• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët

Editor Nga Editor
21 Nëntor, 2025
në Aktualitet
A A
Brenda qytetit ku macet sundojnë rrugët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Stamboll, çdo ditë krijohet një ekuilibër delikat nëpër rrugët e ngushta, xhamitë, stacionet e metrosë dhe kafenetë e tij.

Më shumë se 15 milionë banorë ndajnë hapësirën në qytetin më të madh të Turqisë, i cili shtrihet mes Europës dhe Azisë, njësoj si një mace shtëpie e shtrirë përgjysmë në divan e përgjysmë në tavolinë. Pamje më e përshtatshme nuk ka, sepse vlerësohet se rreth një çerek milion mace endacake jetojnë këtu. Macet janë pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të qytetit, po aq të pranishme sa qilimat që shiten në çdo cep, shkruan BBC.

“Macet e Stambollit, në përgjithësi, nuk janë as të mirëëfillta shtëpiake e as endacake; janë një përzierje e të dyjave,” thotë fotografi dhe autori i City Cats of Istanbul, Marcel Heijnen. Ai shpjegon se macet nuk kanë pronarë të caktuar, por kujdesen nga komuniteti i lagjes ku jetojnë.

Ekziston një nderim i veçantë ndaj maceve, i rrallë për t’u parë gjetkë. “Çdo bashki ka një departament veterinar që kujdeset për kafshët e rrugës, duke ofruar shërbime falas sterilizimi për macet endacake,” shpjegon Fatih Dağlı, bashkëthemeluese e Muzeut të Maceve në Stamboll. “Klinikat private ofrojnë gjithashtu shërbime me zbritje, dhe banorët kontribuojnë shpesh për shpenzimet veterinare.” Kjo dashuri për macet nuk është e re. “Adhurimi i maceve endacake daton që nga periudha osmane,” thotë Heijnen. “Gjatë asaj kohe, fondacione lokale kujdeseshin për kafshët e braktisura. Madje u krijua një profesion i tërë – mancacı, ose ‘kujdestar maceje’.”

Dağlı e çon historinë edhe më larg. “Që nga koha e fenikasve, tregtarët detarë mbanin mace në anije për t’u mbrojtur nga brejtësit”, thotë ajo. Ndërsa anijet e mëdha tregtare të mëndafshit e erëzave ankoroheshin në portet e gjalla të Stambollit gjatë periudhave romake e osmane, me to mbërrinin edhe qindra mace.

Sot, banorët e Stambollit vazhdojnë t’i ndajnë me dëshirë hapësirat e tyre brenda e jashtë, sipër dhe nën tokë me qytetin e maceve. Aq shumë, sa nofka “Catstanbul” është përhapur në mbarë botën midis adhuruesve të maceve, dhe shumë turistë udhëtojnë enkas për ta përjetuar këtë kulturë unike. Gjatë vizitave të mia, kam kuptuar se si, në këtë metropol të zhurmshëm dhe të vrullshëm, macet ofrojnë një qetësi të rrallë. Qoftë kur pushoj në një stol pranë Kullës së Galatës apo kur shijoj pamjen 360-gradëshe të qytetit pranë Bosforit, macet më kanë dhuruar një çast të nevojshëm paqësie.

Kam parë gjithashtu se si macet ua japin këtë qetësi edhe të tjerëve – një ftesë e butë, universale, që nuk njeh kufi apo gjuhë. Çdokush, edhe një kafshë e rrugës, e meriton këtë lloj mirësie. Dhe siç thotë Heijnen, kur një mace e Stambollit zgjedh për prehje prehrin tënd, teksa aromat e mishit të pjekur, shafranit, misrit të grilluar dhe peshkut të freskët mbushin ajrin, qyteti bëhet një përvojë më e ëmbël, më e butë, më njerëzore.

Qytetet rrallëherë njihen për butësinë e tyre. Ato ndërtohen për njerëz, me rrugë, ndërtesa dhe ura gjigante, materiale të forta, të ftohta. “Të shohësh një specie tjetër që ka gjetur vendin e vet në këtë përzierje është diçka shumë e veçantë. Edhe më e bukur është të shohësh njerëzit që kujdesen për ta,” shton Heijnen.

Në lagjen historike të Fatihut, pranë xhamive të famshme të Sulltan Ahmetit dhe Hagia Sofisë, mund të takoni Sulo-n, macen e njohur të zonës.

Macja e shëndoshë, me qime gri e të bardha, pozon shpesh për turistët në shesh, gjithmonë pranë shitësit të gazetave që kujdeset për të. Në lagjet kodrinore ose përgjatë Bosforit, macet shtrihen në stolat e parqeve, në shkallë, apo flenë në shtëpizat prej druri të ndërtuara posaçërisht për to. Pranë tregjeve dhe stacioneve të metrosë, tasa me ushqim e ujë presin çdo mace të uritur, ndërsa banorët e vizitorët ndajnë copëza nga ushqimet e tyre me miqtë me mustaqe që u fërkohen këmbëve. /Skyweb.al

Etiketat: macestamboll
Artikulli para

Rama “çimenton” Ballukun: S’ka ndryshime në qeveri, Kushtetuesja do të tregojë nëse GJKKO tejkaloi kompetencat

Artikulli pas

Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit
Aktualitet

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë
Aktualitet

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Katër shtëpi dhe akuza për euro në kuti vere nga Ermal Beqiri, ish-shefja e AKSHIt-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPk
Aktualitet

Mirlinda Karçanaj pyetet për më shumë se 3 orë në SPAK

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë
Aktualitet

Shkelën rregullat e lëvizjes, policia gjobit 78 këmbësorë në Tiranë

12 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

Kontrastet e energjisë, shteti humb, privati fiton, fillon të “ngrohë” biznesi i diellit

Të Përzgjedhura

Kolesteroli është shumë më kompleks se sa i “miri” dhe i “keqi”: Shkenca zbulon se ka shumë përtej këtyre termave
Shëndet

Kolesteroli është shumë më kompleks se sa i “miri” dhe i “keqi”: Shkenca zbulon se ka shumë përtej këtyre termave

Nga SkyWeb
1 Dhjetor, 2025
0

nga The Economist* Prej dekadash, kolesteroli është ndarë në dy kategori të thjeshta: “i keqi” (LDL) që bllokon arteriet dhe...

Lexo të plotë
“Zanati” fiton terren, 17 mijë nxënës në arsimin profesional

“Zanati” fiton terren, 17 mijë nxënës në arsimin profesional

14 Shtator, 2026
“The Sun”: Më lirë të fluturosh në Shqipëri sesa të shkosh në teatër në Londër

“The Sun”: Më lirë të fluturosh në Shqipëri sesa të shkosh në teatër në Londër

31 Tetor, 2025
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

BSH do të tentojë të mbajë Euron në shina edhe gjatë 2026, deri 450 milionë euro blerje të planifikuara

18 Dhjetor, 2025
Katër kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Katër kafe në ditë mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

29 Nëntor, 2025

Të Fundit

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr