• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 13 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Thyhet rekordi historik, pse po rritet kaq shpejt çmimi i arit?

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Tetor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Thyhet rekordi historik, pse po rritet kaq shpejt çmimi i arit?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i arit ka kaluar për herë të parë në histori nivelin prej 4,000 dollarësh për ons (rreth 31.1 gramë), duke shënuar një rekord të ri në tregjet ndërkombëtare.

Rritja e ndjeshme është pasojë e valës së fortë të kërkesës për asete të sigurta, ndërkohë që pasiguria ekonomike dhe politike po thellohet në shumë vende të botës.

Vetëm gjatë këtij viti, çmimi i arit është rritur me mbi 50 për qind, ndërsa në dy vitet e fundit vlera e tij është pothuajse dyfishuar.

Ekspertët e lidhin rritjen me disa faktorë kryesorë: dobësimin e dollarit amerikan, pritshmëritë për ulje të normave të interesit nga Rezerva Federale, si dhe blerjet e mëdha të arit nga bankat qendrore në Azi dhe Lindjen e Mesme.

Në periudha të pasigurta, ari shihet tradicionalisht si “strehë e sigurt” për ruajtjen e vlerës së pasurisë.

Dobësimi i dollarit e bën edhe më tërheqës për blerësit që përdorin valuta të tjera, ndërsa fondet e investimeve që ndjekin çmimin e arit po regjistrojnë hyrje rekord të kapitalit.

Megjithëse pjesa më e madhe e analistëve e shohin këtë trend si të qëndrueshëm, disa paralajmërojnë për korrigjime afatshkurtra, pasi tregu mund të jetë “i mbingarkuar” pas disa javësh rritjeje të pandërprerë.

Sipas vlerësimeve të bankave kryesore, çmimi i arit pritet të mbetet mbi 3,700–3,800 dollarë për ons edhe në rast të një tërheqjeje të lehtë, ndërsa për periudhën afatgjatë mund të qëndrojë në nivele të larta, nëse pasiguria globale dhe borxhi publik vijojnë të rriten.

Rritja historike e arit konfirmon se tregjet botërore po kalojnë një periudhë tensioni, ku frika nga inflacioni dhe pasiguria politike kanë rikthyer metalin e çmuar në qendër të vëmendjes si simbol të stabilitetit financiar. /skyweb.al

Artikulli para

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Artikulli pas

Nga 1 janari nis pagesa e taksave të rritura për banesat dhe dyqanet për secilin rreth

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai
Aktualitet

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë
Ekonomi

Rritet kredia për tregtinë, hotelerinë dhe ndërtimin, gjithnjë e më pak financime për bujqësinë

12 Qershor, 2026
SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK kërkoi arrestimin, kapet në Greqi “peshkaqeni” i kullave Ilir Shtufi

12 Qershor, 2026
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Nisja e sezonit turistik dhe paratë e ndërtimit “zhysin” euron, sot si KURRË më parë

12 Qershor, 2026
“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli
Aviacion

“Paguaj që të ulesh pranë fëmijës tënd!” RyanAir nën hetim në Angli

12 Qershor, 2026
SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre
Aktualitet

SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre

12 Qershor, 2026
Artikulli pas
Tatimet venë në fokus “kleringun” në sektorin e ndërtimit

Nga 1 janari nis pagesa e taksave të rritura për banesat dhe dyqanet për secilin rreth

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Luftrat e tanishme nuk fitohen vetëm nga armët, si ka ndryshuar tërësisht fushëbeteja gjatë viteve të fundit
Aktualitet

Luftrat e tanishme nuk fitohen vetëm nga armët, si ka ndryshuar tërësisht fushëbeteja gjatë viteve të fundit

Nga SkyWeb
10 Prill, 2026
0

Lufta moderne po ndryshon rrënjësisht dhe nuk përcaktohet më vetëm nga fuqia e armëve, por nga informacioni dhe shpejtësia me...

Lexo të plotë
Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

Si mund t’i lexojë inteligjenca artificiale mendimet tona?

27 Shkurt, 2026
Ngecin hetimet për skandalin e fondeve IPARD

Plasin arrestimet për abuzimet me fondet bujqësore në Greqi, ndërsa hajdutët e fondeve IPARD në Shqipëri shijojnë paratë

22 Tetor, 2025
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

Raporti konfidencial në SHBA zbulon lidhjen e Delphos ku Behgjet Pacolli la peng Aeroportin e Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus!

25 Mars, 2026
Universitetet amerikane po rikthejnë provimet me gojë për të luftuar Inteligjencën Artificiale

Universitetet amerikane po rikthejnë provimet me gojë për të luftuar Inteligjencën Artificiale

2 Prill, 2026

Të Fundit

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

Rama thotë se Shqipëria do të jetë si Dubai

12 Qershor, 2026
Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë për shitje, PS ka mision anëtarësimin në BE

12 Qershor, 2026
A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

A mund të bëjë truri dy gjëra njëkohësisht? Studimi i ri rrëzon mitin

12 Qershor, 2026
Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

Frika nga kanceri i gjirit, vajzat në të 20-at po zgjedhin mastektominë për parandalim

12 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr