garancie financiare. Projektligji përcakton përgjegjësi jo vetëm për transportuesin, por edhe për dërguesin, ngarkuesin, shkarkuesin dhe operatorin e cisternës.

Dokumentet, certifikatat, autorizimet, etiketat dhe pajisjet e sigurisë do të kontrollohen nga Policia Rrugore dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Qëllimi është parandalimi i aksidenteve, rrjedhjeve dhe incidenteve që mund të rrezikojnë jetën, shëndetin dhe mjedisin. Kuadri i ri do të zëvendësojë ligjin e vitit 2012 dhe synon përafrimin e rregullave shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian për transportin e mallrave të rrezikshme. /skyweb.al 

Etiketat: mallrarrezikshem
Artikulli para

LIGJI/ Rregulla të reja për kompanitë me risk të lartë mjedisor: Garanci bankare ose siguracion para nisjes së aktivitetit

Artikulli pas

Plani i ri për familjet e varfa: Pajisje të reja elektroshtëpiake, izolim dhe panele diellore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Plani i ri për familjet e varfa: Pajisje të reja elektroshtëpiake, izolim dhe panele diellore

Të Përzgjedhura

Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit
Shëndet

Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit

Nga Editor
10 Maj, 2026
0

“Pacienti zero” i shpërthimit të hantavirusit në një anije turistike dyshohet të ketë qenë ornitologu Leo Schilperoord, pasioni i të...

Lexo të plotë
Lufta në Iran, sa pritet të shtrenjtohen karburantet në Shqipëri

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

4 Mars, 2026
Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

Izraeli dhe Irani shkëmbejnë sulme, rritet çmimi i naftës

8 Qershor, 2026
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

10 Qershor, 2026
“Durana”, zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

“Durana”, zona offshore në Durrës ku u shmangën taskat e 40 kompanive të lidhura me AKSHI-n!

10 Janar, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr