• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 30 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

LIGJI/ Rregulla të reja për kompanitë me risk të lartë mjedisor: Garanci bankare ose siguracion para nisjes së aktivitetit

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
LIGJI/ Rregulla të reja për kompanitë me risk të lartë mjedisor: Garanci bankare ose siguracion para nisjes së aktivitetit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë që kryejnë veprimtari me rrezik të lartë për mjedisin do të duhet të sigurojnë paraprakisht një garanci bankare ose një kontratë sigurimi për dëmet e mundshme që mund të shkaktojnë.

Projektvendimi i hartuar nga Ministria e Mjedisit, të cilin e ka konsultuar skyweb.al, synon të sigurojë që kostot e pastrimit, parandalimit dhe rehabilitimit të zonave të ndotura të paguhen nga operatori dhe jo nga buxheti i shtetit.

Detyrimi pritet të prekë instalimet që pajisen me leje mjedisore të tipit A, landfillet, inceneratorët, impiantet e përpunimit të mbetjeve dhe kompanitë që grumbullojnë, transportojnë apo asgjësojnë mbetje të rrezikshme.

Në listë përfshihen edhe aktivitetet që shkarkojnë lëndë ndotëse në ujë ose ajër, industria minerare, kompanitë që përdorin apo magazinojnë kimikate, pesticide dhe produkte biocide, si dhe transportuesit e mallrave të rrezikshme.

Garancia do të kërkohet gjithashtu për transportin ndërkufitar të mbetjeve, aktivitetet me organizma të modifikuar gjenetikisht dhe veprimtaritë që lidhen me kapjen dhe depozitimin nëntokësor të dioksidit të karbonit.

Shuma nuk do të jetë e njëjtë për të gjitha kompanitë. Agjencia Kombëtare e Mjedisit do ta përcaktojë atë për çdo aktivitet dhe vendndodhje, duke llogaritur koston e skenarit më të rëndë të parashikueshëm.

Garancia duhet të sigurohet përpara fillimit të aktivitetit dhe të mbahet aktive pa ndërprerje. Ajo mund të vazhdojë edhe pas mbylljes së kompanisë, nëse mbetet rrezik për mjedisin.

Në rast se operatori nuk merr masat e kërkuara, nuk paguan kompensimin ose falimenton, AKM-ja mund të kërkojë ekzekutimin e garancisë dhe t’i përdorë fondet për ndërhyrjen në zonën e dëmtuar.

Nëse dëmi kushton më shumë se shuma e garancisë, kompania do të vazhdojë të jetë përgjegjëse edhe për diferencën.

Bizneset që e ushtrojnë tashmë aktivitetin do të kenë gjashtë muaj për të paraqitur vlerësimin e rrezikut dhe deri në 12 muaj për të siguruar garancinë financiare.

Sipas relacionit, mekanizmi synon të zbatojë në praktikë parimin “ndotësi paguan”, i cili deri tani nuk mbështetej nga një sistem i posaçëm që garantonte paraprakisht fondet për përballimin e dëmit mjedisor. /skyweb.al

Etiketat: ligjindotja
Artikulli para

Eurostat thotë se më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime në vit

Artikulli pas

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë
Ekonomi

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj
Ekonomi

Korrupsion, zhvatje dhe mallra kontrabandë në Durrës dhe Kapshticë, bizneset kryeqëzojnë Zv.Drejtorin e Doganave, Erald Delilaj

29 Tetor, 2026
Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën
Ekonomi

Nënshkruhet marrëveshja për centralin e parë eolik në Spille, Karakaçi: Operimi nise në 2028-ën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

LIGJI I RI/ Gjoba deri në 1 milion lekë dhe bllokim i kamionëve me mallra të rrezikshme

Të Përzgjedhura

“The Guardian”: Udhëtim në Alpet Shqiptare, një nga destinacionet më autentike të turizmit malor në Evropë
Turizëm

TTW: Nga Riviera te Alpet, turizmi në Shqipëri nxit zhvillimin ekonomik

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse në Evropë, shkruan “Travel and Tour World”....

Lexo të plotë
Fushata dhe funerali i TV

Fushata dhe funerali i TV

29 Prill, 2025
Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve

Rama: Në qershor rriten pagat në shëndetësi, përfitojnë edhe rojet e spitaleve

12 Prill, 2026
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

Tenderi 3.6 milionë euro për faqet e qeverisë, AKSHI do të shpallë fituesin pa garë

29 Shtator, 2025
Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

Masakra me bakrin shqiptar/ Çmimi në tregjet botërore arrin rekord, por kompania Beralb lë në Shqipëri vetëm ndotje dhe MJERIM

29 Janar, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr