• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Çmimi “gold” kurse cilësia “letër” e pallateve në Tiranë, vishen me bukëpeshku, të rrezikshme ndaj zjarreve!

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
VIDEO/ Zjarr i frikshëm në Tiranë, flakët pushtojnë pallatin
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ngjarja e rëndë e pasdites së sotme pranë QSUT-së, ku një pallat u përfshi nga flakët në një kohë rekord, ka nxjerrë sërish në dritë një nga skandalet më të mëdha të ndërtimit në Tiranë: raportin mes çmimit “luksoz” dhe cilësisë skandaloze të materialeve.

Ndërsa flakët “përpinë” fasadën brenda pak minutash, ajo që mbetet pas është hiri i një investimi që qytetarëve u kushton sa një jetë.

Çmim “Gold”, cilësi “letër”

Pas një kërkimi të thjeshtë në njoftimet e pasurive të paluajtshme për këtë kompleks dhe zonën përreth, rezulton se çmimet e shitjes arrijnë deri në 2700 euro për metër katror.

Për një familje shqiptare, ky çmim përfaqëson një jetë kursime ose një kredi 30-vjeçare. Por, siç e tregon qartë edhe fotoja e sotme, ky çmim nuk garanton sigurinë më minimale.

Fasada e pallatit, e cila duhet të ishte mburoja e parë kundër zjarrit, u kthye në “fitil”.

Siç shihet në pamje, zjarri nuk ka qëndruar brenda një apartamenti, por është përhapur vertikalisht me një shpejtësi të frikshme, duke shkrumbuar gjithë pjesën e jashtme.

Kjo ndodh kur materialet e përdorura për veshjen e fasadave (shpesh imitime të Alucobond-it) janë të kombinuara me polisterol të djegshëm, duke e kthyer pallatin në një “shkrepëse” gjigante.

Pse mori flakë kaq kollaj?

Analiza e fotos tregon se vatra e zjarrit nuk ka gjetur asnjë rezistencë. Në vendet e Bashkimit Evropian, materialet e fasadave kalojnë filtra të rreptë antizjarr, ndërsa në Tiranë, qytetarët mashtrohen me fasada “moderne” që në fakt janë kurthe vdekjeprurëse.

Shpejtësia e përhapjes: Në foto duket se si flakët kanë “vrapuar” në të gjithë lartësinë e godinës brenda pak minutash.
Tymi i zi: Dendësia e tymit dëshmon djegien e materialeve plastike dhe kimike, të cilat përveç zjarrit, shkaktojnë asfiksi të menjëhershme për banorët.

Mashtrimi i madh me “Klasin A”

Shqiptarët blejnë me çmime marramendëse duke besuar se po investojnë në cilësi, por ngjarje si kjo vërtetojnë se kontrolli teknik mbi materialet e ndërtimit është pothuajse zero.

Kur një pallat 2700 euro/m2 digjet si të ishte prej kartoni, pyetja që shtrohet është: Kush i kontrollon këto leje ndërtimi dhe këto materiale që po na rrethojnë?

Sot ishte një paralajmërim i radhës.

Ndërsa policët dhe banorët rrezikuan jetën për të nxjerrë fëmijët dhe të moshuarit mes ulërimave, pas flakëve fshihet dështimi i një sistemi që i lejon ndërtuesit të kursejnë te siguria, për të maksimizuar fitimet mbi lëkurën e qytetarëve./joq

Artikulli para

BE “rrëzon” ligjin klientelist për portet turistike duke ngritur dyshime mbi përputhshmërinë me standardet europiane

Artikulli pas

U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut
Aktualitet

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Kryesore

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

14 Tetor, 2026
Shpërthim aksidentesh në Tiranë, Policia Rrugore e fokusuar te gjobat dhe jo te siguria
Aktualitet

Aksidentet, dita dhe fasha orare më e rrezikshme: Të dhënat e tre viteve japin një tablo të qartë

14 Tetor, 2026
A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave
Aktualitet

A po e shfrytëzon Ervin Demo protestën për të larë duart me Skënder Hitën? Mesazhet e mbrëmshme dhe përplasja pas kuintave

14 Tetor, 2026
Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik
Aktualitet

Citroen rikthen modelin legjendar 2CV, këtë herë 100% elektrik

13 Tetor, 2026
Artikulli pas
U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës

U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës

Të Përzgjedhura

Mashtrimi me Call Centera, arrestohen Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari
Aktualitet

Mashtrimi me Call Centera, arrestohen Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari

Nga SkyWeb
11 Qershor, 2026
0

Ernest Kurti, Amanti Jeshili, Eljo Dyrmishi dhe Marjo Myftari, 4 drejtues të një call center-i në Tiranë, janë arrestuar nga...

Lexo të plotë
Truri “fiket” papritur para gjumit, jo gradualisht

Truri “fiket” papritur para gjumit, jo gradualisht

21 Nëntor, 2025
Nafta kalon mbi 108 dollarë për fuçi pas sulmit në Hormuz dhe mbylljes së tubacionit të Arabisë Saudite

Çmimi i naftës zbret nën 100 dollarë për fuçi pas sinjaleve për dialog mes SHBA-së dhe Iranit

23 Shtator, 2026
“Nuk do kesh nevojë të punosh më kurrë”, bandat I ofrojnë para gazetarit për të hakuar BBC

“Nuk do kesh nevojë të punosh më kurrë”, bandat I ofrojnë para gazetarit për të hakuar BBC

29 Shtator, 2025
Ndërhyrje historike, pacienti shërohet nga diabeti pas transplantit të veshkës dhe pankreasit me robot

Ndërhyrje historike, pacienti shërohet nga diabeti pas transplantit të veshkës dhe pankreasit me robot

7 Mars, 2026

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr