• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bota në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, rrezikohet mungesa e naftës në treg

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bota në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, rrezikohet mungesa e naftës në treg
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bota është në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, e cila tashmë nuk shtron më shqetësimin e çmimit, por a do të ketë produkt në tregje.

Arabia Saudite njoftoi këtë të shtunë mbylljen e naftësjellësit Lindje-Perëndim, një rrugë vitale që lehtësonte sadopak mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Eksportuesi më i madh në botë i naftës bruto e mbylli përkohësisht tubacionin pas një sulmi me dron, për të cilin si Bagdadi ashtu edhe Riadi thanë se e kishte origjinën në Irak, ku veprojnë milici të mbështetura nga Irani. Të shtunën, Iraku shkarkoi një komandant ushtarak si përgjigje ndaj sulmit.

Tubacioni me gjatësi 1.200 km, që përshkon Gadishullin Arabik, e kishte ndihmuar Arabinë Saudite të shmangte bllokimin e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, ku lëvizja e cisternave ka rënë në nivele minimale për shkak të konfliktit gjashtëmujor midis SHBA-së dhe Iranit.

Ministria Saudite e Energjisë njoftoi se e kishte mbyllur tubacionin si masë paraprake. Sipas kompanive që gjurmojnë lëvizjet e anijeve dhe analistëve, linja ka transportuar nga 4 deri në 5 milionë fuçi në ditë gjatë muajve të fundit, shifër që përbën 4% deri në 5% të furnizimit global.

Por ky nuk është lajmi i vetëm i keq. Sulmi mbi naftësjellësin Lindje-Perëndim ndodhi në një kohë kur rebelët Houthi në Jemen, të lidhur me Iranin, kanë forcuar kontrollin e tyre në Detin e Kuq; kjo situatë, e kombinuar me ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit, ka krijuar presion mbi furnizimin me energji në të dyja anët e Gadishullit Arabik dhe ka bërë që çmimet globale të naftës të rriten sërish mbi 100 dollarë për fuçi.

Katër burime nga qeveria e Jemenit i thanë agjencisë Reuters se të premten, rebelët Houthi kishin marrë nën kontroll ishullin strategjik të Perimit, në hyrje të Detit të Kuq, brenda ngushticës Bab el-Mandeb. Dy sulmet e raportuara të premten — ai ndaj tubacionit dhe ai ndaj ishullit të Perimit — mund të përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm, ndërkohë që përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit kanë ngecur.

Çmimet në qiell
Çmimi i naftës së gatshme 10 ppm, ajo që përdoret në pompa, u rrit me 156 dollarë të premten krahasuar me një ditë më parë duke arritur nivelin 1560 dollarë për tonë. Por problemi është se lajmet e mbylljes së naftësjellësit Lindje-Perëndim dhe kapja e ishullit Perim nga rebelët Huthi erdhën pas mbylljes së bursave të premten.

Bota në prag të një krize të papreçedentë

Kjo do të thotë se nëse situata nuk ndryshon, të hënën çmimet e karburanteve mund të arrijnë në qiell duke kapur nivele të pashënuara ndonjëherë më parë. E megjithatë çmimet nuk duken rreziku më i madh aktualisht.

Rrezikohet furnizimi
Analistët thonë se kjo është një nga situatat më të vështira në historinë e tregjeve të energjisë. Madje ka nga ata që thonë se situata aktuale është më e rëndë edhe se sa ajo e Luftës së Dytë Botërore.

Përveç bllokimit të një sërë rrugëve kritike për transportin e naftës, konflikti i tejzgjatur mes SHBA-ve dhe Iranit ka gërryer rezervat strategjike të shteteve në Perëndim. Për shtatë muaj me radhë, qeveritë kanë përdorur rezervat strategjike për të kompesuar uljen ofertës dhe për të përmbajtur rritjen e çmimeve në treg.

Përllogaritjet tregojnë se ato kanë harxhuar tashmë 60 për qind të rezervave strategjike, çka praktikisht i lë të pafuqishme për të ndërhyrë më në treg. Kjo pasi, 30 për qind e rezervave nuk dalin asnjëherë në treg.

Kjo ka bërë që shumë prej analistëve të hedhin një alarm më të madh se sa ai i rritjes së çmimeve. Atë të mungesës së produktit në treg.

Nëse nuk do të arrihet të gjendet një zgjidhje e shpejtë, për të zhbllokuar rrugët e transportit, atëherë bota mund të përballet me një situatë të papreçedentë në histori. Mungesën e naftës në treg. Një kërcënim që tashmë nuk duket më teorik. /kapitali.al

Etiketat: botacmimetkarburantettregjet
Artikulli para

Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

Artikulli pas

Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si do të aplikohet për kompensim dhe kush do t’i verifikojë dëmet
Ekonomi

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si do të aplikohet për kompensim dhe kush do t’i verifikojë dëmet

28 Tetor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet
Ekonomi

Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet

28 Tetor, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Ekonomi

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 18% deri në vitin 2027

28 Tetor, 2026
Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022
Ekonomi

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

28 Tetor, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Rama premtoi rritje pensionesh, por kush përfiton dhe sa

28 Tetor, 2026
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Ekonomi

Rama njofton super taksa për apartamentet bosh

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!

Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!

Të Përzgjedhura

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Ekonomi

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë

Nga SkyWeb
7 Maj, 2026
0

Fati i centralit me linjit “Ptolemaida 5” pritet të vendoset në vjeshtë, ndërsa qeveria greke dhe institucionet energjetike vijojnë përplasjet...

Lexo të plotë
Pezullimi i Ballukut, Rama: Paraburgimet e arrestet pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri

Ministri i Drejtësisë, Lamallari: GJKKO tejkaloi kompetencat me Ballukun, Kushtetuta është e qartë për këtë

30 Janar, 2026
Pse depresioni veror mund të jetë po aq i rëndë sa ai i dimrit?

Pse depresioni veror mund të jetë po aq i rëndë sa ai i dimrit?

18 Korrik, 2026
SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

14 Janar, 2026
EUROSTAT thotë se 1 milionë shqiptarë ikën nga vendi gjate 16 viteve të fundit

Një në tre shqiptarë planifikon emigrimin, kërkojnë punë dhe jetesë më të mirë

27 Nëntor, 2025

Të Fundit

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si do të aplikohet për kompensim dhe kush do t’i verifikojë dëmet

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si do të aplikohet për kompensim dhe kush do t’i verifikojë dëmet

28 Tetor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet

Inteligjenca artificiale dhe borxhi publik, rreziku i një goditjeje të dyfishtë për tregjet

28 Tetor, 2026
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Banka Botërore: Çmimet e ushqimeve pritet të rriten me 18% deri në vitin 2027

28 Tetor, 2026
Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr