• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Spiropali sfidon publikisht Ramën dhe grupin e PS pasi Kryeministri e “goditi” dy ditë më parë

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Mars, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Spiropali sfidon publikisht Ramën dhe grupin e PS pasi Kryeministri e “goditi” dy ditë më parë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar publikisht një ditë pas përplasjes së fortë me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Erjona Ismaili në mbledhjen e grupit parlamentar të Partia Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali publikoi një mesazh të shkurtër: “Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, duke u interpretuar si një përgjigje indirekte ndaj tensioneve të një dite më parë.

Mbledhja e grupit parlamentar me ministrat u shoqërua me debate të forta. Episodi i parë u regjistrua gjatë një diskutimi mes drejtoreshës së Kadastrës, Lorena Goxhobelli dhe deputetes Zamira Sinaj, ku ndërhyrja e Spiropalit për respekt ndaj deputetëve solli reagimin e menjëhershëm të Ramës. Kryeministri iu drejtua ashpër deputetes duke i kërkuar të mos fliste në praninë e tij.

Përplasja u përshkallëzua më tej gjatë raportimit të ministres Ismaili për strategjinë e komunikimit. Mimikat dhe reagimet e Spiropalit shkaktuan ndërhyrjen e ministres, çka solli një tjetër reagim të fortë nga ana e Ramës, i cili paralajmëroi se mund ta nxirrte jashtë mbledhjes nëse vijonte ndërhyrjet.

Spiropali, nga ana tjetër, kërkoi që ministrja t’i kërkonte falje për mënyrën e komunikimit, duke iu përgjigjur kryeministrit se ishte e gatshme t’i dëgjonte kritikat edhe publikisht.

Në sallë mbizotëroi heshtja, ndërsa situata u qetësua vetëm pas një ndërhyrjeje nga deputeti Erjon Braçe.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh brenda grupit socialist. Spiropali kishte munguar më herët në seancën parlamentare ku u votua imuniteti i Belinda Balluku, ndërsa më pas pati edhe një përplasje në distancë me drejtuesin e grupit parlamentar, Taulant Balla.

Përplasja e fundit në mbledhjen e grupit mbetet një episod i hapur, ndërsa mbetet për t’u parë nëse tensionet do të thellohen më tej brenda Partisë Socialiste. /skyweb.al

Artikulli para

Shtrenjtimi i kostos së jetesës, konsumatorët po rendin drejt çmimeve të lira

Artikulli pas

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat
Ekonomi

Masa kundër kreditimit pa kriter, kufizohen bonuset e punonjësve të bankave

12 Nëntor, 2026
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera
Ekonomi

Qeveria fut në shina mikrofinancën dhe mbledhësit e borxheve: S’ka interesa dhe penalitete “peshkaqenësh”

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por mbikqyr

Të Përzgjedhura

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti
Ekonomi

“Thahet” vaji i ullirit, ulje prodhimi, rritje çmimesh, frenim eksporti

Nga Editor
14 Dhjetor, 2025
0

Hamit Boja, fermer nga fshati Galigat i Gramshit, një zonë e njohur për prodhimin e perimeve, zotëron një parcelë me...

Lexo të plotë
Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë

Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Librazhd-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026
Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

Ushqimi zë 40% të buxhetit të familjeve shqiptare, më e larta në Europë

6 Tetor, 2025
Stacioni nëntokësor i Stuttgartit pa ajër të kondicionuar: Gjenialitet apo gafë e kushtueshme?

Stacioni nëntokësor i Stuttgartit pa ajër të kondicionuar: Gjenialitet apo gafë e kushtueshme?

27 Gusht, 2026
Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

Lojërat e fatit, rregulla të reja për fondin e posaçëm

27 Qershor, 2026

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr