• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

UNDP me Program të Ri 5-vjeçar për Shqipërinë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
UNDP me Program të Ri 5-vjeçar për Shqipërinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Synimi i përgjithshëm i programit të ri është të mbështesë Shqipërinë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në përmbushjen e prioriteteve të saj kombëtare, siç parashtrohen në Strategjinë Kombëtare të Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030.

Programi është i strukturuar rreth tri prioriteteve të ndërlidhura: zhvillimi gjithëpërfshirës i kapitalit njerëzor; transformimi i qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimi i gjelbër gjithëpërfshirës; si dhe qeverisja, drejtësia dhe të drejtat e njeriut.

Në thelb të tij qëndron angazhimi për të siguruar që zhvillimi të ofrojë mundësi për të gjithë, me fokus të veçantë te njerëzit dhe komunitetet në rrezik më të madh për të mbetur pas, duke përfshirë familjet në nevojë, komunitetet rome dhe egjiptiane, të moshuarit, të rinjtë që nuk janë të përfshirë në arsim, punësim apo trajnim, si dhe komunitetet rurale.

Investimi në njerëz dhe shërbime më cilësore: UNDP-ja do ta mbështesë Shqipërinë në forcimin e institucioneve, sistemeve dhe aftësive. Kjo do të përfshijë mbështetje për shërbimet e mbrojtjes sociale dhe punësimit, arsimin dhe formimin profesional, aftësitë dixhitale dhe ato lidhur me IA-në, si dhe zgjerimin e mundësive për të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Bashkitë dhe institucionet kombëtare do të mbështeten për të ofruar shërbime më të mirëkoordinuara, duke përfshirë mekanizma më të konsoliduar referimi për të mbijetuarat e dhunës me bazë gjinore dhe masa për forcimin e ekonomisë së kujdesit si një faktor nxitës të përfshirjes sociale.

Mbështetja e një ekonomie konkurruese, të gjelbër dhe të qëndrueshme: UNDP-ja do të mbështesë Shqipërinë në avancimin e një transformimi ekonomik konkurrues, të qëndrueshëm ndaj faktorëve klimatikë dhe pozitiv ndaj natyrës. Mbështetja do të përqendrohet në asistimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të sjellë risi dhe për të hyrë në tregjet rajonale dhe evropiane, duke forcuar qeverisjen e burimeve mjedisore dhe natyrore në përputhje me kuadrin ligjor acquis të BE-së.

Programi do të avancojë angazhimin e Shqipërisë në kuadër të Zotimit për Natyrën dhe mbrojtjes së biodiversitetit, përfshirë përmes zhvillimit të rrjetit “Natura 2000”, duke forcuar gatishmërinë për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë dhe pjesëmarrjen e ardhshme në tregjet e karbonit.

Forcimi i institucioneve, drejtësisë dhe mireqeverisjes: Programi do të mbështesë reformat që forcojnë administratën publike, drejtësinë, sistemet anti-korrupsion dhe menaxhimin e financave publike, duke ndihmuar në përafrimin e politikave dhe rregulloreve në përputhje me angazhimet ndërkombëtare dhe standardet e BE-së.

Gjithashtu, UNDP-ja do të mbështesë decentralizimin dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive, duke krijuar më shumë mundësi për qytetarët që të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse në nivel vendor. Mbështetja do të shtrihet edhe në ndihmën juridike falas, institucionet e pavarura të mbikëqyrjes dhe përpjekjet për forcimin e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, si dhe për luftimin e trafikimit të jashtëligjshëm.

Të kombinuara së bashku, këto përpjekje synojnë të forcojnë institucionet dhe sistemet që qëndrojnë në themel të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke e bërë qeverisjen më të përgjegjshme, më transparente dhe më llogaridhënëse kundrejt individëve.

“Me këtë Program të ri për Shqipërinë, UNDP-ja do ta ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë një të ardhme gjithëpërfshirëse, në harmoni me natyrën dhe që sjell përmirësime konkrete në jetën e individëve – duke përshpejtuar përparimin drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – veçanërisht për ata që janë më të rrezikuar për të mbetur pas”. — Randi Davis, Përfaqësuese e Përhershme, UNDP në Shqipëri

Programi u zhvillua përmes një procesi të gjerë konsultimi me përfshirjen e më shumë se 600 grupeve të interesit, ku bënin pjesë ndër të tjerë institucionet qeveritare, shoqëria civile, grupet e cenueshme, sektori privat, akademia, media dhe partnerët për zhvillim. Një konsultim shoqërues në internet mori më shumë se 1000 përgjigje.

https://www.undp.org/albania/publications/undp-country-programme-document-albania-2027-2031

Artikulli para

BBC: Plazh dhe turizëm të lirë dentar, oferta dyfishe e Shqipërisë që po josh europianët

Artikulli pas

Para shtetit Bektashi, qeveria i jep Kryegjyshatës Botërore Lekët për tokat e zëna

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë
Ekonomi

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Ekonomi

Lajm i mirë për çiftet e reja: 4 mënyrat si mund të përfitohet banesë e përballueshme nga shteti

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune
Ekonomi

Volvo me humbje, shkurton 2,500 vende pune

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Para shtetit Bektashi, qeveria i jep Kryegjyshatës Botërore Lekët për tokat e zëna

Para shtetit Bektashi, qeveria i jep Kryegjyshatës Botërore Lekët për tokat e zëna

Të Përzgjedhura

Cilat janë simptomat e meningjitit dhe a ekziston vaksina për mbrojtje?
Shëndet

Cilat janë simptomat e meningjitit dhe a ekziston vaksina për mbrojtje?

Nga Editor
16 Mars, 2026
0

Meningjiti është një infeksion i membranave mbrojtëse që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore. Ai mund të prekë këdo, por është...

Lexo të plotë
Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

Gruaja sjell në jetë fëmijën e 11-të te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

6 Tetor, 2026
DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

DOKUMENTI/ Pas “çunave” të korruptuar, s’kanë të sosur problemet për Diellën: Vjen padia nga aktorja e njohur

10 Shkurt, 2026
Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

28 Maj, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Forcohen dollari, franga dhe paundi. Si paraqitet euro në tregun valutor?

15 Janar, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr