• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 20 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave. A funksionojnë vërtet këto ushqime virale për mirëqenien e zorrëve?!

Editor Nga Editor
10 Shkurt, 2026
në Shëndet
A A
0
Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave. A funksionojnë vërtet këto ushqime virale për mirëqenien e zorrëve?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mirëmbajtja e shëndetit të zorrëve është bërë së fundmi një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale. Që nga konsumimi i ujit me fara chia në mëngjes e deri te shtimi i xhelit të myshkut të detit në smoothie për “shërimin” e zorrëve, këto produkte janë vlerësuar për shumë përfitime, nga përmirësimi i humorit e deri te më shumë energji, shkruan BBC.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se realiteti është më i komplikuar se ç’fshihet pas këtyre ushqimeve ‘virale’, sepse është një fushë që paraqet studime dhe të dhëna të reja çdo ditë.

Ndërsa mikrobioma e zorrëve luan një rol vendimtar në mirëqenien tonë, provat për konsumimin e këtyre produkteve janë të pakta dhe, për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, fiksimi për “shërimin” e zorrëve mund të jetë i panevojshëm.

Prezantuesja e emisionit shkencor të BBC, Caroline Steel, e përshkruan zorrën si të gjithë traktin tretës, nga goja deri në anus. Sipas saj, brenda zorrës jeton mikrobioma, e cila përfshin triliona baktere, viruse dhe kërpudha që luajnë një rol vendimtar në mënyrën se si funksionon trupi dhe “ndikojnë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik”. “Mikrobioma e zorrës është më unike se shenjat e gishtave”, pohon Steel.

Mikrobiologu Alan Walker dhe shkencëtarja e shëndetit të zorrëve, Dr. Megan Rossi, thonë se shumë ushqime në trend përmbajnë një “sasi të vogël të së vërtetës”, por shpesh shiten si produkte mrekullibërëse. Uji me fara chia është i pasur në fibra, megjithatë Walker shpjegon se mikrobe të ndryshme ushqehen me fibra të ndryshme, kështu që diversiteti ka më shumë rëndësi se çdo përbërës i vetëm. “Nuk ka dëm në pirjen e ujit me fara chia, por ka pak përfitime më vete”, shprehet ai.

Konsumimi i vajit të ullirit konsiderohet gjerësisht se ka përfitime anti-inflamatore, është i shëndetshëm për zemrën dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut, shpjegon Walker. Megjithatë, ka pak prova që marrja e tij në porcione të koncentruara forcon në mënyrë specifike mikrobiomën. “Nuk ka ndonjë ndryshim domethënës midis pirjes së tij direkt dhe shtimit të tij në ushqimin tuaj”, thotë Walker.

Xheli i myshkut të detit është një lloj alge deti, që është bërë një produkt trend pasi ofron fibra dhe vitamina e minerale të caktuara. Dr. Rossi shprehet se “ka shumë pak prova shkencore që mbështesin përdorimin e tij për përmirësimin e mikrobiomës së zorrëve ose funksionin tretës”. Nga ana tjetër, mikrobiologu Alan Walker pohon se disavantazhi i mundshëm i xhelit të myshkut të detit është se algat janë një burim i metaleve të rënda dhe jodit, dhe marrja e tepërt mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Lëngu i kockave, të cilin shpesh në rrjetet sociale e përgatisin duke zier kockat e kafshëve në ujë me uthull dhe bimë aromatike ose perime për të paktën 24 orë, ka për qëllim nxjerrjen e proteinave dhe mineraleve. Walker thotë se shumica e lëndëve ushqyese të kësaj përmbajtjeje absorbohen në zorrën e hollë, ndërsa shumica e mikrobeve të zorrëve jetojnë në zorrën e trashë. Kjo do të thotë se pak arrin te vetë mikrobet. “Nuk ka prova të forta se ka efekte të dobishme sistematike në mikrobiomën e zorrëve”, shton ai. Rossi pajtohet dhe shton se ajo ka parë “efektin negativ që mund të ketë në nivelet e kolesterolit nëse yndyra e ngopur nuk hiqet nga sipërfaqja e saj”.

Në këto raste, Steel shpjegon se është e rëndësishme që njerëzit të kërkojnë këshilla mjekësore në vend që të drejtohen në dieta ekstreme eliminuese. “Shumica prej nesh nuk kanë nevojë të shërojnë zorrët, pasi nëse zorrët janë të shëndetshme, asnjë nga këto gjëra nuk do të bëjë ndonjë ndryshim”. Konsumimi i më shumë bimëve, rritja e fibrave dhe minimizimi i konsumit të ushqimeve të përpunuara është më e rëndësishme për mirëmbajtjen e zorrëve sesa ndjekja e trendeve në rrjetet sociale”, shprehet ndër të tjera ajo.

Etiketat: vaji i ulliritzorret
Artikulli para

Sëmundja e heshtur e mëlçisë që po prek miliona njerëz

Artikulli pas

Burim proteine apo trend i ri? Djathi Parmigiano po “pushton” rrjetet sociale

Editor

Editor

Nga Kategoria

Rasti i suksesit: AI po ndihmon pacientët të zgjidhin misteret, por teknologjia nuk zëvendëson mjekun
Shëndet

Rasti i suksesit: AI po ndihmon pacientët të zgjidhin misteret, por teknologjia nuk zëvendëson mjekun

19 Gusht, 2026
Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit
Shëndet

Vaksina mRNA e Moderna-s jep rezultate premtuese për trajtimin e kancerit

19 Gusht, 2026
Netët e nxehta po ju prishin gjumin. Çfarë mund të bëni
Shëndet

Netët e nxehta po ju prishin gjumin. Çfarë mund të bëni

19 Gusht, 2026
Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje
Shëndet

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

19 Gusht, 2026
KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!
Shëndet

KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

19 Gusht, 2026
Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?
Shëndet

Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?

19 Gusht, 2026
Artikulli pas
Burim proteine apo trend i ri? Djathi Parmigiano po “pushton” rrjetet sociale

Burim proteine apo trend i ri? Djathi Parmigiano po “pushton” rrjetet sociale

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

TABELA/ Ulen ndjeshëm, sa do të jenë komisionet për transfertat e parave

Nga SkyWeb
21 Shtator, 2025
0

Banka e Shqipërisë ka publikuar rregullat e reja për tarifat e transfertave elektronike, të cilat pritet të lehtësojnë kostot për...

Lexo të plotë
Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

Shqipërisë po i gërryhet fuqia punëtorë/ INSTAT: Në dy vjet, forca e punës u ul me 32 mijë vetë

10 Qershor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

GRAFIKËT/ “Ngec” privati, shteti i rrit pagat më shpejt

11 Shtator, 2025
S’ka me Gucci 30 euro dhe “Abibas”, hyn në fuqi ligji që ndalon futjen e imitimeve të markave

S’ka me Gucci 30 euro dhe “Abibas”, hyn në fuqi ligji që ndalon futjen e imitimeve të markave

21 Gusht, 2025
Tarifat e Trump, çmimi i një iPhone deri në 3 000 dollar?

Donald Trump përjashton smartfonët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

12 Prill, 2025

Të Fundit

BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

BILANCI/ Kredo.al 11-fishon brenda vitit shpenzimet për TIK, dyshime për një skemë të ngjashme me rastet Bankers dhe AKSHI: Paratë iu paguan kompanisë mëmë

20 Gusht, 2026
Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Revista polake: Shqipëria, parajsa ballkanike që ka ruajtur autenticitetin

20 Gusht, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, si pritet të ndikojë turizmin shqiptar

Cilat janë kompanitë ajrore më të lira dhe më të shtrenjta

20 Gusht, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të mira për 2026

20 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr