• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ilir Meta bën kërkesën e pazakontë ndaj GJKKO-së

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Avokati shpjegon simbolin e Ilir Metës në gjyq
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Gjykatën e Posaçme për mënyrën se si po paraqitet në sallën e gjyqit, duke kundërshtuar vendosjen e tij në një kabinë xhami ose strukturë metalike të izolimit.

Në dokumentin e depozituar, mbrojtja kërkon konstatimin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe heqjen e barrierave fizike, duke kërkuar që Meta të vendoset pranë avokatit të tij gjatë të gjithë procesit gjyqësor.

Mbrojtja argumenton se vendosja e tij në një kabinë të mbyllur cenon nenin 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues.

Historia e vilës 800 mijë euro

Provat e radhitura nga SPAK në dosjen ndaj Metës dhe Kryemadhit tregojnë një skemë të gjerë korrupsioni ku biznesmeni Samir Mane rezulton i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në korruptimin e tyre.

Një nga akuzat kryesore ndaj Metës është përfitimi i një vile në Rolling Hills, pas ndryshimeve të ligjit për minierat sipas kërkesave të çifti Meta–Kryemadhi.

SPAK thekson në dosje se “ka dyshime për një marrëdhënie korruptive” mes tyre. Mane është pyetur disa herë në SPAK, por aktualisht nuk hetohet, pasi vepra penale është parashkruar.

Në dosje janë përfshirë edhe mesazhe mes Monika Kryemadhit dhe Samir Manes, ku fillimisht diskutohet marrja e një apartamenti te “Ambasadori”, por më pas vihet re se preferohej një vilë pasi “aty ka shumë njerëz dhe Iliri nuk është i qetë, më mirë te vilat”. Mane i shkruan Kryemadhit për vilën ose apartamentin “kur ta duash, dhe kur të duash”.

Më pas, Meta heq dorë nga vila pasi mëson se ambasadori grek Oktapodas është në dijeni të dhuratës, por punimet në vilë vijuan për muaj të tërë, pasi Meta kishte kërkuar instalimin e një “sauna”.

Biznesmeni Samir Mane gënjeu prokurorët e SPAK

Në deklarimet e tij, Mane mohon marrëdhënien me Metën dhe Kryemadhin, duke thënë se “nuk u ka kërkuar asnjë lloj ndihme” dhe se komunikimet lidhur me ligjin për minierat i ka bërë në cilësinë e anëtarit të shoqatës së minierave. Ai deklaron se ndryshimet ligjore “nuk kishin asnjë efekt financiar”.

Në dosje ndodhen edhe dëshmitë e Saimir Bokës, ish-drejtor i Albchrome, i cili tregon se kompania kërkonte ndryshime në ligj për servitutin e galerive dhe puseve në funksion të operimeve të saj.

SPAK ka zbardhur një komunikim të gjerë personal mes Kryemadhit dhe Manes, përfshirë dalje për kafe, udhëtime dhe përfitime të ndryshme. Një seri mesazhesh dhe dokumentesh financiare tregojnë pagesat e kryera nga bashkëshortja e tij, Eva Mane për udhëtimet e Monika Kryemadhit dhe fëmijëve të Metës drejt Disneyland Paris dhe një koncerti të Beyoncé, me fatura që arrinin në mijëra euro.

Sipas dosjes, biletat dhe akomodimi janë rezervuar në “business class” dhe në hotele të kategorisë së lartë.

SPAK ka zbuluar gjithashtu se Mane ka dhënë deklarime të pavërteta lidhur me bisedimet për vilën, pasi mesazhet në celularin e Kryemadhit, të marrë nga periudha 2013–2014, tregojnë komunikime të vazhdueshme mes tyre për vilën dhe apartamentin.

Në dosje citohet:
“Jam këtu me Zamon”, shkruan Kryemadhi në një mesazh për Metën, duke përshkruar detaje të “dhuratës”.

Në një tjetër rast, Mane i shkruan Kryemadhit: “Ku ta duash dhe si ta duash”, për vilën ose apartamentin ende të papërcaktuar.

SPAK arriti në konkluzionin se çifti Meta–Kryemadhi ka përfituar këtë vilë “në këmbim të ndikimit të paligjshëm” pranë institucioneve publike dhe deputetëve të LSI-së, duke miratuar ligjin nr. 134/2014 sipas kërkesave të Manes.

Gjithashtu, janë evidentuar ndërhyrjet e paligjshme te Zyra e Përmbarimit dhe te kreu i AKEP, Piro Xhixho, në favor të kompanisë së Manes, Plus Communications.

Çështja PLUS Communication

SPAK dokumenton marrëdhënien e ngushtë të Kryemadhit me Xhixhon, i cili raportonte vazhdimisht takimet me Manen. Në një komunikim të datës 31 janar 2014, Xhixho i shkruan Kryemadhit:
“Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Me tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh”.

Në një tjetër mesazh të 11 shkurtit 2014, Xhixho i shkruan:
“Sot më erdhi Zamiri dhe më thoshte për takimin me të madhin”.

Sipas dosjes, Samir Mane ishte duke kërkuar lehtësira nga AKEP për të përmirësuar gjendjen e PLUS, ndërsa ndërkohë bashkëshortja e tij, Eva Mane, paguante udhëtimet luksoze të Kryemadhit dhe fëmijëve.

SPAK thekson se ndikimi i Metës dhe Kryemadhit në favor të Manes dhe ortakëve të tij shkonte deri në detyrimin e operatorëve rivalë të PLUS që të uleshin në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mënyrat për të shpëtuar kompaninë.

Në dosje është dokumentuar edhe ndërhyrja e Kryemadhit:
“Ajo më tha ta pres Samir Manen”. 

/skyweb.al

Etiketat: 800 mije eurodosjaililr metailir metasamir manespakvila
Artikulli para

Ilir Meta files an unusual request to the Special Court

Artikulli pas

DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë
Ekonomi

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?
Aktualitet

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
Konsumimi i alkoolit gjatë adoleshencës mund të lërë pasoja afatgjata në tru
Kryesore

STUDIMI/ Një gotë në ditë rrit ndjeshëm rrezikun që të vdisni nga kanceri!

6 Shtator, 2026
Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!
Aktualitet

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 milion eurove për TALLAVA?!

5 Shtator, 2026
Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë
Aktualitet

Presidenti Begaj nga Teqeja e Frashërit: Vatër e dijes, identitetit dhe atdhedashurisë

5 Shtator, 2026
Artikulli pas
DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

DETAJET/ Fluturim direkt Shqipëri-Kanada, për çfarë e kishte fjalën Rama kur tha se u bllokua për shkak të pezullimit të Ballukut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik
OP-ED

Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

Nga SkyWeb
10 Shtator, 2025
0

Nga Lutfi Dervishi Është bërë si refren festivali: çdo vit në takimin e ambasadorëve tanë në Tiranë del në skenë...

Lexo të plotë
BE: Shqipëria asnjë përparim në mjedis dhe sigurinë ushqimore

BE: Shqipëria asnjë përparim në mjedis dhe sigurinë ushqimore

4 Nëntor, 2025
Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

Instagram dhe Facebook mund të ndryshojnë përgjithmonë nëse Meta humbet gjyqin për privatësinë e fëmijëve

17 Gusht, 2026
Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

Anglia miraton përdorimin e vaksinës kundër HIV

17 Tetor, 2025
Qeveria pranon kufijtë e modelit ekonomik: Shqipëria nuk mund të ecë më vetëm me ndërtim dhe konsum

Qeveria pranon kufijtë e modelit ekonomik: Shqipëria nuk mund të ecë më vetëm me ndërtim dhe konsum

4 Qershor, 2026

Të Fundit

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

STUDIMI/ Pijet energjike shkaktojnë pagjumësi, humbje kujtese dhe obezitet tek të rinjtë

6 Shtator, 2026
Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

Luan Muça reagon për herë të parë pas konfliktit në Vlorë: Vasil Bedinaj më ngriti kurth, tokën në Palasë e kam blerë të paktën dy herë

6 Shtator, 2026
OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

OKB propozon një hartë të re të botës: Pse po ndryshohet mënyra si e shohim planetin?

6 Shtator, 2026
Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

6 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr