• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nisja e sezonit turistik dhe paratë e ndërtimit “zhysin” euron, sot si KURRË më parë

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Euro ka prekur këtë të premte një tjetër minimum historik në tregun shqiptar, duke zbritur për herë të parë nën kufirin e 95 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, më 12 qershor një euro u këmbye me 94.96 lekë, nga 95.05 lekë një ditë më parë. Të dhënat tregojnë një rënie të vazhdueshme gjatë qershorit, nga 95.42 lekë në fillim të muajit në nivelin më të ulët të regjistruar deri tani.

Dobësimi i monedhës europiane përkon me nisjen e sezonit turistik, periudhë kur në ekonomi hyjnë sasi më të mëdha valutash nga vizitorët e huaj, emigrantët dhe aktivitetet e lidhura me turizmin. Rritja e ofertës së euros në treg ushtron presion në rënie mbi kursin e këmbimit.

Por turizmi nuk konsiderohet faktori i vetëm. Aktorët e tregut dhe ekspertët kanë ngritur prej vitesh shqetësimin se në ekonomi qarkullojnë edhe flukse të mëdha informale valutore, një pjesë e të cilave dyshohet se vjen nga aktivitetet kriminale dhe pastrohet kryesisht përmes sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

Gjatë periudhës 1 janar–12 qershor 2026, euro është këmbyer mesatarisht me rreth 95.95 lekë, nga mesatarja prej 97.3 lekësh gjatë vitit 2025. Kjo përfaqëson një zhvlerësim prej afërsisht 1.4%.

Rënia e euros ka nisur gradualisht që prej vitit 2016, por është përshpejtuar ndjeshëm pas vitit 2023. Në vitin 2015, një euro këmbehej mesatarisht me 139.7 lekë, ndërsa në vitin 2022 kursi kishte zbritur pranë nivelit të 119 lekëve.

Goditja më e fortë u regjistrua në vitin 2023, kur euro humbi rreth 10 lekë brenda një viti dhe zbriti në mesataren prej 108.75 lekësh. Rënia vijoi edhe gjatë vitit 2024, me rreth 8.1 lekë të tjera, ndërsa në vitin 2025 dhe në gjysmën e parë të vitit 2026 nënçmimi ka vazhduar me ritme më të ngadalta.

Në krahasim me vitin 2015, euro ka humbur tashmë afërsisht 44 lekë, ose rreth 31% të vlerës së saj kundrejt monedhës shqiptare.

Përshpejtimi i kësaj tendence lidhet edhe me zgjerimin e vrullshëm të ndërtimit. Vetëm gjatë vitit 2024, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtime banimi arriti pranë rekordit prej 2 milionë metrash katrorë. Shkëmbimi i vazhdueshëm i valutës për financimin e projekteve dhe blerjen e pronave rrit ofertën e euros, duke forcuar artificialisht lekun dhe duke rënduar eksportuesit, familjet që marrin remitanca dhe qytetarët që i kanë kursimet në euro.

Artikulli para

Gjenerata e artë përballë dezinformimit në politikë dhe shëndet

Artikulli pas

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike
Ekonomi

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes
Ekonomi

Leje speciale që miku demokrat i Ramës, Agim Xhindole të mbulojë me panele diellore tokat pjellore të Lushnjes

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi "peshkaqeni" i kullave Ilir Shtufi

Të Përzgjedhura

Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët
Aktualitet

Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët

Nga Editor
21 Nëntor, 2025
0

Në Stamboll, çdo ditë krijohet një ekuilibër delikat nëpër rrugët e ngushta, xhamitë, stacionet e metrosë dhe kafenetë e tij....

Lexo të plotë
“Ç’punë ka kjo foto në duart e Gaz Bardhit?!” Manjani akuzon SPAK për rrjedhje të qëllimshme të provave pas publikimit të fotos së Ervis Berberit

“Ç’punë ka kjo foto në duart e Gaz Bardhit?!” Manjani akuzon SPAK për rrjedhje të qëllimshme të provave pas publikimit të fotos së Ervis Berberit

25 Nëntor, 2025
Këshilli i Medias dhe Aleanca e Mediave: Vendimet e gjykatave për fshirjen e artikujve cënojnë lirinë e shtypit

Këshilli i Medias dhe Aleanca e Mediave: Vendimet e gjykatave për fshirjen e artikujve cënojnë lirinë e shtypit

10 Maj, 2026
Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

26 Qershor, 2025
Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale

Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale

11 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr