• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Editor Nga Editor
19 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Mesatarisht, çdo punonjës në Bashkimin Europian humbet gati tre javë pune në vit për shkak të problemeve shëndetësore. Kjo përkthehet në rreth 6% të kohës së mundshme të punës dhe një kosto ekonomike prej afro 540 miliardë eurosh në vit, sipas një raporti të ri të Institutit për Mjedisin dhe Shëndetin Publik.

Sipas raportit, humbjet nga mungesat për arsye shëndetësore përbëjnë rreth 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Bashkimit Europian për vitin 2025.

Megjithatë, kjo shifër pasqyron vetëm një pjesë të ndikimit ekonomik që kanë problemet shëndetësore, duke përfshirë infeksionet virale, çrregullimet e shëndetit mendor dhe sëmundjet si kanceri.

Përllogaritja merr në konsideratë vetëm ditët e humbura për shkak të sëmundjeve nga personat që vazhdojnë të klasifikohen si punonjës me kohë të plotë. Ajo nuk përfshin kostot e plota të problemeve shëndetësore afatgjata. Personat që detyrohen të reduktojnë orarin e punës ose të largohen përfundimisht nga tregu i punës për shkak të sëmundjes nuk regjistrohen më si raste të mungesave të zakonshme.

Përtej humbjes së drejtpërdrejtë të orëve të punës, sëmundjet sjellin pasoja të tjera ekonomike. Kur punonjësit mungojnë për arsye shëndetësore, bie edhe prodhimi ekonomik, ndërsa punëdhënësit dhe kolegët duhet të përballojnë pasojat e mungesës, duke gjetur zëvendësues ose duke u kërkuar punonjësve të tjerë të punojnë me orë shtesë.

Periudhat e gjata të mungesës për shkak të sëmundjeve mund të çojnë gjithashtu në largimin e individëve nga tregu i punës. Kjo ul të ardhurat nga taksat dhe rrit shpenzimet për skemat e sigurimeve shoqërore.

Por kohëzgjatja e lejeve mjekësore ndryshon ndjeshëm nga një vend europian në tjetrin. Adrian Mehic, autori i raportit, e cilësoi këtë një diferencë dramatike gjatë prezantimit të gjetjeve në Parlamentin Europian në Bruksel.

Sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Sllovenia regjistroi mesataren më të lartë të mungesave për arsye shëndetësore në vitin 2025, me pak më shumë se pesë javë për çdo punonjës. Ajo pasohet nga Finlanda dhe Spanja, ku mesatarja ishte rreth pesë javë.

Në Francë, Suedi dhe Gjermani, punonjësit humbën pak më shumë se tre javë pune, ndërsa në Itali dhe Greqi mesatarja ishte më pak se një javë për punonjësit me kohë të plotë.

Arsyet e mungesave janë të ndryshme, duke nisur nga problemet e shëndetit mendor dhe sëmundjet e sistemit muskuloskeletor, deri te aksidentet dhe sëmundjet kronike.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mungesave mund të parandalohet ose të shkurtohet nëpërmjet masave parandaluese, trajtimit të hershëm dhe rehabilitimit. Sipas raportit, përmirësimi i kushteve ergonomike në vendin e punës, ndërhyrja më e shpejtë për problemet e shëndetit mendor, aksesi më i mirë te kujdesi parësor dhe fizioterapia mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut dhe kohëzgjatjes së mungesave.

“Parandalimi ka gjithashtu kosto, pra jo të gjitha këto masa janë falas, por kur zbatohen siç duhet, përfitimet do të jenë më të mëdha se kostot”, u shpreh Mehic. /skyweb.al

Etiketat: raporton mjekesor
Artikulli para

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Editor

Editor

Nga Kategoria

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Fokus

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta
Shëndet

Kujdes nga testet shëndetësore në internet! Studimi britanik: Japin rezultate të pasakta

18 Nëntor, 2026

Të Përzgjedhura

A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese
Shëndet

A rrisin tatuazhet rrezikun e kancerit? Studimi i ri sjell të dhëna shqetësuese

Nga Editor
1 Dhjetor, 2025
0

Një studim i ri suedez ka hapur sërish debatin mbi sigurinë e tatuazheve, pasi zbuloi se personat me të paktën...

Lexo të plotë
Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari

Italia shtrenjton tarifat e autostradave nga 1 janari

30 Dhjetor, 2025
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran

Tajlanda merret vesh me Iranin për kalimin e tankerave të naftës në Hormuz

28 Mars, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së

Frika se mos mbetesh pa para po bëhet kronike: Çfarë është “peniafobia”

27 Korrik, 2026
Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

Si po kthehen berberët në “psikologë” për burrat

10 Tetor, 2026

Të Fundit

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr