• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 8 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?

SkyWeb Nga SkyWeb
26 Qershor, 2025
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Thriller me tenderin e Inteligjencës Artificiale në Kuvend, shpallet fituesi por pritet tjetër anulim?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas një serie anulimesh, shtyrjesh dhe kontestimesh që përfshinë tenderin për transkriptimin me inteligjencë artificiale të seancave parlamentare dhe mbledhjeve të komisioneve, Kuvendi i Shqipërisë shpalli fituesin e kontratës me vlerë rreth 750 mijë euro.

Por vetëm 48 orë pas kësaj shpalljeje, tenderi është sërish nën shqyrtim për shkak të një ankese të paraqitur pranë Komisionit të Prokurimit Publik, raporton skyweb.al.

MC Networking ka depozituar një tjetër ankesë duke kërkuar anulimin e vendimit për shpalljen e fituesit.

Në dokumentin e dorëzuar, kompania pretendon se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka marrë vendimin për fituesin pa pasur në dispozicion dokumentacionin e kërkuar sipas kritereve teknike të tenderit.

Madje, kompania thekson se fituesi është shpallur në kundërshtim të kritereve të caktuara, siç është xhiroja dyfisj për shërbime të ngjashme apo certifikimi i punonjësve.

Fituesi i shpallur është operatori ekonomik “Dega Semos AL”, me mbështetjen e kompanive “PC Store” dhe “BitGenius”, për furnizimin dhe mirëmbajtjen për 48 muaj të një sistemi të automatizuar transkriptimi bazuar në inteligjencë artificiale.

Qëllimi i këtij sistemi është të lehtësojë procesin e dokumentimit të fjalimeve të deputetëve në seanca plenare, komisione dhe aktivitete të tjera parlamentare, duke garantuar transparencë dhe efikasitet institucional, por duket se procedura është kthyer në një sagë të vërtetë pas akuzave të forta për favorizim të operatorit ekonomik fitues dhe skualifikimit të të tjerëve përmes artificave.

Sipas dokumenteve të Kuvendit, përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale do të shkurtojë ndjeshëm kohën e nevojshme për zbardhjen manuale të fjalimeve dhe përgatitjen e procesverbaleve, një proces që deri më tani kërkonte shumë burime njerëzore dhe kohë.

Megjithatë, ankesa e MC Networking hedh dyshime mbi besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procedurës, duke rikthyer në vëmendje shqetësimet për mungesë transparence dhe garë të pabarabartë.

Nëse pretendimet për mospërputhje me kriteret teknike vërtetohen, tenderi mund të përballet me një tjetër anulim dhe të çojë në hetim administrativ për mënyrën si është menaxhuar procesi.

Pritet që çështja të merret sërish në shqyrtim nga KPP, e cila do të dalë me një vendim gjatë ditëve në vijim.

Deri atëhere, deputetët do të vijojnë të zbardhen manualisht nga punonjësit e Kuvendit, edhe pse gjatë korrikut nuk pritet të ketë fjalime të qenësishme pasi të gjithë janë të përgatitur për pushime pas fushatës së ethshme zgjedhore. /skyweb.al

Etiketat: Inteligjenca artificialekuvendtenderi
Artikulli para

TIK TOK, AKSK, AKEP dhe SPAK, si dështoi instalimi i DPI

Artikulli pas

Rritja e pagave në shtet “shpëton ekonominë”, frenohet ndërtimi por rritet shitblerja e pasurive të paluajtshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit
Aktualitet

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

8 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?
Ekonomi

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Ekonomi

AKU nis kontrollet te fast-food-et dhe byrektoret pranë shkollave në prag të vitit të ri shkollor

8 Shtator, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

ÇMIMET/ Ushqimet dhe transporti “shpojnë” xhepat e shqiptarëve

8 Shtator, 2026
Bie ndjeshëm numri i fëmijëve në shkolla, INSTAT nxjerr shifrat për 2025-2026
Aktualitet

Ndihmon por nuk zëvendëson mësuesin! Ministria e Arsimit publikon udhëzimet për përdorimin e AI-së në shkolla

8 Shtator, 2026
Artikulli pas
Rritja e pagave në shtet “shpëton ekonominë”, frenohet ndërtimi por rritet shitblerja e pasurive të paluajtshme

Rritja e pagave në shtet "shpëton ekonominë", frenohet ndërtimi por rritet shitblerja e pasurive të paluajtshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

A do të ulet taksa për karburantin? Karakaçi: Është taksimi më i mirë që kemi
Ekonomi

A do të ulet taksa për karburantin? Karakaçi: Është taksimi më i mirë që kemi

Nga Editor
19 Mars, 2026
0

Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi, komentoi situatën e karburanteve, duke iu përgjigjigjur pyetjes së gazetarëve për uljen e...

Lexo të plotë
Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka

Ç’ndodh me trupin kur rritemi? Foshnjat lindin me më shumë kocka

22 Janar, 2026
Ushqimet ultra të përpunuara krijojnë varësi si cigaret

Gati 32% të shqiptarëve në pasiguri ushqimore, katër herë mbi mesataren europiane

24 Gusht, 2026
Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës?

28 Qershor, 2026
Revolucion në trajtimin e kancerit të gjirit, testi i ri përcakton trajtimin më efektiv për pacientin

Revolucion në trajtimin e kancerit të gjirit, testi i ri përcakton trajtimin më efektiv për pacientin

20 Janar, 2026

Të Fundit

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

Rama shet edhe publikisht Ergys Agasin me Ermal Beqirin: AKSHI, një eksperiencë e keqe, disa kompani molën buxhetin e shtetit

8 Shtator, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

“Nga nesër nis verifikimi derë më derë…!” Kadastra bën njoftimin e rendësishëm për PRONAT

8 Shtator, 2026
Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

Cilat lagje po tërheqin më shumë qiramarrës në Durrës?

8 Shtator, 2026
Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

OBSH: Pirja e duhanit ul shanset për të pasur një fëmijë

8 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr