• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore, Uncategorized
A A
SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Biznesmeni i ndërtimit Ilir Shtufi është arrestuar këtë të premte në Greqi, pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme.

Shtufi akuzohet për pastrim parash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa SPAK dyshon se ai ka bashkëpunuar me organizatën e drejtuar nga vëllezërit Koçeku, me bazë në Kamëz, duke investuar në ndërtim paratë e përfituara nga trafiku ndërkombëtar i drogës.

Hetimet kanë nisur në vitin 2021 për pasuri të pajustifikuara dhe pastrim parash. Në maj të vitit 2024, SPAK shtoi në dosje veprat penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal, ndërsa më 11 maj 2026 regjistroi zyrtarisht si persona nën hetim 20 persona. Ekzekutimi i masave të sigurisë nisi këtë të premte.

Sipas SPAK-ut, hetimi ka evidentuar dy grupe kriminale që bashkëpunonin ngushtë me njëri-tjetrin. Grupi i parë drejtohej nga Alfredo Hamzai, i cili rezulton se përdorte edhe identitetet Genci Bedini dhe Genci Tanasi, ndërsa grupi i dytë drejtohej nga Luçiano Koçeku.

Prokuroria e Posaçme pretendon se Hamzai dhe Koçeku kontrollonin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës, nga sigurimi i drogës në Amerikën Latine, kalimi në vendet e tranzitit dhe magazinimi, deri te përpunimi, paketimi dhe shpërndarja në tregjet europiane.

Grupet dyshohet se bashkëpunonin me organizata kriminale në disa vende të Europës dhe me kartele në Kolumbi, Paraguaj dhe Ekuador. Sipas hetimeve, ata kishin investuar edhe në laboratorë në Kolumbi dhe Ekuador, ku kishin vendosur persona shqiptarë përgjegjës për aktivitetin.

SPAK thotë se ngarkesat siguroheshin sipas kërkesave të personave të përfshirë në shpërndarje, mes tyre Orest Sota, Adrian Rama dhe Elton Memeti. Orest Sota dhe Orges Birçaj dyshohet se kujdeseshin për shpërndarjen e drogës në Itali dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian, ndërsa Luçiano Koçeku drejtonte aktivitetin në Angli. Adrian Rama dhe Elton Memeti dyshohet se mbulonin tregun zviceran.

Pjesë e grupit të Koçekut, sipas dosjes, rezultojnë edhe vëllezërit Astrit Vladi dhe Kastriot Vladi. Një rol të veçantë dyshohet se kishte Orges Birçaj, i cili përmes agjencisë së udhëtimit “Top Seven” siguronte biletat për anëtarët e grupeve kriminale, veçanërisht për udhëtimet drejt Amerikës Latine.

Kokaina transportohej drejt Europës e fshehur në kontejnerë me qymyr druri, pasta frutash dhe ngarkesa të kompanive që tregtonin fruta, mish, sojë dhe produkte të tjera. Sipas SPAK-ut, çmimi i kokainës në treg varionte nga 26 mijë deri në 30 mijë euro për kilogram.

Nga komunikimet e zhvilluara në platformat e enkriptuara janë zbardhur disa episode trafiku. Mes sasive më të mëdha të sekuestruara përmenden 882.5 kilogramë kokainë të lidhura me grupin e Luçiano Koçekut dhe 1,435 kilogramë të lidhura me grupin e Alfredo Hamzait, të dyja gjatë vitit 2020.

Paratë e përfituara nga trafiku, sipas SPAK-ut, pastroheshin kryesisht në Shqipëri përmes blerjes së pronave, tokave dhe investimeve në kompani të ndryshme.

Grupi i Hamzait dyshohet se është ndihmuar nga biznesmenët Edmond Jaupi dhe Besnik Myftari, ndërsa investimet përfshinin kompanitë “2A Construction”, “Onix”, “Top Seven” dhe “Top Seven Construction”.

Në krahun tjetër, SPAK e konsideron Ilir Shtufin si një nga personat kryesorë që ndihmonte Luçiano Koçekun në pastrimin e parave. Sipas hetimeve, Koçeku kishte shpërndarë pasuritë e tij në kompani të regjistruara në emër të Shtufit, mes tyre “Nova Group” dhe “LTD CO”, si dhe në kompaninë “Erald-G” të Gëzim Islamit.

Në komunikimet e sekuestruara, Luçiano Koçeku i referohej Ilir Shtufit si “ortaku im”, ndërsa persona të tjerë e quanin “ortaku i Lokut”. Lidhja mes tyre, sipas SPAK-ut, është konfirmuar edhe nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej.

Në një komunikim të datës 1 shkurt 2020 me Franc Çopjan, Luçiano Koçeku fliste për mënyrën se si pretendonte se kishte justifikuar paratë përmes kompanive dhe kredive.

“S’kanë çfarë më bëjnë mua, i kam rregulluar letrat mirë, me kredi dhe me gjëra, për ato kompani që kam”, thuhet në komunikimin e zbardhur nga hetuesit.

Etiketat: artur kocekuilir shtufiorges bircaj
Artikulli para

Nisja e sezonit turistik dhe paratë e ndërtimit “zhysin” euron, sot si KURRË më parë

Artikulli pas

Medikamenti premtues për kancerin e mushërkive dështon në trajtim

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
Medikamenti premtues për kancerin e mushërkive dështon në trajtim

Medikamenti premtues për kancerin e mushërkive dështon në trajtim

Të Përzgjedhura

Çmimi i arit shënon një tjetër rekord
Ekonomi

Çmimi i arit shënon një tjetër rekord

Nga Editor
29 Janar, 2026
0

Çmimi i arit ka shënuar një tjetër rekord historik në tregjet ndërkombëtare. Të enjten, metali i çmuar u tregtua në...

Lexo të plotë
Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!

Kodi i ri Penal, tre vjet burg nëse tallesh dhe përbuz “udhëheqësit”!

1 Gusht, 2025
Biznesi i kërkon qeverisë masa lehtësuese urgjente për karburantet

Biznesi i kërkon qeverisë masa lehtësuese urgjente për karburantet

22 Prill, 2026
Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

Zjarri te pallati pranë QSUT/ “Mos bini pre e keqinformimit”, Shoqata e Siguruesve: Dëmshpërblimi për banorët e prekur sipas kontratës së sigurimit

16 Prill, 2026
Si të pijmë ujë! Gabimi që bëjnë të gjithë

Si të pijmë ujë! Gabimi që bëjnë të gjithë

20 Gusht, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr