• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

Editor Nga Editor
27 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të vendosë një tarifë importi prej 100% ndaj çdo vendi evropian që vendos një taksë mbi shërbimet digjitale për gjigantët amerikanë të teknologjisë.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se “shumë vende evropiane” kanë diskutuar vendosjen e një takse të tillë dhe se disa prej tyre janë pranë miratimit të saj, raporton BBC, percjell skyweb.al.

Ai paralajmëroi se këto masa ndëshkuese do të zbatoheshin menjëherë dhe do të zëvendësonin plotësisht çdo marrëveshje ekzistuese dypalëshe tregtare.

Edhe pse postimi u drejtohet vendeve që po planifikojnë “zbatimin e afërt” të taksave të reja, nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndikimi do të kishte kjo për Mbretërinë e Bashkuar, pasi Londra e ka një taksë të tillë që prej vitit 2020.

“Ju lutem, konsiderojeni këtë deklaratë si njoftim se çdo vend që vendos një taksë të tillë do të përballet menjëherë me një TARIFË prej 100% për çdo mall të dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” shkroi ai.

Taksa britanike prej 2% mbi Shërbimet Digjitale (Digital Services Tax – DST) zbatohet për motorët e mëdhenj të kërkimit, platformat e rrjeteve sociale dhe tregjet online, të cilat kanë të ardhura globale nga aktivitetet e tyre digjitale mbi 500 milionë paund, si dhe të ardhura në Mbretërinë e Bashkuar mbi 25 milionë paund.

Kjo taksë prek disa nga kompanitë më të mëdha amerikane, përfshirë Apple, Google, Meta dhe Amazon, dhe sipas Thesarit Britanik solli më shumë se 800 milionë paund të ardhura në vitin fiskal 2024–2025, krahasuar me 678 milionë paund në 2023–2024.

Në prill, Trump deklaroi se Mbretëria e Bashkuar rrezikonte të përballej me “një tarifë të madhe”, duke pretenduar se po synonte kompanitë e mëdha amerikane përmes kësaj takse.

“Ata mendojnë se do të fitojnë para lehtë; kjo është arsyeja pse të gjithë kanë përfituar nga vendi ynë,” tha Trump në atë kohë.

Kërcënimi i Trump për masa hakmarrëse ndaj vendeve evropiane që mund të vendosin ose të rishikojnë taksa të tilla vjen vetëm pak ditë pasi SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian finalizuan një marrëveshje të re tregtare.

Michael Damianos, ministër i Energjisë, Tregtisë dhe Industrisë i Republikës së Qipros, deklaroi në atë kohë se: “Bashkimi Evropian mund të reagojë shpejt dhe në mënyrë proporcionale kur marrëveshja nuk respektohet ose kur interesat e tij janë në rrezik.”

Franca, Italia dhe Spanja gjithashtu vendosin një taksë 3% mbi shërbimet digjitale për kompanitë e mëdha që operojnë në territoret e tyre. Edhe disa vende të tjera të BE-së kanë zbatuar ose kanë propozuar taksa të ngjashme, sipas Tax Foundation, një organizatë jofitimprurëse që merret me politikat tatimore.

Amazon rriti më herët këtë vit tarifat për shitësit në platformën e saj, duke përmendur si arsye edhe këto taksa.

Që kur u rikthye në presidencë në vitin 2025, Trump është përpjekur të vendosë tarifa të larta doganore ndaj shumë vendeve.

Megjithatë, në shkurt, Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi përpjekjen e mëparshme të Trump për të vendosur një tarifë globale prej 10%.

/skyweb.al

Etiketat: Donald trump
Artikulli para

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

Artikulli pas

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

Editor

Editor

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

Të Përzgjedhura

35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë
Ekonomi

35% e të punësuarve nën nivelin e pagës minimale që pritet të arrijë 50 mijë lekë

Nga Editor
19 Shtator, 2025
0

Paga minimale pritet të arrijë në nivelin 50 mijë lekë nga 1 janari i vitit 2026 sipas programit të qeverisë....

Lexo të plotë
Rama e paralajmëroi? PS fiton Shqipërinë dhe renditet e treta në Vaun e Dejës: Kristian mos luaj me dy porta..

Rama e paralajmëroi? PS fiton Shqipërinë dhe renditet e treta në Vaun e Dejës: Kristian mos luaj me dy porta..

12 Maj, 2025
Rama nxjerr VIDEON nga Vlora: Kamarierët paguhen nga 1 mijë euro dhe bakshishet i mbajnë VETË!

Rama nxjerr VIDEON nga Vlora: Kamarierët paguhen nga 1 mijë euro dhe bakshishet i mbajnë VETË!

30 Qershor, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
Një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në studime dhe karrierë

Një në katër gra me endometriozë përballen me vështirësi në studime dhe karrierë

24 Mars, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr