• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 23 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Punonjësit u futën fshehurazi në llogaritë e klientëve, banka Intesa San Paolo gjobitet me 32 mln euro në Itali

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Punonjësit u futën fshehurazi në llogaritë e klientëve, banka Intesa San Paolo gjobitet me 32 mln euro në Itali
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka italiane Intesa Sanpaolo është gjobitur me 31.8 milionë euro nga auroritetet italiane pas zbulimit të shkeljeve serioze në sigurinë e të dhënave personale të klientëve.

Sipas autoritetit italian, për më shumë se dy vite, një punonjës i bankës ka aksesuar pa arsye të justifikuar të dhënat bankare të 3,573 klientëve, duke kryer mbi 6,600 kontrolle nga shkurti 2022 deri në prill 2024. Sistemet e brendshme të bankës nuk kanë arritur të identifikojnë këto hyrje të paligjshme, duke nxjerrë në pah dështime të rënda në mekanizmat e kontrollit.

Shkeljet kanë përfshirë edhe klientë të konsideruar me risk të lartë, përfshirë persona me funksione publike, për të cilët kërkohen nivele më të forta mbrojtjeje. Rasti vjen në një moment kur grupi bankar është përballur edhe me ndërhyrje të tjera të autoritetit, përfshirë çështjen e fundit që lidhet me Isybank dhe përpunimin e të dhënave të miliona klientëve.

Në vendimin e tij, autoriteti thekson se janë shkelur parimet bazë të integritetit dhe konfidencialitetit të të dhënave, si dhe parimi i përgjegjshmërisë. Sipas tij, masat teknike dhe organizative të bankës kanë qenë të pamjaftueshme për të garantuar sigurinë e informacionit.

Modeli operacional i përdorur nga banka u lejonte punonjësve akses të gjerë në të gjithë bazën e klientëve, pa kontrolle efektive për të parandaluar ose zbuluar akseset e pajustifikuara.

Probleme janë konstatuar edhe në menaxhimin e incidentit. Njoftimi ndaj autoritetit ka qenë i vonuar dhe i paplotë, ndërsa klientët e prekur janë informuar vetëm pas një vendimi të mëparshëm të autoritetit në nëntor 2024, duke kufizuar mundësinë për reagim të shpejtë.

Ndërkohë, nuk dihet nëse kjo ka qenë një praktikë e kufizuar vetëm në Itali apo nëse modele të ngjashme të aksesit dhe kontrollit janë aplikuar edhe në vendet e tjera ku Intesa Sanpaolo ushtron aktivitet, përfshirë Shqipërinë.

Në përcaktimin e gjobës, autoriteti ka marrë parasysh kohëzgjatjen e shkeljeve, numrin e lartë të personave të prekur dhe seriozitetin e mangësive të konstatuara, si dhe masat korrigjuese të ndërmarra më pas nga banka për forcimin e sigurisë./skyweb.al

Artikulli para

Testimet e fundit në Llogara, sa do të kushtojë kalimi në tunel për çdo kategori mjeti

Artikulli pas

Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës
Ekonomi

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën
Ekonomi

Wall Street përjeton javën më të rëndë që nga pandemia, investitorët përgatiten për të hënën

22 Nëntor, 2026
Familjet pa shkollë me rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore në 2025
Ekonomi

Një në dy familje shqiptare nuk përballon dot një shpenzim të papritur prej 1 mijë eurosh, Shqipëria më keq se rajoni

21 Nëntor, 2026
6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?
Ekonomi

6 trilionë dollarë humbje brenda javës! Pse po bien bursat amerikane dhe çfarë po tremb investitorët?

21 Nëntor, 2026
Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Tronditet tregu i kriptomonedhave, Bitcoin fundoset në minimumin dyvjeçar

21 Nëntor, 2026
“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt
Aktualitet

“S’mund të hiqen njerëzit nga puna se nuk i bëjnë like lalit”, Rama paralajmërim drejtorët e bashkisë: Nuk do të tolerohen ata që zbatojnë vendimet e Veliajt

21 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

Bujqësia dorëzohet, eksportet e zarzavateve ranë me 33%, importet rriten 23% në dymujor

Të Përzgjedhura

Qytetarët po konsumojnë më shumë pas pandemisë, por gjithnjë e me tepër VETËM
Ekonomi

Qytetarët po konsumojnë më shumë pas pandemisë, por gjithnjë e me tepër VETËM

Nga SkyWeb
4 Janar, 2025
0

Pandemia e COVID-19 ndryshoi rrënjësisht sjelljen e konsumatorëve, duke krijuar një model të ri shpenzimesh të quajtur “ekonomia e hermitëve...

Lexo të plotë
Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

11 Dhjetor, 2025
Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq

Ilir Meta bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

3 Dhjetor, 2025
Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

8 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

Ndryshojnë procedurat e kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve në Doganën e Qafë Thanës

22 Nëntor, 2026
OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

OKB: Dështon nisma për ndalimin ligjor të “robotëve vrasës”

22 Nëntor, 2026
Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

Presidenti Begaj në 120-vjetorin e Shoqatës “Tomorri”: Trashëgimia kulturore duhet t’u përcillet brezave të rinj

22 Nëntor, 2026
AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

AI në matematikë, punonjësi i Anthropic pretendon se zgjidhi hipotezën 170-vjeçare

22 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr