• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gjenerata e artë përballë dezinformimit në politikë dhe shëndet

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Gjenerata e artë përballë dezinformimit në politikë dhe shëndet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të moshuarit janë ndër grupet më të ekspozuara ndaj sfidave të epokës digjitale.

Përballë një fluksi të vazhdueshëm informacioni dhe përdorimit në rritje të rrjeteve sociale, ata shpesh gjenden në vijën e parë të dezinformimit dhe mashtrimeve online.

Jo rrallëherë, të moshuarit bien pre e informacioneve të pavërteta që qarkullojnë në platformat digjitale, duke ndikuar në vendimet e tyre të përditshme.

Kjo është një nga gjetjet kryesore të studimit “Të moshuarit në epokën digjitale”, të realizuar nga Faktoje, i cili analizon mënyrën se si gjenerata e tretë informohet, sa e ekspozuar është ndaj dezinformimit dhe cilat janë pasojat e këtij fenomeni.

Studimi u zhvillua në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Shkodër, ku u intervistuan 207 pensionistë përmes anketave dhe bisedave ballë për ballë. Gjetjet tregojnë se televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit për të moshuarit.

Rreth 96.6% e të anketuarve e përdorin televizionin për t’u informuar, ndërsa 83.1% e konsiderojnë atë burimin më të besueshëm të lajmeve.

Megjithatë, jeta digjitale e kësaj grupmoshe po zgjerohet çdo ditë. WhatsApp përdoret nga 68.6% e të anketuarve, Facebook nga 59.9% dhe YouTube nga 55.1%, duke rritur ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve të paverifikuara dhe mashtrimeve online.

Një nga gjetjet më shqetësuese të studimit është se 36.1% e të anketuarve pranojnë se lajmet e rreme kanë ndikuar në vendime që lidhen me shëndetin, financat apo votimin.

Ndërkohë, 46.3% nuk janë të sigurt nëse kanë besuar apo shpërndarë ndonjëherë informacion të rremë, çka tregon vështirësinë në dallimin e fakteve nga dezinformimi.

Gjatë prezantimit të studimit në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e informacionit të besueshëm dhe rreziqet që sjell dezinformimi për demokracinë dhe proceset e vendimmarrjes.

Sipas të dhënave të studimit, politika dhe shëndeti janë dy fushat ku të moshuarit perceptojnë nivelin më të lartë të dezinformimit.

Plot 74% e të anketuarve mendojnë se politika është veçanërisht e prekur nga lajmet e rreme, ndërsa 71.6% shprehen të njëjtën gjë për informacionet që lidhen me shëndetin.

Këto shifra pasqyrohen edhe në historitë konkrete të mbledhura gjatë hulumtimit. Të moshuarit raportuan raste të mashtrimeve me produkte që premtonin kura të mrekullueshme për sëmundje të ndryshme, si dhe mashtrime emocionale e financiare në rrjetet sociale.

Në shumë raste, këto skema kanë sjellë humbje financiare dhe pasoja psikologjike për viktimat.

Megjithatë, studimi nxjerr në pah edhe një aspekt pozitiv: dëshirën e fortë të të moshuarve për të mësuar dhe për t’u mbrojtur nga dezinformimi. Shumica e të anketuarve shprehën interes për programe edukimi mediatik, trajnime dhe aktivitete komunitare që do t’i ndihmonin të dallonin informacionin e saktë nga ai i rremë.

Studimi “Të moshuarit në epokën digjitale” vjen si një thirrje për më shumë vëmendje ndaj nevojave të gjeneratës së artë në hapësirën digjitale.

Gjetjet tregojnë se dezinformimi nuk është thjesht një problem i internetit apo i rrjeteve sociale, por një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, financat dhe vendimet e përditshme të të moshuarve. Përballë këtij realiteti, edukimi mediatik dhe mbështetja institucionale mbeten ndër mjetet më të rëndësishme për t’i ndihmuar ata të lundrojnë me siguri në botën e informacionit.

Artikulli para

El Niño mbërrin zyrtarisht, ekspertët paralajmërojnë verë me temperatura ekstreme

Artikulli pas

Nisja e sezonit turistik dhe paratë e ndërtimit “zhysin” euron, sot si KURRË më parë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Aktualitet

Më shumë pleq se sa fëmijë, çfarë pasqyrojnë vizitat në qendrat shëndetësore

29 Tetor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Aktualitet

48 të vdekur në punë gjatë vitit 2025, rritje e fortë brenda vitit 

29 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria rrit pagat për 8 500 efektivë policie

29 Tetor, 2026
Rama i cakton detyrat Adea Pirdenit, do të luftojë edhe korrupsionin
Aktualitet

Rama i cakton detyrat Adea Pirdenit, do të luftojë edhe korrupsionin

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Nisja e sezonit turistik dhe paratë e ndërtimit “zhysin” euron, sot si KURRË më parë

Të Përzgjedhura

Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë
Ekonomi

Game Over për Western Union, RIA dhe MoneyGram: Si SEPA uli nga 40 në 2 euro kostot e transfertave nga jashtë

Nga SkyWeb
21 Tetor, 2025
0

Epoka e transfertave të shtrenjta drejt Shqipërisë është mbyllur Me anëtarësimin e vendit në sistemin europian të pagesave SEPA, qytetarët...

Lexo të plotë
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

29 Shtator, 2026
Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026

Rama njofton rritje tjetër pagash dhe pensionesh në 2026

7 Dhjetor, 2025
Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçe për humbje peshe

2 Prill, 2026
Ministria e Jashtme njofton 10 pozicione të lira pune pranë misionit shqiptar në Bruksel: Si të aplikoni

Ministria e Jashtme njofton 10 pozicione të lira pune pranë misionit shqiptar në Bruksel: Si të aplikoni

1 Maj, 2026

Të Fundit

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

30 Tetor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Binance bllokon tërheqjet dhe depozitat, frikë në tregun e kriptovalutave

30 Tetor, 2026
U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr