• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Valët e të nxehtit po rrisin ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në Europë, ndërsa prodhimi nga panelet diellore po kthehet në një nga burimet kryesore për përballimin e kërkesës së shtuar nga kondicionerët.

Sipas një analize të Ember, gjatë ditëve të vapës në qershor dhe korrik, prodhimi nga fotovoltaikët ishte deri në 17% më i lartë se zakonisht në disa vende europiane.

Rritja vjen pikërisht në orët kur konsumi arrin kulmin. Në fund të qershorit, kërkesa ditore për energji u rrit me 28% në Itali, 23% në Hungari, 14% në Francë dhe 13% në Spanjë.

Panelet diellore kanë ndihmuar në mbulimin e një pjese të kësaj kërkese, në një kohë kur temperaturat e larta dhe thatësira po krijojnë probleme për burime të tjera të energjisë.

Nivelet e ulëta të ujit kanë kufizuar prodhimin e hidrocentraleve, ndërsa në disa vende kanë krijuar vështirësi edhe për centralet bërthamore dhe ato me qymyr.

Efekti është ndier edhe në çmime. Gjatë valëve të të nxehtit, çmimet mesatare ditore të energjisë u rritën me 119% në Hungari, 44% në Francë, 13% në Itali dhe 7% në Spanjë.

Por problemi më i madh nis pas perëndimit të diellit. Kondicionerët vazhdojnë të punojnë, ndërsa prodhimi nga fotovoltaikët bie në zero. Në këto orë, sistemi duhet të përdorë burime të tjera, përfshirë centralet me gaz, ku prodhimi është më i shtrenjtë.

Pikërisht për këtë arsye, investimet në bateri për ruajtjen e energjisë po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Energjia e prodhuar nga dielli gjatë ditës mund të ruhet dhe të përdoret në mbrëmje, kur konsumi vazhdon të jetë i lartë.

Edhe Shqipëria po përjeton një rritje të shpejtë të prodhimit nga fotovoltaikët.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 kategoria e prodhuesve të tjerë të energjisë, ku përfshihen fotovoltaikët, prodhoi 984 GWh, nga vetëm 507 GWh një vit më parë. Brenda një viti prodhimi u rrit me 94.3%.

Pesha e kësaj energjie arriti në 13.2% të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike, nga rreth 6.5% një vit më parë. Në total, Shqipëria prodhoi 7,468 GWh energji gjatë vitit 2025.

Rritja po vazhdon edhe këtë vit. Në tremujorin e parë të 2026-s, prodhimi nga kjo kategori arriti 254 GWh, 44% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Pesha në total ishte 7%, më e ulët se mesatarja vjetore e 2025-s për shkak të rritjes së fortë të prodhimit nga hidrocentralet gjatë fillimit të këtij viti.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për Shqipërinë, ku prodhimi i energjisë vazhdon të varet në masë të madhe nga reshjet dhe prurjet në hidrocentrale. Zgjerimi i fotovoltaikëve krijon një burim të dytë të rëndësishëm pikërisht gjatë verës, kur reshjet bien dhe konsumi për ftohje rritet.

Por, ashtu si në pjesën tjetër të Europës, hapi tjetër është ruajtja e energjisë në bateri. Pa të, energjia e bollshme e prodhuar në mesditë nuk mund të përdoret plotësisht në orët e mbrëmjes, kur dielli perëndon por kërkesa për energji mbetet e lartë. /skyweb.al

Etiketat: fotovoltaikpark
Artikulli para

Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

Artikulli pas

Karburanti dhe grevat e stafit përgjysmojnë fitimet e Lufthansa-s

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike
Ekonomi

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani
Ekonomi

BMW ndryshon strategji: Shkurtime të vendeve të punës, AI dhe 2 miliardë euro investime në Gjermani

30 Shtator, 2026
Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme
Ekonomi

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Ekonomi

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit
Ekonomi

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30 Shtator, 2026
Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!
Ekonomi

Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Pilotët e Lufthansa në grevë, anulohen qindra fluturime

Karburanti dhe grevat e stafit përgjysmojnë fitimet e Lufthansa-s

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori
Aktualitet

Thyhet rekordi, Evropa përjetoi gushtin më të nxehtë në histori

Nga Editor
10 Shtator, 2026
0

Gushti i vitit 2026 ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, duke dhënë një tjetër sinjal alarmi...

Lexo të plotë
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

Del LISTA e barnave të rimbursueshme për 2026, mbulim deri në 100% për sëmundje kronike dhe onkologjike

16 Maj, 2026
Kërkohet lodër fiks 17.85 m² dhe tub fiks 60.3 mm: Kujt ia ka “qepur” Vangjel Tavo tenderin e këndit të lodrave në Himarë?

Skyweb.al dhe KPP kthejnë në shina ligjore Vangjel Tavon për tenderin e këndeve të lodrave në Himarë

22 Maj, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

16 Gusht, 2025
“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

22 Shkurt, 2026

Të Fundit

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

Bitcoin drejt 600 mijë dollarëve? Analisti që parashikoi rënien e vitit 2018 pret një rritje historike

30 Shtator, 2026
Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

Begaj pret Von der Leyen: Mbyllim kapitujt në fund të vitit, rrisim stadardet europiane

30 Shtator, 2026
Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

Von der Leyen: Të përshpejtojmë negociatat e roaming-t me Shqipërinë, kthehem kur të jetë falas

30 Shtator, 2026
Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

Rama thotë se nuk ndjen përgjegjësi për Vlora Hysenin: Është personale!

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr