• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Biznesi i kërkon qeverisë masa lehtësuese urgjente për karburantet

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Biznesi i kërkon qeverisë masa lehtësuese urgjente për karburantet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Organizatat kryesore të biznesit në hapësirën mbarëshqiptare kanë reaguar me një deklaratë të përbashkët, duke ngritur shqetësimin për përshkallëzimin e krizës së karburanteve dhe pasojat e saj të drejtpërdrejta në ekonomi.

Sipas tyre, rritja e vazhdueshme e çmimeve, e ndikuar nga tensionet gjeopolitike dhe kriza globale e energjisë, po ushtron presion të fortë mbi aktivitetin ekonomik, duke goditur njëkohësisht bizneset dhe konsumatorët.

Në deklaratë theksohet se karburanti mbetet një nga inputet më strategjikë për ekonominë, ndërsa shtrenjtimi i tij po përkthehet në rritje të kostove të prodhimit dhe shërbimeve, çmime më të larta në treg, ulje të fuqisë blerëse dhe dobësim të konkurrueshmërisë së bizneseve në rajon.

Përfaqësuesit e biznesit paralajmërojnë se situata po ndikon negativisht edhe në klimën e investimeve, duke shtyrë planet për zgjerim dhe duke rritur rrezikun e zhvendosjes së kapitalit drejt tregjeve më të qëndrueshme.

Përballë kësaj situate, organizatat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga qeveritë përmes politikave fiskale lehtësuese dhe mekanizmave stabilizues, përfshirë edhe vendosjen e çmimeve tavan për të mbrojtur stabilitetin ekonomik dhe social.

Ndër kërkesat kryesore të biznesit janë rishikimi fleksibël i barrës fiskale mbi karburantet, rritja e transparencës në përcaktimin e çmimeve, forcimi i kontrollit të tregut dhe lufta kundër abuzimeve.

Po ashtu kërkohet mbështetje direkte për sektorët më të ekspozuar si transporti, bujqësia, agropërpunimi, industria prodhuese, fasoneria, shërbimet dhe turizmi, të cilët po përballen me rritje të ndjeshme të kostove dhe rrezikojnë t’i transferojnë ato te konsumatori.

Në plan më afatgjatë, biznesi kërkon krijimin e rezervave strategjike të naftës, diversifikimin e burimeve energjetike dhe rritjen e investimeve në energji alternative dhe efikasitet energjetik, si mënyra për të ulur varësinë nga importet.

Në përfundim, organizatat bëjnë thirrje për një dialog të hapur dhe të vazhdueshëm me qeveritë, me synimin për të hartuar politika të zbatueshme që mbështesin ekonominë, ruajnë vendet e punës dhe garantojnë stabilitet në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare. /skyweb.al

Etiketat: biznesikarburantet
Artikulli para

Bordi shtrenjton naftën, sa do të jetë çmimi i ri

Artikulli pas

Balancimi si art: Çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Broz Tito

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Ekonomi

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij
Ekonomi

SURPRIZË! Qeveria “ringjall’ ligjin për Investimet Strategjike pasi njoftoi shfuqizimin e tij

21 Tetor, 2026
Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut
Ekonomi

Energji pa matje, deri 3 muaj: Matës i dëmtuar apo mungesë aksesi, faturimi për dritat sipas historikut

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Balancimi si art: Çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Broz Tito

Balancimi si art: Çfarë e afron dhe çfarë e ndan Edi Ramën nga Josip Broz Tito

Të Përzgjedhura

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit
Shëndet

Kanceri i prostatës, medikamenti i ri rrit shanset për eliminimin e tumorit para operacionit

Nga Editor
31 Maj, 2026
0

Ilaçi kundër kancerit të prostatës Erleada i kompanisë jnj,  i përdorur së bashku me terapinë hormonale që bllokon testosteronin, gjashtë...

Lexo të plotë
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

19 Mars, 2026
Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë dollarë për punëtorët e huaj të kualifikuar

Trump vendos tarifa rekord për vizat, 100 mijë dollarë për punëtorët e huaj të kualifikuar

20 Shtator, 2025
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

ERE kërkon nga OSSH raportimin në kohë reale të ndërprerjeve të energjisë

14 Gusht, 2026
Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal

Rama thotë se rrëshqitja në Librazh s’ndodhi prej punimeve: Korridori VIII, investim kolosal

28 Shkurt, 2026

Të Fundit

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

Bilancet e bizneseve do t’u kalojnë automatikisht Tatimeve, qeveria ndryshon procedurat e raportimit financiar

22 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

VENDIMI/ Bizneset duhet të certifikojnë çdo vit aktivitetin ose bllokohen në QKB

22 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr