• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

TENDERI/ Vangjel Tavo i jep partnerëve të Gjikurisë menaxhimin e tokave të himariotëve, dyshime për mega operacion tjetërsimi

SkyWeb Nga SkyWeb
10 Qershor, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
Trembet Vangjel Tavo , heq dorë nga “Himara Invest” shpk pas dekonspirimit të planit të zhvatjes së pronave në Himarë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në fillim të këtij viti, Bashkia Himarë nisi procedurat për ngritjen e “Himara Invest”, një shpk që sipas relacioneve zyrtare do të menaxhonte pronat e bashkisë dhe do të gjeneronte të ardhura prej tyre.

Siç raportoi më herët Skyweb.al, pas reagimeve publike, projekti u tërhoq përkohësisht për t’a rikthyer në maj.

Paralelisht me këtë zhvillim, Bashkia Himarë hapi një tjetër procedurë, këtë herë përmes një tenderi me objekt “Menaxhimi i pronave për disa fshatra”.

Duket se Vangjel Tavo do të kryejë punë njëherë e mirë me tokat e himariotëve, prandaj nuk ndalet nga njëra praktikë në tjetrën.

Në muajin prill, Skyweb.al raportoi në lidhje me tenderin në fjalë se përmbajtja e kontratës shkonte përtej formulimit të përgjithshëm “menaxhim pronash”.

Sipas dokumenteve të tenderit të raportuara atëherë, procesi përfshinte regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, krijimin e hartave kadastrale, përpunimin e dokumentacionit pronësor, verifikimet në terren dhe ndërtimin e një baze të dhënash për mbi 7300 pasuri. Zonat e përfshira në këtë proces janë Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat, Pilur dhe Himarë.

Tashmë, Bashkia Himarë ka shpallur edhe fituesin e kësaj procedure dhe kompania që do të ketë në duar pronat e himariotëve me lejen e Vangjel Tavos është pikërisht “EC PRO PARTNERS” shpk, në pronësi të Emiliano Delilajt dhe Migel Ali.

Nis mega operacioni i tokave në Himarë: Vangjel Tavo i jep privatit “sistemimin” e pronave në bregdet, kompania do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo

Kompania në fjalë ka qenë më herët “ortake” e Gjikuria shpk, në një projekt të madh, gjë e cila kërkon vëmendje për mënyrën se si do të zbatohet “menaxhimi i pronave” të himariotëve duke ditur se Gjikuria ka interesa të forta pronësore në këtë zonë.

Dyshime për një mega operacion tjetërsimi pronash në bregdet

Sipas dokumenteve që ka siguruar Skyweb.al, Bashkia Himarë shpalli një tenderin me fond limit 50 milionë lekë pa TVSH, me objekt “menaxhimi i pronave për disa fshatra”.

Por siç ka verifikuar redaksia, përmbajtja reale e kontratës shkon shumë përtej këtij formulimi të përgjithshëm.

Kompania private, pra “EC PRO PARTNERS” shpk, partnerët e Gjikurisë, marrin përsipër regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, përfshirë krijimin e hartave kadastrale, përpunimin e dokumentacionit pronësor, verifikimet në terren dhe ndërtimin e një baze të dhënash për mbi 7300 pasuri.

Në fund të procesit do të jetë pikërisht procedura e kryer nga privati (jo shteti) që do të caktojë se kush është pronar dhe kush jo në pronat e Himarës.

Kontrata e realizuar mes Gjikurise dhe Ec Partners
Kontrata e realizuar mes Gjikurise dhe EC PRO PARTNERS” shpk

Në praktikë, kjo do të thotë se partnerët e Gjikurisë që po ndërton masivisht në bregun e jugut mbi toka të kontestuara, do të ketë në dorë një pjesë kyçe të procesit që përcakton kush është pronar, dhe ku janë kufijtë. 

Ky është një guxim i madh në fakt në raport me ligjin dhe të drejtën zakonore.

Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacion se situata aktuale është problematike dhe e paqartë.
“Problematikat që kanë qytetarët me pasuritë e paluajtshme… duhet të lidhen me kartelat dhe hartat që ndodhen në DVASHK”, thuhet në dokument, duke pranuar në thelb mungesën e një sistemi të saktë dhe të unifikuar.

Po ashtu, një tjetër problem i rëndësishëm i evidentuar është:
“Një nga problematikat që kemi në bashki është mospërputhja e fshatit me zonën kadastrale… për shumë familje tokat janë regjistruar në më shumë se një zonë kadastrale.”

Por ky është minimumi pasi në zonën e Himarës aktualisht ka mjaft prona të zaptuara nga njerëz të “hựaj” për zonën, të cilët do të shfrytëzojnë pikërisht këtë lëvizje të mirëmenduar nga Bashkia për të zhvatur pronat e banorëve të zonës.

Këto probleme, të kombinuara me faktin që bashkia pranon mungesë kapacitetesh teknike dhe njerëzore, janë përdorur si argument për t’ia deleguar procesin një subjekti privat.

Por pikërisht këtu lind edhe dyshimi kryesor.

Sepse në një territor si Himara, ku pronat janë ndër çështjet më të ndjeshme dhe më të kontestuara, kalimi i një procesi të tillë në duar private krijon një hapësirë të madhe për interpretim, ndikim dhe potencialisht zhvatje.

Në këtë kontekst, përfshirja e Bashkisë Himarë nën drejtimin e Vangjel Tavos nuk mund të shihet si neutrale, por palë dhe në shërbim të zhvatësve.

Jo vetëm për shkak të precedentëve të mëparshëm, por edhe për faktin se vetë struktura e këtij tenderi krijon një mekanizëm ku kontrolli real mbi procesin mund të zhvendoset nga institucionet publike te aktorë privatë. /skyweb.al

Etiketat: emiliano delilajhimaremigel alitokatvangjel tavo
Artikulli para

VËZHGIMI/ Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë

Artikulli pas

Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!
Aktualitet

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Ekonomi

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

Pagesat e shpejta, SIGAL përpikëri në të gjithë rajonin

Të Përzgjedhura

Të rinjtë ikën, ata që mbeten s’duan ose s’kanë mundësi të martohen: Celebrimet bien në minimumin historik në Shqipëri
Aktualitet

Të rinjtë ikën, ata që mbeten s’duan ose s’kanë mundësi të martohen: Celebrimet bien në minimumin historik në Shqipëri

Nga SkyWeb
15 Gusht, 2025
0

Zhvillimet demografike aktuale sinjalizojnë rënie të mëtejshme të lindjeve në vitet ne vijim. Të dhënat zyrtarë të INSTAT tregojnë se numri i...

Lexo të plotë
Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

Kush do t’i paguajë borxhet e shteteve të pasura?!

22 Tetor, 2025
I treti më i madh në Itali, nga buron suksesi i aerportit të Bergamos “Orio al Serio”?

I treti më i madh në Itali, nga buron suksesi i aerportit të Bergamos “Orio al Serio”?

23 Prill, 2025
EKSKLUZIVE/ Përplasja me Ramën, firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun

EKSKLUZIVE/ Përplasja me Ramën, firma e munguar në marrëveshjen e armëve që shkarkoi Piro Vëngun

1 Mars, 2026

Të Fundit

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

Rama i nxjerr për studentët, por te karriget e dialogut ulen turistët

25 Tetor, 2026
“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

“Nata me yje” e Van Gogut u frymëzua nga qielli i 22 korrikut 1889

25 Tetor, 2026
Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane: Kush thyen paguan!

25 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania

Kredi për tarifat e universitetit dhe jetesën, studentët kanë afat deri më 4 nëntor për të aplikuar

25 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr