• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Do të mbrojmë vendin!” Polakët bëhet gatin për luftë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
“Do të mbrojmë vendin!” Polakët bëhet gatin për luftë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Polonia po përballet me nivelin më të lartë të pasigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe ka nisur një program kombëtar për trajnimin e civilëve, me qëllim forcimin e rezistencës në raste krize apo konflikti. Qindra qytetarë po marrin pjesë në stërvitje praktike në bazat ushtarake, ku mësojnë përdorimin e maskave kundër gazit, orientimin në terren dhe aftësi mbijetese.

Programi synon të trajnojë rreth 400 mijë qytetarë deri në vitin 2027 dhe është vullnetar, i hapur nga nxënësit e shkollave e deri tek pensionistët. Ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak Kamysz, deklaroi se rreziku i një konflikti të ri në Europë është real dhe kërkon aftësi praktike nga çdo qytetar.

Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, dronët që kanë hyrë në hapësirën ajrore polake dhe aktet e sabotimit të lidhura me inteligjencën ruse kanë detyruar Varshavën të rishikojë strategjinë e sigurisë. Polonia ka miratuar një projektbuxhet që rrit shpenzimet e mbrojtjes në 4.8% të PBB-së, shumë më lart se shumica e vendeve të NATO-s. Ndërkohë, është vendosur që ndërtesat e reja të pajisen me strehimore dhe ka nisur rikonstruksioni i atyre ekzistuese.

Në kufirin me Bjellorusinë dhe Kaliningradin ka nisur ndërtimi i “mburojës lindore”, një sistem i ri fortifikimesh dhe teknologjish mbrojtëse ndaj dronëve dhe ndërhyrjeve hibride.

Komandantë të ushtrisë polake pranojnë se lufta moderne i ka tejkaluar konceptet tradicionale. Gjenerali Roman Brudło tha se kërcënimet hibride – sabotime, dronë, sulme kibernetike dhe presioni përmes emigracionit të organizuar – janë mjeti kryesor me të cilin Rusia po teston kufijtë e NATO-s.

Forcat polake në kufirin me Bjellorusinë konsiderojnë migracionin e organizuar si një instrument të përdorur nga Moska dhe Minsku për të destabilizuar vendet e BE-së. Aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se kjo retorikë po shndërron refugjatët në objektiv politik dhe po zhduk debatet e dikurshme për trajtimin e tyre human.

Ndërkohë, komunitetet pranë kufirit me Kaliningradin shprehen të ndërgjegjësuar për rrezikun, por të mbrojtur nga NATO. Gjurmët e Luftës së Dytë Botërore në ndërtesat e zonës shërbejnë si kujtesë e dhimbshme për banorët më të moshuar, ndërsa brezi i ri po përgatitet për t’i shërbyer ushtrisë nëse lind nevoja.

Për qytetarë si Cezary Pruszko, rikthimi i trajnimeve të mbrojtjes civile është një nevojë e qartë. Ai thotë se dëshiron që punonjësit e tij – një brez i rritur në kohë paqeje – të dinë si të reagojnë në rast të një emergjence.

“Nuk dua që t’i përdorim ndonjëherë këto aftësi,” thotë ai, “por është më mirë të jesh gati, sesa i papërgatitur.” /The Guardian

Artikulli para

90% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta

Artikulli pas

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik, si paraqitet Euro

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik, si paraqitet Euro

Të Përzgjedhura

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re
Shëndet

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

Nga Editor
27 Shtator, 2026
0

Pushimet e shkurtra, të shpërndara përgjatë vitit, mund të ndihmojnë në rikuperimin e vazhdueshëm nga stresi i punës dhe në...

Lexo të plotë
Kantieri i Alesio 2014 merr gjysmën e rrugës te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, banorët grushta për gjysmën tjetër, bashkia bën sehir

Kantieri i Alesio 2014 merr gjysmën e rrugës te ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë, banorët grushta për gjysmën tjetër, bashkia bën sehir

1 Qershor, 2026
Kur “shqiponja” takon “dragoin”, çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump – Xi

Kur “shqiponja” takon “dragoin”, çfarë duhet patur parasysh nga takimi Trump – Xi

14 Maj, 2026
Rama – kryebashkiakëve: Hapni zyra juridike për aplikimet e pasakta në kadastër

Rama – kryebashkiakëve: Hapni zyra juridike për aplikimet e pasakta në kadastër

3 Prill, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, sa do tregtohen karburantet

17 Qershor, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr