• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 16 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

SkyWeb Nga SkyWeb
16 Gusht, 2026
në Ekonomi, Turizëm
A A
Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gara mes familjeve më të pasura në botë për të siguruar stafin më të mirë po çon pagat e kuzhinierëve privatë, asistentëve personalë, dadove dhe kujdestarëve të shtëpisë në nivele rekord.

Sipas një studimi të Morgan & Mallet International, një kuzhinier privat mund të fitojë nga 100 mijë deri në 300 mijë dollarë në vit, sidomos nëse ka eksperiencë në restorante Michelin ose është i specializuar në dieta të veçanta.

Kërkesa është rritur pasi familjet shumë të pasura kanë gjithnjë e më shpesh disa rezidenca në vende të ndryshme dhe kërkojnë të njëjtin nivel shërbimi kudo që ndodhen.

Edhe asistentët personalë janë ndër më të kërkuarit. Në SHBA, pagat e tyre mund të arrijnë deri në 250 mijë dollarë në vit.

Detyra e tyre nuk kufizohet më te axhenda dhe telefonatat. Ata organizojnë udhëtime, takime, menaxhojnë prona, personel dhe një pjesë të madhe të jetës së përditshme të punëdhënësit.

Edhe dadot e specializuara po paguhen gjithnjë e më shumë. Ato që flasin disa gjuhë, kanë eksperiencë me fëmijë me nevoja të veçanta dhe janë të gatshme të udhëtojnë vazhdimisht me familjen mund të fitojnë deri në 163 mijë dollarë në vit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një tjetër profesion që po ndryshon është ai i kujdestarit të shtëpisë. Sot ai nuk merret vetëm me shërbimin në rezidencë, por mund të menaxhojë stafin, sigurinë, sistemet teknologjike dhe funksionimin e disa shtëpive njëkohësisht.

Për këtë arsye, paga e një kujdestari shtëpie mund të arrijë deri në 180 mijë dollarë në vit. Por pagat e larta shoqërohen edhe me kërkesa të forta.

Familjet e pasura kërkojnë konfidencialitet absolut, aftësi teknologjike, fleksibilitet dhe gatishmëri për të udhëtuar në çdo moment.

Në Los Angeles, 77% e asistentëve personalë të punësuar kanë firmosur marrëveshje konfidencialiteti, ndërsa kufizimet për përdorimin e rrjeteve sociale po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

Ndërkohë, stafi privat nuk qëndron më për dekada me të njëjtën familje. Mesatarja ka rënë në rreth tre vjet, pasi punonjësit më të mirë kalojnë te oferta më të larta.

Kështu, në botën e super të pasurve po zhvillohet një treg pune më vete, ku kuzhinierët privatë, dadot, asistentët dhe kujdestarët e shtëpisë po paguhen me paga që deri pak vite më parë do të konsideroheshin të pazakonta për këto profesione. /skyweb.al

Etiketat: kujdestarkuzhiniershtepie
Artikulli para

Kriza e strehimit në Shqipëri/ Apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

Artikulli pas

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
Ekonomi

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë
Ekonomi

80 euro dita dhe nuk gjejnë punëtorë! Pronarët grekë të dëshpëruar, rrezikojnë të lënë ullinjtë pa vjelë

15 Nëntor, 2026
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

15 Nëntor, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Familjet dhe bizneset e vogla mund të ndryshojnë furnizuesin e energjisë, ERE propozon skemën e re

14 Nëntor, 2026
Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit
Ekonomi

Rama: Rritja e ekonomisë na mundëson uljen e TVSH-së për ushqimet dhe bonusin për pensionistët çdo vit

14 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

Të Përzgjedhura

Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive
Aktualitet

Defekt radarësh, kaos me fluturimet në veri të Italisë, ANULIME masive

Nga SkyWeb
28 Qershor, 2025
0

Të shtunën mbrëma, më 28 qershor, pas orës 21:00, hapësira ajrore e Veriut të Italisë u paralizua për shkak të...

Lexo të plotë
Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

Ryanair ndryshon procedurat e imbarkimit, çfarë duhet të dini nga 12 nëntori

8 Nëntor, 2025
Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

Shërbimet online, por administrata publike arrin në 185.4 mijë punonjës, rekordi i 23 viteve

13 Mars, 2026
“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

“Kapëm dy kuti banane kontrabandë”, doganierët e Bllatës i zë sedra pas publikimit të tarifave të ryshfetit për naftën dhe ushqimet

31 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026

Të Fundit

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë jashtë kontrollit mjedisor? KLSH zbulon mosraportimin e ndotjes dhe mungesën e inspektimeve!

15 Nëntor, 2026
Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

Paradoksi i Lidl në Ballkan, 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës

15 Nëntor, 2026
“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

“Babagjyshi nuk jeton në Polin e Veriut”, Finlanda kërkon të korrigjojë adresën

15 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr