• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

Editor Nga Editor
19 Nëntor, 2026
në Shëndet
A A
Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kur në mure shfaqen vizatime të papritura apo biskotat zhduken nga kutia, fëmijët mund të fajësojnë qenin ose të thonë se ka qenë një fantazmë, edhe kur i kanë ende duart të mbuluara me bojëra apo fytyrën me thërrime biskotash.

Gënjeshtrat e fëmijëve janë një përvojë e zakonshme për shumicën e prindërve. Megjithatë, sipas psikologëve, kjo sjellje nuk duhet parë gjithmonë si një problem, pasi përbën një pjesë të rëndësishme të zhvillimit mendor dhe aftësive njohëse të tyre.

Psikologia klinike, Dr. Jade Redfern, shpjegon se aftësia për të gënjyer është një aftësi që fëmijët e zhvillojnë gradualisht dhe e vënë në praktikë për t’u bërë gjithnjë e më të zotë.

Sipas ekspertëve, fëmijët e vegjël mund të shfaqin forma të mashtrimit që në muajt e parë të jetës, edhe pse në këtë fazë nuk bëhet fjalë për gënjeshtra të mirëfillta. Një studim i Universitetit të Bristolit ka zbuluar se rreth një e katërta e fëmijëve duket se kuptojnë disa forma të mashtrimit që në moshën 10-muajshe.

Studiuesja që drejtoi kërkimin, profesoresha Elena Hoicka, thotë se është befasuese se sa herët fëmijët arrijnë të shfaqin sjellje të tilla. Ajo sjell si shembull rastet kur fëmijët fshihen poshtë tavolinës apo në banjë për të ngrënë ëmbëlsira ose çokollata, pa u vënë re nga prindërit.

Rreth moshës dyvjeçare, këto sjellje bëhen më të dallueshme. Fëmijët mund të shtiren sikur nuk i dëgjojnë prindërit, të mohojnë se kanë bërë diçka të ndaluar apo të gjejnë justifikime për të shmangur detyrat. Për shembull, mund të pretendojnë se kanë nevojë të shkojnë në tualet pikërisht kur u kërkohet të sistemojnë lodrat.

Në moshën trevjeçare, aftësia për të mashtruar bëhet më e sofistikuar dhe krijuese. Fëmijët fillojnë të kuptojnë më mirë gjuhën, reagimet e të tjerëve dhe mënyrën se si njerëzit mendojnë.

Një tjetër formë e kësaj sjelljeje është fshehja e një pjese të së vërtetës. Për shembull, një fëmijë mund t’u tregojë prindërve se motra apo vëllai e ka goditur, por të mos përmendë se ai vetë e kishte goditur i pari.

Psikologët e lidhin këtë proces me atë që njihet si teoria e mendjes (Theory of Mind), pra aftësia e fëmijëve për të kuptuar se njerëzit e tjerë kanë mendime, njohuri, besime dhe këndvështrime të ndryshme nga të tyret.

Kjo aftësi është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit social dhe emocional, pasi i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë njerëzit përreth tyre.

Ekspertët theksojnë se të mësuarit për të gënjyer nuk do të thotë se fëmija po zhvillon një karakter të pandershëm. Përkundrazi, është një tregues se ai po zhvillon aftësi më të ndërlikuara mendore. Sfida për prindërit mbetet t’i ndihmojnë fëmijët të kuptojnë rëndësinë e sinqeritetit dhe të krijojnë një mjedis ku mund të pranojnë gabimet pa pasur frikë nga reagimi i të rriturve. /skyweb.al

Etiketat: femijetgenjeshtra
Artikulli para

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Artikulli pas

Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?
Shëndet

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re
Shëndet

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik
Shëndet

“Të varur nga interneti?” Ekspertët paralajmërojnë për një kërcënim në rritje ndaj shëndetit publik

19 Nëntor, 2026
Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri
Kryesore

Prodhim në vend ose import direkt nga BE, si do të futet mishi i laboratorit në Shqipëri! Si e rregullon ligji i ri

19 Nëntor, 2026
Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji
Aktualitet

Jo vetëm mjekët dhe infermierët! 5 profesione të tjera drejt njohjes automatike të diplomave në BE, kur hyn në fuqi ligji

19 Nëntor, 2026
Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator
Fokus

Shqipëria i hap rrugën tregtimit të mishit të prodhuar në laborator

18 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

Të Përzgjedhura

Kimikatet toksike dhe nxehtësia janë shkaku i mundshëm i uljes së pjellorisë
Shëndet

Kimikatet toksike dhe nxehtësia janë shkaku i mundshëm i uljes së pjellorisë

Nga Editor
29 Prill, 2026
0

Ekspozimi i njëkohshëm ndaj kimikateve toksike dhe efekteve të ndryshimeve klimatike mund të krijojë një ndikim të përforcuar, duke rritur...

Lexo të plotë
Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

7 Shtator, 2026
Një natë vetëm mes akullnajave dhe larg nga gjithçka, kjo është “Airbnb” më e çuditshme në botë

Një natë vetëm mes akullnajave dhe larg nga gjithçka, kjo është “Airbnb” më e çuditshme në botë

5 Nëntor, 2025
Ligji i ri për bashkëpronësinë, çfarë ndryshon në administrimin e pallateve: Nëse s’paguan detyrimet përfundon në përmbarim

Hapen më 27 Gusht aplikimet për kredi shtëpie me 0% interes për 300 punonjës të administratës, kush përfiton

25 Gusht, 2026
Janë përdorur si korrierë, shkencëtarët zbulojnë enigmën: Si e gjejnë pëllumbat rrugën e tyre

Janë përdorur si korrierë, shkencëtarët zbulojnë enigmën: Si e gjejnë pëllumbat rrugën e tyre

30 Maj, 2026

Të Fundit

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

Bllokohet një anije me karburant në portin e Durrësit

19 Nëntor, 2026
Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

Piktura e Van Gogh thyen rekordin në ankand, shitet 190,4 milionë dollarë

19 Nëntor, 2026
Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

Pse gënjeshtrat e vogla të fëmijëve janë pjesë e rëndësishme e rritjes së tyre

19 Nëntor, 2026
Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr